12 makina superluksoze të vjedhura në BE kapen nga Policia

Me një operacion blic të organizuar në sekret të plotë, ‘Summer 2017’,  Policia e Tiranës ka sekuestruar 12 makina superluksoze të trafikuara në Shqipëri nga vendet e BE-së.

Veç tyre, janë sekuestruar edhe 5 motorrë dhe janë proceduar penalisht, 17 persona.

Policia e Tiranës njoftoi se “gGjatë operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 12 automjete luksoze dhe 5 motomjete të dyshura të trafikuara dhe të falsifikuar numrin e shasisë. Mjetet e bllokuara janë të markave të ndryshme:

1 – Mercedes Benz, E Class

2 – Mercedes Benz, S Class

3 – Mercedes Benz, ML

4 – Audi, A8

5 – BMW, X5

6 – BMW, X6

7 – BMW, X6

8 – BMW, X6

9 – Range Rover, Sport

10- Range Rover, Sport

11- Range Rover, evoque

12- Toyota, Avensis

13- Yamaha, T-Max

14- Yamaha, T-Max

15- Suzuki, GSXR 750

16- Aprilia, Scarabeo

17- Aprilia, Scarabeo

Këto mjete, dyshohet të jenë trafikuar nga vendet e BE-së në Republikën e Shqipërisë. Në vijim të veprimeve janë proceduar penalisht 17 shtetas, për “Trafikim të mjeteve motorike”. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, parashikuar nga Neni 141/a i Kodit Penal.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne