12-vjeçarja mposhtë Ajnshtajnin në testin e inteligjencës

Një vajzë 12-vjeçare ka shënuar rezultat më të lartë në testin e inteligjencës sesa Albert Ajnshtajn dhe Stephen Hauking.
Që të cilësohesh një gjeni duhet të arrish 140 pikë në testin e inteligjencës, por Rajguari Pawar arriti 162 pikë.

Këto janë pikë më të larta sesa ato që fizikani Ajnshtajn dhe kozmologu Hauking kishin arritur në këtë test.

Vajza, nga Anglia por me origjinë indiane, iu nënshtrua testit muajin e kaluar dhe është në mesin e 1% të njerëzve me pikët më të larta në këtë test.

Ajo është një nga 20,000 njerëzit e vetëm në botë që kanë arritur rezultat të lartë në testin e inteligjencës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne