1 minutë heshtje për ‘terroristët’? Zemërim dhe disinformim për shkollën në New Jork që nderoi viktimat e Gazës

Disa prindër hebrenj u zemëruan pasi një shkollë në Nju Jork vendosi të mbajë një minutë heshtje për protestuesit palestinezë që u vranë nga forcat izraelite javën e kaluar.

Studentëve në Beacon High School i’u kërkua që të ndalonin për një minutë për të respektuar viktimat e dhunës izraelite, por disa prindër u zemëruan nga vendimi i shkollës për përfshirje në konfliktin izraelito-palestinez, raporton The New York Post.

The New York Post ka raportuar më parë se shumica e viktimave të dhunës së fundit kanë qenë anëtarë të grupit që kontrollon Rripin e Gazës. Izraeli e konsideron Hamasin një organizatë terroriste.

“Jam shumë i mërzitur sepse nuk e kam dërguar fëmijën tim në shkollën publike në New York për t’u lutur për stafin e Hamasit”, tha një baba çifut.

Një nënë çifute tha se nuk e besonte që shkolla kishte “promovuar një moment heshtjeje për terroristët” dhe i krahasoi protestuesit palestinezë me terroristët e Shtetit Islamik (ISIS).

Organizata Zioniste e Amerikës (The Zionist Organization of America) tha se ngushëllimi ishte një veprim i turpshëm dhe tha se do ti shkruante një letër proteste shkollës.

Një studente cifute e shkollës tha se momenti i heshtjes shkaktoi tek shumë shoqe të saj një situate të habitshme. “Ato nuk po dinin si të reagonin. Nuk po dinin se si të përshtateshin në këtë situatë,” tha ajo.

Fox News bëri një raportim kontravers duke thënë se shkolla në Nju Jork kishte mbajtur një “minutë heshtje për Hamasin”, por disa përdorues të Twitterit u treguan të shpejtë për të ndërhyrë duke e quajtur lajmin të rreme, pasi nuk bënte dallimin mes Hamasit dhe palestinezëve.

Megjithatë, jo të gjithë prindërit hebrenj u zemëruan me gjarjen. Rebecca Vilkomerson, drejtoreshë ekzekutive e Zërit Hebre për Paqe (Jewish Voice for Peace), shkroi në Twitter se momentin e heshtjes e konsideroi një shenjë për një shprese të madhe dhe tha se ishte jashtëzakonisht krenare që kishte në këtë shkollë vajzën e saj.

Vilkomerson tha se organizata e saj do ti dërgonte një letër shkollës për t’i bërë të ditur se shumë prindër ishin mjaft të kënaqur me vendimin e shkollës.

Duke u përgjigjur polemikës, grupi i aktivistëve të të rinjve hebrenj “IfNotNow” tha në një mesazh në Twitter se “mbajtja e një minute heshtjeje për viktimat e masakrës nuk duhet të bëhej teme diskutimi” dhe shtoi se komuniteti hebre kishte “shumë punë të tjera për të bërë”./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne