18 Marsi, Fitorja Detare e Çanakkalasë

Në Luftën e Parë Botërore, Forcat Detare të Anglisë dhe Francës përpiqeshin për të kaluar Ngushticën e Çanakkalasë (Dardanele) për të pushtuar Stambollin në mënyrë që të anashkalonin Perandorinë Osmane, e cila mori pjesë në këtë luftë.

Ky sulm, i cili rezultoi me fitoren e madhe të forcave detare dhe të ushtrisë së Perandorisë Osmane, shkaktoi humbje të mëdha të forcave detare të Anglisë dhe Francës dhe bëri që ato të tërhiqen.

Duke kuptuar se nuk mund ta kalojnë ngushticën (e Dardaneleve) me rrugë detare, këto forca filluan sulmet tokësore.

Pavarësisht humbjeve të mëdha, me trimërinë dhe sakrificat e shumta të popullit turk, forcat pushtuese nuk arritën ta kapërcejnë ngushticën.

Shprehja “Çanakkalaja nuk kalohet” u përsërit edhe njëherë me një gjuhë të qartë dhe të kuptueshme për miqtë dhe armiqtë.

Edhe njëherë këtë vit festojmë me entuziazëm përvjetorin e Ditës së Fitores së Luftërave Detare të Çanakkalasë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne