13 të vdekur në Rusi pas temperaturave minus 49 gradë Celsius

Të paktën 13 persona vdiqën nga hipotermia në qytetin Burjatia, në Siberinë Lindore, në ditët e para të vitit, ku temperaturat kanë arritur deri në minus 49 gradë Celsius.

Sipas medias ruse, te pothuajse të gjitha viktimat janë gjetur sasi të larta të alkoolit në gjak.

Ditët me mot ekstrem kanë përfshirë të gjithë Evropën, që vetëm gjatë një jave shkaktoi vdekjen e 13 personave, veçanërisht në Zvicër, Austri dhe Gjermani.

Qindra persona kanë mbetur të bllokuar në rajonet alpine për shkak të rrezikut të orteqeve, ndërkohë që erëra të forta kanë provokuar anulimin e shumë fluturimeve.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne