18 Marsi, dita e fitores së Çanakkalasë

Në Luftën e Parë Botërore, forcat e Anglisë dhe Francës u përpoqën për të kaluar Ngushticën e Çanakkalasë (Galipoli) për të pushtuar Stambollin në mënyrë që të anashkalonin Perandorinë Osmane, e cila mori pjesë në këtë luftë.

Ky sulm, i cili rezultoi me fitoren e madhe të forcave të Perandorisë Osmane, shkaktoi humbje të mëdha për forcat ushtarake të Anglisë dhe Francës dhe bëri që ato të tërhiqen.

Duke kuptuar se nuk mund ta kalojnë ngushticën ( e Dardaneleve) me rrugë detare, këto forca filluan sulmet tokësore.

Pavarësisht humbjeve të mëdha, me trimërinë dhe sakrificat e shumta të popullit turk, forcat pushtuese nuk arritën ta kapërcejnë ngushticën.

Shprehja “Çanakkalaja nuk kalohet” u përsërit edhe njëherë me një gjuhë të qartë dhe të kuptueshme për miqtë dhe armiqtë. Edhe njëherë këtë vit në Turqi festohet me entuziazëm përvjetori i Ditës së Fitores në Çanakkala.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne