11 citate që tregojnë se si Vladimir Putin e sheh botën

Populist, pragmatist, autoritar, një takticien dinak – vite me vonë pasi u ngrit në krye të politikës ruse, vëzhguesit perëndimorë ende habiten për motivet e vërteta të Vladimir Putinit. Në fakt, prapa vendimmarrjeve së Kremlinit është një grup bindjesh të shprehura vazhdimisht.

Për Shtetet e Bashkuara

“Amerika është një fuqi e madhe. Ndoshta superfuqia e vetme ekzistuese sot. Ne e pranojmë atë dhe jemi të gatshëm të punojmë së bashku me ta.

Ajo që nuk na nevojitet është që ata të mos përfshihen në punët tona, të mos na tregojnë se si të jetojmë jetën tonë dhe të mos e ndalojnë Evropën në krijimin e marrëdhënieve me ne “.

Forumi Ndërkombëtar Ekonomik në Shën Petersburg, qershor 2016

Për akuzat mbi ndërhyrjet e huaja të Rusisë

“Ekziston një propagandë e vazhdueshme amerikane dhe financim i drejtpërdrejtë i OJQ-ve nga SHBA … A nuk është kjo ndërhyrje, e cila vazhdon prej vitesh? Merreni globin, rrotulloheni dhe vendoseni gishtin ku të doni, unë mund tju garantoj se edhe aty ka interesa amerikane dhe ndërhyrje të saj.

Çfarë duan amerikanët? Që të gjithë ti përkulin kokat e tyre në nderim? Ne kemi mendimin tonë dhe e shprehim hapur. Nuk është ndonjë formë e sabotazhit të fshehtë “.

Linja direkte me Vladimir Putinin, qershor 2017

 

Për Evropën

“A përfitojnë shtetet evropiane thjesht duke i shërbyer synimeve të politikës së jashtme dhe madje edhe të brendshme të Uashingtonit? Une nuk jam i sigurt. A është ky qëllimi i politikës serioze, dhe a është ky roli që shtetet marrin nëse dëshirojnë që ta quajnë veten fuqi të mëdha?”

Forumi i Investimeve, tetor 2016

Për krizën e pavarësisë së Katalonjës

“Në një kohë, BE përshëndeti rënien e një sërë shtetesh në Evropë, duke mos u shqetësuar për të fshehur kënaqësinë e saj. Pse kishin nevojë për një mënyrë kaq të pamenduar, për hir të interesave afatshkurtra dhe për të kënaqur ‘vëllain e madh’ në Uashington, duke mbështetur pa kushte shkëputjen e Kosovës, duke provokuar procese të ngjashme në kontinent dhe më gjerë? ”

Klubi i diskutimeve Valdai, tetor 2017

Për NATO-n

“Nuk ka më Bashkim Sovjetik, as edhe Bllok Lindor. Sipas mendimit tim, NATO ka nevojë për një armik të jashtëm për të justifikuar ekzistencën e tij, kështu që ekziston një kërkim i vazhdueshëm për të dhe për provokime me qëllim për të krijuar kundërshtarë ku nuk ka.

… Sot ai është një instrument i politikës së jashtme amerikane. Nuk ka asnjë partner në të, vetëm vasalë. ”

Intervistë e Oliver Stone, qershor 2017

 

Për Lindjen e Mesme

“Ka pasur një përpjekje për të reformuar rajonin, për të imponuar një model të jashtëm, ose nëpërmjet ndryshimit të regjimeve, ose të përdorimit të plotë të forcës. Në vend që të luftojnë ekstremizmin, në vend që të ndjekin një luftë të tillë, disa nga kolegët tanë duan që kaosi të bëhet një gjendje e përhershme e çështjeve “.

Klubi i diskutimeve Valdai, tetor 2017

 

Për Korenë e Veriut

“Sigurisht që ne i dënojmë testet bërthamore të Koresë së Veriut dhe pajtohemi me të gjitha rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së pa asnjë përjashtim.

Për të zgjidhur këtë problem duhet të përdorni dialogun, jo përpjekjet kërcënuese ushtarake dhe shkëmbimet me fyerje publike ndaj Koresë së Veriut. Nëse ju pëlqen regjimi i Phenianit ose nëse e urreni atë, ju duhet të pranoni se Republika Demokratike e Koresë së Veriut është një shtet sovran”.

Klubi i diskutimeve Valdai, tetor 2017

Për rrëzimin e Viktor Janukoviçit në Ukrainë

“Ajo që ndodhi në Kiev është një kapje e armatosur dhe jokushtetuese e pushtetit, një grusht shteti. Askush nuk argumenton për këtë.

Pyetja është – pse duhet të bëhej kështu? Viktor Janukoviçi kishte hequr dorë nga pushteti e tij dhe nuk kishte asnjë mundësi për rizgjedhje. Pse duhej zhytur vendi në kaos? Si një demonstrim i fuqisë? Ky ishte një vendim i pamatur dhe kishte efekt të kundërt. Unë besoj se këto veprime kanë destabilizuar situatën në lindje të vendit “.

Njoftim i mediave nga Novo Ogarevo, mars 2014

 

Për qeverinë në Kiev

“Interesat e popullit rus dhe ukrainas janë të njëjta. Ajo që nuk është e njëjtë është qëllimi i qeverisë dhe i elitave të Ukrainës.

… Ata kanë vetëm një të gjë mirë për të eksportuar për konsumin ndërkombëtar – Rusofobinë dhe politikën ndarëse midis dy vendeve. Disa në Perëndim besojnë se këto dy shtete nuk duhet të jenë kurrë aleatë, dhe kështu Ukraina ka qenë e suksesshme duke eksportuar këtë ide “.

Samiti G20, Hamburg , qersjor 2017

Për sistemin politik të Rusisë

“Monarkia ishte një trashëgimi që kaloi nga Perandoria për në kohërat sovjetike. Edhe pse sistemi i strukturës ndryshoi do te ishin vetëm fillimi i viteve 90 me ngjarjet që ndodhën shkak për zhvendosjen drejt një fazë të re të zhvillimit rus.

Sigurisht që ju nuk mund ta imagjinoni që ne menjëherë morrëm modelin e njëjtë qeveritar, të njëjtat struktura, si të Shteteve të Bashkuara, si të Gjermanisë dhe Francës. Shoqëria, ashtu si çdo organizëm i gjallë, duhet të zhvillohet me faza. Ky është procesi normal i zhvillimit”.

Intervistë e Oliver Stone, qershor 2017

 

Për rolin e Rusisë në botë

“Rusia është një vend me një histori një mijë vjeçare dhe pothuajse gjithmonë ka gëzuar privilegjin e një politike të jashtme sovrane.

Ne nuk do ta tradhtojmë sot këtë traditë. Në të njëjtën kohë, ne jemi të vetëdijshëm se si bota ka ndryshuar dhe ne kemi një kuptim real të mundësive dhe potencialit tonë. Ne do të donim të bashkëveprojmë me partnerë të përgjegjshëm dhe të pavarur me të cilët mund të punonim së bashku në ndërtimin e një rendi botëror të drejtë dhe demokratik që do të siguronte siguri dhe prosperitet jo vetëm për disa, por për të gjithë “.

Fjalimi i Mynihut, shkurt 2007/ Gazeta Impakt

burimi:rt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne