11 ndjekesit e Breivik: Kapen teksa po planifikonin vrasje politikanësh dhe imamësh

Pas një hetimi të përbashkët të shërbimeve speciale franceze, zbulohet një grup i ekstremit të djathtë, ndjekës të “Anders Breivik” që po “planifikonin të vrisnin” disa politikanë. Anaïs Voy-Gillis, themeluesja e observatorit Evropian të lëvizjeve ekstremiste, argumentoi se kishte një lidhje mes ekstremizmit të krahut të djathtë dhe Islamit radikal.

Një hetim i përbashkët nga drejtoria e sigurisë kombëtare (DGSI) dhe njësia anti-terror e policisë gjyqësore (SDAT) zbuloi një grup të ekstremit të djathtë që po përgatiste sulme terroriste kundër politikanëve dhe imamëve në Francë.

Lidhja me Breivik

Celula terroriste thuhet se udhëhiqej nga Logan Alexandre Nisin, i cili me të vërtetë ishte një admirues i vrasësit norvegjez Anders Behring Breivik. Madje Nisin në Facebook e quante veten e tij “gjuetari Utøya”, duke aluduar në të shtënat masive të iniciuara nga Breivik në një kamp të rinjsh të Partisë Laburiste në ishullin Utøya të Norvegjisë, ku ai me gjakftohtësi vrau 69 njerëz, kryesisht nxënës të shkollave të mesme.

Nisin u arrestua në Francën jugore në muajin qershor ndersa 10 nga pasuesit e tij u arrestuan herët këtë javë. Sipas të përditëshmes franceze Le Monde, grupi po komplotonte për të vrarë politikanin e krahut të majtë Jean-Luc Mélenchon, i cili drejton Partinë e Papërkulur të Francës, kryetarin e qeverisë Christoph Castaner si dhe liderë të ndryshëm myslimanë.

Lidhja ndërmjet ekstremizmit të ekstremit të djathte dhe islamit radikal

Në një intervistë për Sputnik, Anaïs Voy-Gillis, një eksperte për lëvizjet e ekstremit të djathtë dhe themeluese e observatorit Evropian të lëvizjeve ekstremiste, ja atribuoi ekstremizmin e ekstremit të djathtë kalimit nga fjalët në vepra deri tek numri i dukshëm i akteve terroriste të kryera në Francë. Vetëm në vitet e fundit, Franca ka qenë shënjestër e më shumë se 20 sulmeve terroriste, duke përfshirë sulmin me kamion në Nis, që u mori jetën 80 personave, sulmet në Paris, që u morën jetën 130 personave dhe një sulm kundër gazetës satirike franceze Charlie Hebdo, që la 12 të vdekur dhe 11 të plagosur.

“Ekziston ndjenja se kombi është në rrezik, se ai po sulmohet, se vlerat e tij po përmbysen nga të huajt”, tha Voy-Gillis për Sputnik, duke iu referuar teorisë së “Zëvendësimit të Madh”, sipas të cilës thuhet se evropianët janë në procesin e zëvendësimit të popullsisë indigjene me të ardhurit nga bota islame. Kjo ide, e cila lidhet me nocionin e “gjenocidit të bardhë”, ka depërtuar tek ekstremi i djathtë.

Voy-Gillis theksoi se xhamitë dhe njerëzit që përfaqësonin elitën e shoqërisë politike të Francës ishin në vecanti nen shënjestër, pasi ata janë konsideruar si një klasë e korruptuar që mbështet konceptin e multikulturalizmit. Elita shihet si shkaku i të gjitha këtyre problemeve prandaj duket si një objektiv i mundshëm sulmesh, shtoi ajo.

“Sot anëtarët e ekstremit të djathtë thonë: “nëse askush nuk bën gjë dhe nëse une nuk bëj asgjë për të mbrojtur vendin tim, askush nuk ka për të bërë gjë”. “Ata e konsiderojnë veten në një farë mënyre si bastioni i fundit i rezistencës përballë barbarëve,” tha Anaïs Voy-Gillis për Sputnik, duke theksuar pasojat e globalizimit dhe humbjen e identitetit.

Patrik Calvar, ish-kreu i drejtorisë së përgjithshme të sigurisë kombëtare, më parë kishte shprehur frikën e tij mbi përplasjet e dhunshme në të ardhmen mes ekstremit të djathtë evropian dhe të sapoardhurve muslimanë. Sipas Anaïs Voy-Gillis, nuk ka arsye të vërtetë që ti druhesh një “lufte civile” mes dy kampeve, pasi ata pothuajse asnjëherë nuk kanë bashkëvepruar në jetën reale.

“Grindjet mes të djathtës ekstreme dhe të majtes ekstreme janë më të mundshme, sepse ne disa raste rrugët e tyre kryqezohen, ndërsa pak raste ka ku mund të ndodhin konfrontime mes radikalëve islamikë dhe ekstremit të djathtë, pasi të dy këto kampe tentojnë të ruajnë territorin e tyre, “tha Anaïs Voy-Gillis. “Megjithatë, ekziston rreziku që një individ mund të sulmojë muslimanët paqësore që luten në xhami, duke i ngaterruar ata për xhihadistët”, nxorri përfundimin ajo, duke theksuar se një akt terrorist mund të inkurajojë të tjerët që të ndjekin shembullin./ Gazeta Impakt

burimi:sputnik

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne