10 arsye kryesore për të mos e dashur NATO-n

nga David Swanson.

Duke gjykuar sipas komenteve nëpër rrjetet sociale dhe në botën reale, sot në Shtetet e Bashkuara ka miliona njerëz që kanë opinione të ndryshme lidhur me NATO-n. Ka nga këta njerëz që për NATO-n kanë fare pak dijeni ose aspak fare. Disa nuk e duan dhe e kundërshtojnë këtë fuqi të madhe ushtarake pasi e konsiderojnë përgjegjese për luftrat shkatërrimtare në vende si Afganistani apo Libia, por ka edhe nga ata që e besojnë atë si forcën më të madhe për të mirë.

Unë besoj se keto gjykime mbështeten nga një seri idesh të gabuara që kanë nevojë për korrektësime.

1. NATO nuk është organ i legalizimit të një lufte, është krejt i kundërt. NATO, sikurse Kombet e Bashkuara, është një institucion ndërkombëtar që ka një farë lidhje me luftën, por që t’ia transferosh këtij autoritetin e OKB-së për legalizimin e një lufte është dicka e papranueshme që nuk gëzon përkrahje. Krimi i sulmimit ndaj një vendi tjetër ruan një status ligjor absolutisht të pandryshuar nëse në të përfshihet apo nuk përfshihet NATO. Megjithatë, NATO përdoret nga brenda SHBA-së dhe nga anëtarë të tjerë të NATO-s si mbulim për të nisur luftëra nën pretekstin se ato janë disi më ligjore apo të pranueshme. Ky keqkuptim nuk është mënyra e vetme në të cilën NATO punon kundër sundimit të ligjit. Vendosja e një lufte kryesisht amerikane nën flamurin e NATO-s ndihmon gjithashtu për të parandaluar mbikëqyrjen e kësaj lufte nga Kongresi. Vendosja e armëve bërthamore në vende jo-bërthamore, në kundërshtim me Traktatin e Mospërhapjes, gjithashtu justifikohet me pretendimin se shtetet janë anëtare të NATO-s (e çfarë pastaj?). Dhe sigurisht që NATO i cakton shteteve përgjegjësinë për të shkuar në luftë nëse vendet e tjera shkojnë në luftë – një përgjegjësi që kërkon nga ata pregatitje për luftë, me gjithë dëmet që sjell kjo përgatitje e tillë.

2. NATO nuk është një institucion mbrojtës. Sipas New York Times, NATO ka “shmangur agresionin sovjetik dhe rus për 70 vjet”. Ky është një artikull që lidhet thjesht me besimin, bazuar në një besim të pabazë se agresioni sovjetik dhe ai rus ndaj anëtarëve të NATO-s ka ekzistuar për 70 vjet dhe se NATO e ka shmangur në vend që ta provokonte atë. Në shkelje të një premtimi të bërë, NATO është zgjeruar drejt lindjes, deri në kufjtë e Rusisë, dhe ka instaluar raketa atje. Rusia nuk ka bërë të kundërtën. Sigurisht që sot Bashkimi Sovjetik nuk ekziston më. NATO ka zhvilluar agresion larg Atlantikut të Veriut, duke bombarduar Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën, Serbinë, Afganistanin, Pakistanin dhe Libinë. NATO ka shtuar në partneritetin e saj edhe Kolumbinë, duke i braktisur kështu të gjitha pretendimet për qëllimin e Atlantikut të Veriut. Asnjë anëtar i NATO-s nuk është sulmuar apo te jetë kërcënuar bindshëm me ndonje sulm.

3. Trumpi nuk po përpiqet të shkatërrojë NATO-n. Donald Trump, si kandidat dhe si president, ka menduar me shumë hollësi dhe madje ka premtuar të gjitha llojet e gjërave, dhe në shumë raste edhe krejt të kundërtat e gjërave. Kur vjen puna te veprimet, Trump nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për ta kufizuar, apo për ta përfunduar apo për tu tërhequr nga NATO. Ai ka kërkuar që anëtarët e NATO-s të blejnë më shumë armë, gjë që natyrisht është një ide e tmerrshme. Edhe në fushën e retorikës, kur zyrtarët evropianë kanë diskutuar për krijimin e një ushtrie evropiane, të pavarur nga Shtetet e Bashkuara, Trump ju është përgjigjur duke u kërkuar që ata të mbështesin NATO-n.

4. Nëse Trump do përpiqej të shkatërronte NATO-n, kjo për ne nuk do të thotë asgjë lidhur me NATO-n. Trump ka pretenduar se do të shkatërrojë shumë gjëra, të mira dhe të këqija. A duhet ta mbështes NAFTA-n ose mediat e korporatave, ose Luftën e Ftohtë apo F35-at apo ndonjë gjë tjeter, thjesht sepse disa komente negative në lidhje me to shpetojnë nga goja e Trumpit? A duhet të gëzohem për çdo abuzim të kryer nga CIA apo FBI sepse ata po hetojnë Trumpin? Duhet tu dëshiroj armiqësi qeverive të armatosura me armë bërthamore vetëm sepse demokratët thonë se Trumpi është agjent rus? Kur Trumpi shpërfill Rusinë në zgjerimin e NATO-s, ose kur tërhiqet nga traktati i çarmatimit ose nga një marrëveshje me Iranin, ose kur transporton armë në Ukrainë, apo kur përpiqet të bllokojë marrëveshjet ruse të energjisë në Evropë ose kur kundërshton iniciativat ruse për ndalimin e luftës kibernetike apo armatimit në hapësirë, a duhet të gëzohem për sjellje të tilla provokuese të padronit rus të Trump-it, dhe ta bëjë këtë thjesht në mënyrë të padiskutueshme sepse Rusia në realitet është një padron i padobishëm? Apo të krijoj mendimin tim për gjërat, përfshirë dhe NATO-n?

5. Trump nuk punon për Rusinë dhe nuk është zgjedhur nga Rusia. Sipas New York Times, “ndërhyrja e Rusisë në zgjedhjet amerikane dhe përpjekjet e saj për të parandaluar vendet e dikurshme satelitore për t’u bashkuar me aleancën kanë synuar të dobësojnë atë që ai e sheh si një armik tek dera, thanë zyrtarët amerikanë.” Por a duan vertet zyrtaret amerikane që të marrin opinionin e hapur të Rusisë se NATO është një aleancë ushtarake kërcënuese e cila ka derguar armë dhe trupa për shtetet në kufijtë me Rusinë? Dhe a ka dikush që të ketë nxjerrë dokumentacionin më të vogel të qëllimeve të qeverisë ruse në një aktivitet që ajo kurrë nuk e ka pranuar, përkatësisht “ndërhyrjet në zgjedhjet amerikane”, një veprim që Shtetet e Bashkuara e kanë pranuar haptazi në lidhje me zgjedhjet ruse? Ne ende presim të shohim ndonjë provë se Rusia vodhi ose në ndonjë mënyrë tjetër gjeti ndonjë nga emailet e Partisë Demokratike që dokumentonte se manipulimi i zgjedhjeve ishte në favor të Clintonit ndaj Sanders, apo edhe ndonjë pretendim se sasia e vogël e reklamave të pazakonta të Facebookut të blera nga rusët mund të ketë ndikuar në rezultatet. Kjo i bie që Trump po i shërben Rusisë kur i kërkon Turqisë që të mos i sulmojë kurdët. Megjithatë, a po përdor mjete jo-ushtarake për të dekurajuar luftën turke që ta transformojë atë domosdoshmërisht në gjënë më të keqe? A do të realizohej kjo nëse partia apo politikani juaj i preferuar do ta bënte atë? Nëse Trump inkurajoi një luftë turke, a do të ishte një gjë e keqe për shkak se ishte Trump ai që e bëri, apo do të ishte një gjë e keqe për arsye të vecanta?

6. Nëse Trump u zgjodh nga Rusia dhe për të punuar për Rusinë, kjo nuk do të na thoshte asgjë për NATO-n. Imagjinoni nëse Boris Jelcin ti ishte borxhli Shteteve të Bashkuara dhe ti jepte fund Bashkimit Sovjetik. A do të tregonte kjo se fundi i Bashkimit Sovjetik ishte një gjë e mirë apo se Bashkimi Sovjetik ishte i vjetëruar? Nëse Trump do ishte ushtar i Rusisë ai do ti kishte ndryshuar të gjitha politikat e tij ndaj Rusisë për ta përshtatur atë status, duke përfshirë rivendosjen e mbështetjes së tij për Traktatin INF. Ai do angazhohej gjithashtu në negociata të mëdha të çarmatimit dhe di i jepte fund shpenzimeve ushtarake në mënyrë dramatike si dhe armatimit bërthamor. Si rezultat nuk do kishim mundësinë që të vdisnim në ndonjë apokalips bërthamor.

7. Rusia nuk është një kërcënim ushtarak për botën. Që Rusia do të kënaqej me shkatërrimin e NATO-s, kjo nuk na tregon ne asgjë. Individë dhe subjekte të shumtë që ndihmuan në mënyrë të padiskutueshme për ta vënë Trumpin në Shtëpinë e Bardhë do ta kundërshtonin në mënyrë dramatike dhe të tjerët do ta mbështesnin shkatërrimin e NATO-s. Ne me të vërtetë jemi të detyruar të mendojmë për veten tonë. Rusia është një komb i militarizuar dhe i armatosur rëndë që preferon të mos kryejë krime lufte. Rusia është nga furnizuesit kryesorë të armëve në botë. E gjithë kjo duhet të denoncohet për atë që është, jo për shkakun se kush është Rusia apo kush është Trumpi. Por Rusia shpenzon një pjesë fare të vogël kundrejt asaj të shpenzon SHBA për militarizimin. Rusia i redukton çdo vit shpenzimet ushtarake, ndërsa Shtetet e Bashkuara i rrisin shpenzimet ushtarake. Rritjet vjetore të SHBA-së ndonjëherë e kanë tejkaluar buxhetin ushtarak të Rusisë. Shtetet e Bashkuara kanë bombarduar nëntë vende vitin e kaluar, kurse Rusia vetëm një. Shtetet e Bashkuara kanë trupa në 175 vende, Rusi në 3. Gallup dhe Pew kanë parë se në mbarë botën Shtetet e Bashkuara shihen si kërcënim për paqen në botë dhe jo Rusia. Rusia ka kërkuar që të bashkohet me NATO-n dhe BE-në por i është hedhur poshtë. Anëtarët e NATO-s e vlerësojnë Rusinë më tepër si një armik. Zyrtarët ushtarakë anonimë të SHBA-së e përshkruajnë luftën e ftohtë aktuale si të nxitur nga fitimet e armëve. Këto fitime janë masive, dhe NATO tani ka rreth tre të katërtat e shpenzimeve ushtarake të mbarë botës.

8. Krimea nuk është zaptuar. Sipas New York Times, “zyrtarët amerikanë të sigurisë kombëtare besojnë se Rusia në masë të madhe u përqendrua në minimin e solidaritetit midis Shteteve të Bashkuara dhe Europës pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014. Qëllimi i tij ishte ta ngrinte në këmbë NATO-n, të cilin Moska e sheh si kërcënim. Përsëri kemi një pretendim anonim për qellimin e një qeverie që kurrë nuk e pati atë. Ne mund të sigurohemi plotësisht se gjëra të tilla janë thjesht sajime. Votimi nga populli i Krimesë për t’u bashkuar me Rusinë zakonisht quhet konfiskim i Krimesë. Kjo nuk është e vështirë për t’u kuptuar. Ajo përfshiu një total prej zero viktimash. Në të vërtetë, sipas njohurive të mia, asnjë mosbesimtar i vetëm i votimit në Krime nuk ka kerkuar ndonjëherë për rikthimin e votimit. Unë nuk kam parë asnjë deklaratë me shkrim apo me gojë nga Rusia që ta kërcënojë me luftë apo me dhunë Krimenë. Nëse kërcënimi ishte i nënkuptuar, atehere duhet te kishte pasur zera ne Krime që te thonin se ndiheshin të kërcënuar. Nëse votimi ishte i ndikuar nga kërcënimi i nënkuptuar, sondazhet vazhdimisht tregojne të njëjtin rezultat. Një grusht shteti i mbështetur nga SHBA sapo kishte ndodhur në Kiev, dhe Krimea, qeverisë së grushtit të shtetit ju pergjigj me votë për t’u ndarë.

9. NATO nuk është një alternativë e angazhuar ndaj izolacionizmit. Nocioni që mbështetja e NATO-s është një mënyrë për të bashkëpunuar me botën, injoron mënyra superiore jo-vdekjeprurëse për të bashkëpunuar me botën. Një alternativë jo dhunuese, bashkëpunuese, e bashkimit të traktateve, që nxit ligjin ndaj kurthit të imperializmit ose izolacionismit, nuk është më e vështirë të mendohet ose të veprohet se sa të trajtohet varësia e drogës ose krimi apo varfëria si arsye për t’i ndihmuar njerëzit më shumë sesa për t’i ndëshkuar. E kundërta e bombardimeve të njerëzve është të mos i injorosh ata. E kundërta e bombardimeve të njerëzve është ti duash ata. Sipas standardeve të korporatave amerikane të komunikimit, Zvicra duhet të jetë toka më e izoluar ne vetvete sepse nuk bashkohet me bombardimet e asnjë vendi. Fakti se vendi mbështet sundimin e ligjit dhe bashkëpunimin global si dhe organizon evente të vendeve që kërkojnë të bashkpunojnë së bashku, thjesht nuk është i përshtatshëm.

10 4 prilli i përket Martin Luther Kingut, Jr., jo militarizimit. Lufta është një kontribues kryesor në rritjen e krizave globale të refugjatëve dhe të klimës. Ajo është bazë për militarizimin e policisë, një shkak kryesor i erozionit të lirive civile dhe një katalizator për racizmin dhe fanatizmin. Një koalicion gjithnjë e në rritje po bën thirrje për shpërbërjen e NATO-s, nxitjen e paqes, ridrejtimin e burimeve për nevojat e njerëzve dhe mjedisit dhe çmilitarizimin e kulturave tona. Në vend që të festojmë përvjetorin e 70-të të NATO-s, ne do festojmë për paqen në 4 prill, në përkujtim të fjalës së Martin Luther King Jr. kundër luftës në 4 prill 1967 si dhe do rikujtojmë vrasjen e tij në 4 prill 1968./globalresearch/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne