Shqiperia

18 vite burg për Moisi Habilajn nga Prokuroria italiane, vazhdojnë hetimet për Tahirin dhe qeverinë

Sipas shtypit Italian, kushuriri i Saimir Tahirit, Moisi Habilaj, është kërkuar të dënohet me 18 vite burg prej Prokurorisë së Catania-s.

Kjo prokurori ka kërkuar gjithashtu dënimin me 12 vite dhe 4 muaj burg për Meridian Sulajn, anëtar i grupit; për financierin e kartelit, Nazer Seitin, 6 vite burg dhe lirimin për Fatmir Minajn.

Gjykatësi Antonio Bonomo ka qenë ai që ka kërkuar dënimin më të lartë për Moisi Habilajn, 18 vite e 8 muaj burg.

Nga akuza ai konsiderohet si njeriu në krye të një karteli të specializuar në prodhimin e marijuanës nga Shqipëria.

Për shtetasit italian, bashkëpunues me këtë grup kriminal, u dhanë gjithashtu kërkesa për dënime.

Për Antonio Riela, i arrestuar, prokuroria kërkoi 15 vite burg.  Angelo Busaça rrezikon 8 vite burg. Gianluca Spampinato, 10 vite e 4 muaj. Gianluca Passavanti, 4 vite dhe 20 mijë euro gjobë.

Për Ëilliam Patane, Fabio Spampinato, Carmelo Bertolini, Enrico Maria Giaquinta, Massimiliano Brundo, Antonio Greco, Giuseppe Greco dhe Rosario Giuliano u kërkuan 2 vite e katër muaj burg dhe 6 mijë euro gjobë.

Sipas “Meridionews.it” hetimet janë duke vazhduar për të parë lidhjet e këtij grupi kriminal me qeverinë. Me lupë, veçanërisht është duke u parë ish-ministri Saimir Tahiri.

OPINIONE