15 civilë sirianë janë vrarë nga sulmi ajror i koalicionit amerikan

Avionët luftarakë të Amerikës kanë sulmuar rajonin Al-Suvejdije në pjesën lindore të provincës Raka në veri të Sirisë dhe kanë vrarë dhe plagosur 15 civilë sirianë.

Agjencia e lajmeve Mehr duke cituar burimet siriane të informimin, njoftoi se avionët luftarakë të koalicionit amerikan kundër ISIS kanë bombarduar rajonin Al-Suvejdije në afërsi të qytetit Ma’dan në pjesën lindore të Rakas ku si pasojë janë vrarë 5 civilë sirianë dhe janë plagosur 10 civilë të tjerë. Disa ditë më parë, gjithashtu, avionët luftarakë të koalicionit amerikan kanë sulmuar disa autobus që transportonin civilë në qytetin Raka ku si pasojë janë vrarë 17 civilë sirianë dhe janë plagosur 20 të tjerë. Nga ana tjetër, burimet siriane kanë njoftuar për zhvillimin e luftimeve të ashpra mes ushtrisë së Sirisë dhe grupit terrorist ISIS në rrethinën e Dejr Al-Zur në lindje të Sirisë ku janë vrarë 11 terroristë të ISIS. Forcat e ushtrisë së Sirisë gjithashtu kanë filluar një operacion ushtarak në Ghuta Lindore për ta çliruar qytezën Hush Salehije në këtë rajon. Forcat e ushtrisë së Sirisë gjatë operacioneve të tyre në provincën Alepo, kanë çliruar disa zona në qytetin Maskene në lindje të Alepos./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne