Një breshkë gjigante, plot 400 kg u nxor mëngjesin e sotëm në bregdetin e Patokut.

Breshka kishte ngecur në rrjetat e peshkatarëve të familje Calis në lagunën e Patokut, ndërsa diametri i saj është plotë 1.34 metra, dhe ka lënë me gojën hapur gjithë pushuesit që e kanë parë.

Ky është viti i dytë radhazi që lloji i breshkës kurriz-lëkurore (Dermochelys coriacea) është kapur në gjirin e Drinit.

Mendohet se ajo ka ardhur në bregdetin shqiptar nga Oqeani Atlantik .

Fillimisht ajo iu është nënshtruar marrjes së të dhënave shkencore dhe më pas është rikthyer sërish në det.
breshka

60