108 të vdekur e të plagosur nga sulmet me armë zjarri në SHBA

Në dhjetëra incidente me armë zjarri gjatë 24 orëve të fundit në SHBA janë regjistruar 108 të vrarë e të plagosur.

Qendra e regjistrimit të akteve të dhunshme në SHBA bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 89 incidente me armë zjarri ku 34 qytetarë amerikanë janë vrarë dhe 74 janë plagosur. Pjesë më e madhe e këtyre incidenteve janë regjistruar në shtetet Luisiana, Arkansas, Texas dhe Florida. Çdo vit, mijëra qytetarë amerikanë humbin jetën në incidentet me armë zjarri, ndërsa përpjekjet e qeverisë së mëparshme amerikane për të kufizuar shit-blerjen e armëve dështuan, për shkak të ndikimit të madh në Kongres të kompanive të prodhimit të armëve në SHBA. Presidenti aktual Donald Trump ka deklaruar se është përkrahësi më i madh i lirisë së armëmbajtjes në Amerikë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne