Familja e Zhozef F.Kenedit, është përballur me shumë ngjarje tragjike. Shumë nga ata që kanë vdekur, besohet të jenë prekur nga i ashtuquajturi “Mallkimi Kenedi”.

Xhozef Kenedi dhe gruaja e tij Roza, patën një familje të madhe me nëntë fëmijë. Prej tyre, 4 vdiqën në moshë të re, dhe njëra u mbyll në çmendinë.

I çuditshëm është fakti, që viktimë e këtij “mallkimi” ranë jo vetëm fëmijët por edhe shumë nipër e mbesa. Por ashtu si me çdo teori, disa skeptikë besojnë se s’ka asnjë mallkim. Ata thonë se familja Kenedi është e madhe, dhe statistikisht një numër i konsiderueshëm i tyre, nuk janë përballur me ndonjë fatkeqësi.

  1. Rozmari Kenedi

Vajza e Roza dhe Xhozef Kenedit, u prek nga problemet mendore që kur ishte ende e re. Ajo iu nënshtrua lobotomisë në vitin 1941. Pjesa më e madhe e trurit iu hoq. Kështu në moshën 23 vjeçare, Rozmari nuk qemë në gjendje të kontrollonte trupin e saj; ajo s’mund të fliste, ecte apo të urinonte. Roza dhe Xhozef e çuan në një institucion të veçantë, dhe e fshehën nga sytë e publikut. Ajo jetoi në atë institucion deri në vitin 2005, kur vdiq nga shkaqe natyrore.

  1. Xhozef Kenedi Xhunior

Djali i parë i familjes Kenedi, ishte një djalë i zgjuar, atletik. Studioi në Harvard për drejtësi. I ati e përgatiti djalin e tij për një karrierë në politikë. Por Xhozef Xhunior vdiq papritur në gushtin e vitit 1944 në një aksident ajror.

  1. Kethlin Kenedi

Ishte fëmija i katërt në familjen Kenedi. Jetoi disa kohë në Angli, kur babai i saj u emërua ambasador. Vdiq në moshën 28-vjeçare, së bashku me bashkëshortin e saj të dytë, kur avioni i tyre u rrëzua mbi Rivierën Franceze.

  1. Arabela dhe Patrik Kenedi

Çifti presidencial amerikan Xhon dhe Xheki Kenedi, humbën dy fëmijë. Në vitin 1956, Xheki lindi në spital vajzën e tyre të vdekur, Arabela. Të njëjtin fat të zi pati në vitin 1963, Patrik Kenedi. Ai lindi me sëmundjen e membranës hialine, dhe jetoi vetëm 39 orë.

  1. Xhon F.Kenedi

Pas një karriere të sukseshme në ushtrinë amerikane, Xhon Kenedi u përfshi në politikë. Ai u zgjodh president në nëntorin e vitit 1960, dhe u vra saktësisht 3 vite më vonë në Dallas, në një atenta,t mbi autorësinë e të cilit ka ende sot shumë dyshime.

  1. Ted Kenedi

Eduard Kenedi, i njohur më shumë si “Ted”, ishte më i riu i 9 fëmijëve të familjes. Duke ndjekur traditën e familjes ai u shkollua për drejtësi, dhe shërbeu si senator. U përfshi në disa aksidente, duke ia dalë të mbijetojë. Vdes nga një tumor në tru në vitin 2009.

  1. Robert F. Kenedi

Ndoqi hapat e babait dhe vëllezërve të tij, duke u angazhuar në politikë. Kur vëllai i tij u zgjodh president në vitin 1961, Robert u emërua Prokuror i Përgjithshëm. Vritet në një atentat në vitin 1968 gjatë fushatës presidenciale. Vrasësi ishte palestinezi Sirhan Sirhan, që ishte i pakënaqur me mbështetjen që Robert i jepte Izraelit.

  1. Xhozef Kenedi

Pati një fëmijëri problematike dhe mosmarrëveshje me familjarët. Në vitin 1972, ndodhej në një avion që ishte rrëmbyer. Fatmirësisht, të gjithë pasagjerët mbijetuan. Një vit më pas, aksidentoi makinën e tij; duke plagosur të vëllain Dejvid, dhe lënë të paralizuar të dashurën e këtij të fundit.

  1. Eduard Kenedi Xhunior

I prekur nga tumori në kocka, humbi njërën këmbë që në moshën 12-vjeçare. U morr me biznes, dhe ndihmoi njerëzit me aftësi të kufizuara. Në vitin 2015, nisi karrierën si politikan, duke u zgjedhur senator.

  1. Dejvid A.Kenedi

Fëmija i katërt i Etel dhe Robert Kenedi. Fatkeqësitë e tij nisën në moshën 13 vjeçare, kur gati u mbyt në oqean, ndërsa ndodhej në shtëpinë verore të një miku të familjes. Pas vrasjes së të atit, u bë i ndërvarur nga droga. Vdiq nga mbidoza e drogës rekreative.

  1. Majkëll Kenedi

Djali i Robert F.Kenedi, ishte i gjashti në familje. Pati një jetë normale, dhe ia kushtoi pjesën më të madhe të jetës së tij organizatave jofitimprurëse, duke ndihmuar familjet në nevojë. Vdes në prag të vitit të ri 1997, në një aksident me ski.

  1. Xhon F.Kenedi Xhunior

Ishte djali i Xhon dhe Zhaklin Kenedi. U largua që i vogël nga SHBA-ja për të jetuar me te ëmën, që u martua me biznesmenin e famshëm grek Aristotel Onazis. Vdes në vitin 1999, në një aksident ajror.

  1. Kara Kenedi

Kara Kenedi, ishte vajza e Ted Kenedi. Pas nënës dhe babait, edhe ajo do të prekej nga tumori në moshën 42-vjeçare. Mjekët nuk ishin në gjendje të kryenin operacionin në mushkri, dhe i thanë se i kishin mbetur vetëm disa muaj jetë. Megjithatë, nuk u dorëzua. I ati kërkoi mjekun më të mirë për vajzën e tij, dhe gjeti një mjek që ishte në gjendje t’i hiqte një pjesë të mushkërive.

Ajo i mbijetoi kancerit, por vdiq në moshën 51-vjeçare, nga një atak në zemër ndërsa po ushtrohej në palestrën e saj.

  1. Meri Riçardson Kenedi

Riçardson kishte qenë prej vitesh miq me Kenedit. Në vitin 1993, u lidh me Robert Kenedin, ndërsa u martuan një vit më vonë. Por martesa mes tyre pati shumë probleme, gjë që u pasua me divorc pas vetëm 2 vitesh. Meri vrau veten disa javë më vonë.

  1. Majkëll Skakëll

Nipi i Robert dhe Etel Kenedi, Majkëll Skakëll u akuzua për një vrasje të kryer në vitin 1975. Njëzet e pesë vjet më vonë, Skakëll u arrestua dhe u dënua më burgim të përjetshëm. Por një gjykatës e liron nga burgu në vitin 2013, me pretendimin që nuk kishte pasur një gjykim të drejtë.

  1. Merilin Monro

Diva e Hollivudit, pati marrëdhënie intime me të dy vëllëzerit, Xhon dhe Robert Kenedi. Ajo vdiq në rrethana misterioze më 5 gusht 1962, pasi kishte shantazhuar Kenedit, se do u nxirrte në publik informacione të sikletshme.

20