1946, koha kur në Tiranë bëhej parakalimi i parë për “Ditën e Punëtorëve”

Në ditën e punëtorëve, publikohet një foto që tregon parakalimin e parë të 1 Majit në Tiranë, në vitin 1946.
Ish kreu i Arkivit të Ministrisë së Brendshme Katriot Dervishi ka publikuar foton.

Statusi:

1946/Parakalimi i parë i 1 majit në Tiranë

Për ta mbyllur temën e parakalimeve të 1 majit, një foto nga parakalimi i parë në Tiranë, në vitin 1946. Një kamion ka përmbledhur punëtorët e tipografisë e ndonjë qejfli duke u mbushur plot e përplot.

Që të mos dilte bosh shëtitja, kamioni është i mbushur me parulla për “gratë heroike”, “qeverinë demokratike” që “siguronte të drejtat e punëtorëve”, realizimin e planit, etj.

I ziu shofer që duhej të drejtonte kamionin me një ngarkesë të tillë e të mbushur plot e përplot. Paradat e 1 majit u zhvilluan duke pasur tribunë të instaluar para hotel “Dajtit” në vitet 1946-1973 dhe më pas, në vitet 1974-1990 përpara godinës së Kryeministrisë

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne