1.3 kg drogë, fara narkotikësh dhe armë brenda banesës, në pranga 37-vjeçari në Lushnje

Një banues në Lushnje është vënë në prangat e policisë, pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij. Është kryer arrestimi i shtetasit Gëzim Goza 37 vjeç, banues në Lushnje.

Gjatë kontrollit të ushtruar brenda banesës, u gjetën dhe sekuestruan 1.3 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis sativa”, 8550 fara narkotikësh.

U gjetën dhe sekuestruan dhe një ndezës unifikues granatë dore, si dhe 7 copë fishekë pistolete./Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne