1948 – 2018: Ligjet anti-palestineze të Izraelit

07 shkurt 2018: Izraeli parashtron një plan për të ndërtuar një vendkalim përmes Malit të Ullinjve në Jeruzalemin Lindor për të lidhur dy qëndra banimi të kolonëve çifutë në lagjen palestineze At-Tur.

07 shkurt 2018: Gjatë një raporti të Knessetit mbi politikën e refuzimit të kthimit të trupave të palestinezë të vrarë nga forcat izraelite për tek familjet e tyre, zyrtarët nxiten që trupat ti “hedhin në det dhe të mos i kthejmë tek familjet.

05 shkurt 2018: Një numër i politikanëve izraelitë, përfshirë edhe anëtarët e qeverisë së koalicionit, bëjnë thirrje që të merren masa praktike për të aneksuar vendbanimet në Bregun e pushtuar Perëndimor gjatë kohës që Donald Trump drejton Shtëpinë e Bardhë.

04 shkurt 2018: Izraeli i jep status ligjor teritorit të paautorizuar të Havat Giladit në Bregun Perëndimor të pushtuar.

05 shkurt 2018: Ushtria izraelite imponon kufizime të ashpra për udhëtimet në përpjekje për të përzënë palestinezët nga zona jugore e kodrave të Hebronit në Bregun Perëndimor të okupuar, raporton organizata për të drejtat e njeriut B’Tselem

02 shkurt 2018: Në një raport, shefat e misionit të BE-se në Jerusalem paralajmërojnë se Izraeli po përdor turizmin për të legjitimuar ndërtimet e paligjshme.

30 janar 2018: Ushtria izraelite përdor një politikë shtypëse për protestat në Gaza me plumba të vërtetë kundër demonstruesve të parrezikshëm, raporton organizata për të drejtat e njeriut B’Tselem

31 janar 2018: Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Avigdor Lieberman njofton nëpërmjet Twitterit se vendbanimi i paligjshëm i Havat Giladit do të legalizohet të dielën.

01 shkurt 2018: Bashkia izraelite e Jeruzalemit fillon të vendosë tatime mbi kishat dhe pronat e Kombeve të Bashkuara në Jeruzalemin Lindor të pushtuar.

30 janar 2018: Knesseti kalon në shqyrtim projektligjin që zgjeron autoritetin e Këshillit të Arsimit të Lartë të Izraelit mbi institucionet e arsimit të lartë në vendbanimet e ndërtuara në mënyrë të paligjshme në tokat palestineze të pushtuara të vitit 1967.

30 janar 2018: Ushtria izraelite është e vendosur të marrë kontrollin e plotë të sigurisë të lagjeve palestineze në Jeruzalemin Lindor të pushtuar që qëndrojnë prapa murit të paligjshëm ndarës, në veçanti zonën e Kafr Aqabit dhe kampin e refugjatëve Shuafat.

15 janar 2018: Kolonët izraelitë në Bregun Perëndimor të okupuar filluan të fotografojnë dhe të filmojnë në terren protestuesit palestinezë për të ndihmuar forcat okupuese izraelite në identifikimin dhe arrestimin e palestinezëve më me lehtësi.

Janar 2018: Ministria e Drejtësisë e Izraelit rekomandon masa ndëshkuese ndaj burrave që martohen me shumë gra, këtu përfshihet edhe zvogëlimi i ndihmave për fëmijët dhe familjet, në përpjekje për të frenuar rritjen e popullsisë arabe.

07 janar 2017: Izraeli publikon një “listë të zezë” të 22 OJQ-ve nga Evropa, Shtetet e Bashkuara, Amerika e Jugut dhe Afrika, aktivistët e të cilave u është ndaluar hyrja.

26 dhjetor 2017: Niveli i varfërisë mes shtetasve arabe të Izraelit është rritur si rezultat i politikave raciste të qeverisë, tregojnë të dhënat zyrtare.

24 dhjetor 2017: Lideri i fshatit Al-Araqeeb dënohet me 10 muaj burg, 10,300 dollarë gjobë dhe dëbohet nga shtëpia e tij në Izrael.

6 dhjetor 2017: Buldozerët izraelitë rrënojnë nga themelet fshatin Al-Araqeeb në zonën e Negevit për të 122-tën herë duke i lënë banorët e saj të pastrehë përkundër motit të stuhishëm dhe të ftohtë.

30 nëntor 2017: 10 senatorë amerikanë i bëjnë thirrje kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu që të mos i shkatërrojë fshatrat palestineze në Bregun e pushtuar Perëndimor, njofton agjencia Jewish Telegraphic Agency.

16 nëntor 2017: Autoritetet izraelite prishin fshatin palestinez të Al-Araqeebit në shkretëtirën e Negevit për të 121-tën herë.

25 Tetor 2017: Stafi i Autoritetit të Tokave të Izraelit (ILA) shoqëroi Policinë e Izraelit dhe buldozerët që bastisën fshatin Al-Araqeeb dhe shkatërruan shtëpitë e improvizuara të bëra nga balta që banorët ndërtojnë sa herë që fshati prishet. Kjo është hera e 120-të që fshati shkatërrohet.

3 tetor 2017: Buldozerët izraelitë, të shoqëruar nga forcat e policisë, bastisën fshatin arab beduin të Al-Araqeebit në rajonin e Negevit duke e shkatërruar atë për 119-tën herë.

14 shtator 2017: Buldozerët e ushtrisë izraelite prishin fshatin Al Araqeeb në Negev për herë të 118-të.

5 shtator 2017: Autoritetet izraelite, që nga gushti i vitit 2016 deri në gushtin e vitit 2017 shkatërruan 1.158 shtëpi që i përkisnin arabëve izraelitë të Negevit, tregon raporti i lëshuar nga organizata “klubi i bashkëjetesës”.

24 gusht 2017: Një gjykatë izraelite urdhëron banorët e fshatit Al-Araqeeb që t’i paguajnë qeverisë 541,000 dollarë për koston totale të shkatërrimit të shtëpive të tyre, shkatërrim që numërohet i 116-ti që nga viti 2010.

09 nëntor 2017: 30 familje në Luginën e Jordanisë marrin njoftimet e dëbimit të datës 1 nëntor ku paralajmërohen se kanë edhe tetë ditë për tu evakuar nga shtëpitë e tyre para se të shkatërrohen. Ata po jetojnë në frikë të vazhdueshme nga sulmet dhe zhvendosjet e detyruara.

10 nëntor 2017: Bëhen ndryshime në ligjin e propozuar të “kombit hebre”, i cili e lejon atë të kryesojë për votimin e parë në Knesset muajin e ardhshëm.

09 Nëntor 2017: Izraeli ka në plan të dyfishojë numrin e banorëve në zonën e luginës së Jordanit, sepse zona “duhet të forcohet”, raporton Radioja izraelite.

08 nëntor 2017: Izraeli miraton lejet e ndërtimit për 240 shtëpi të reja në zonën e Jerusalemit Lindor të pushtuar, duke përfshirë 90 shtëpi në Gilo dhe 150 të tjera në Ramat Shlomo.

08 Nëntor 2017: Forcat okupuese izraelite shkatërrojnë një ndërtesë tregtare me pronarë palestinezë në zonën e kodrës franceze të Jerusalemit Lindor të okupuar. Kjo është hera e tretë që ndërtesa shkatërrohet nga izraelitët.

08 nëntor 2017: Ministri i Transportit i Izraelit, Yisrael Katz (fotoja më poshtë) kërkon shkarkimin e një nëpunësi civil i cili mbështet të drejtën e palestineze për tu kthyer.

06 Nëntor 2017: Forcat okupuese izraelite kanë filluar të pastrojnë minat e tyre tokësore nga toka palestineze afër vendbanimit të paligjshëm të Karnei Shomronit pranë Kalkilijas. Programi i pastrimit pritet të zgjasë dy muaj; mendohet se mbi 2200 mina tokësore janë hedhur në atë zonë, e cila mbulon rreth 20 hektarë tokë të vjedhur.

24 tetor 2017: Forcat okupuese izraelite edhe një herë u dërgojnë njoftime për shkatërrimin e shtepive palestinezëve në lagjen Silvan të Jeruzalemit Lindor të okupuar.

26 shtator 2017: Kolonët ilegalë izraelitë bëjnë thirrje që qeveria izraelite ti dënojë më ashpër familjet e të burgosurve palestinezë, me mohim të shtetësisë dhe më me shumë prishje të shtëpive.

26 shtator 2017: Amir Ohana, anëtar i Knessetit propozon një projekt-ligj që do të “zgjerojë autoritetin e ministrit të brendshëm për të revokuar statusin e qëndrimit të përhershëm për arsye sigurie” në një përpjekje për të anashkaluar vendimet e diskutueshme gjyqësore të bëra kundër anullimeve të statusit të rezidences për arabët e Jerusalemit.

11 shtator 2017: Izraeli fillon ndërtimin e vendbanimit të parë të paligjshëm në Bregun Perëndimor të pushtuar. Vendbanimi i ri i njohur si Amichai, ndërtohet për të strehuar rreth 300 banorë të vijës së ashpër. Kabineti ndan 16 milionë dollarë për ndërtimin e tij.

11 shtator 2017: Autoritetet izraelite po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë qendrimin në Bregun Perëndimor të pushtuar të bashkëshortëve dhe bashkëshorteve me shtetësi të huaj të palestinezëve, duke u reduktuar kohë zgjatjen e vlefshmërisë së vizave, dhe duke u ngrirë procesin për marrjen e qëndrimit të përhershëm.

2017: Izraeli njofton planet për të kufizuar udhëtimin e atyre që mbërrijnë në aeroportin Ben-Gurion për në territoret e okupuara palestineze.

2016: Ligji i transparencës së financimit të OJQ-ve.

Izraeli fillon planet për të miratuar një ligj që do të ndalojë ezanin me altoparlant midis orës 23:00 dhe 07:00.

Amendament për ligjin e ndalimit dhe kontrollit: Ligji i ri lejon policinë të ndalojë dhe të kontrollojë njerëzit në rast dyshimi të arsyeshëm nëse ai ose ajo është gati të kryejë një veprim të dhunshëm. Ligji u miratua mes valës së fundit të dhunës.

Ligji kundër terrorizmit: Përmban përkufizime të gjera dhe të paqarta të terrorizmit dhe organizatave terroriste, shpesh i shfrytëzuar nga autoritetet e zbatimit të ligjit për të kriminalizuar veprimet e ligjshme të qytetarëve palestinezë të Izraelit dhe banorëve palestinezë të territoreve të pushtuara.

Amendament për ligjin e dëbimit: Ligji lejon shumicën hebraike izraelite në Knesset për të delegjitimizuar më tej dhe për të margjinalizuar përfaqësuesit politikë të zgjedhur të pakicës palestineze në Izrael dhe për të rrëzuar listat arabe në bazë të konsideratave thjesht politike dhe ideologjike.

2016: Ligji i transparencës së financimit të OJQ-ve: Ai kërkon që OJQ-të që marrin 50 përqind ose më shumë se 50 përqind të fondeve të tyre nga qeveritë e huaja, duhet ta bëjnë të qartë në çdo rast burimin e financimit. Organizatat që shprehin pikëpamje kritike për politikat e qeverisë, veçanërisht ato politika që diskriminojnë ose dëmtojnë palestinezët në territoret e pushtuara, janë objektivat kryesore të këtij ligji.

Amendament për dënimet minimale për hedhësit e gurëve: Një dënim minimal i detyrueshëm me burg për hedhësin e gurëve, dënimi shkon nga dy deri në katër vjet burg.

Heqje e ndihmës së prindërve për fëmijët e dënuar për veprën penale të sigurisë.

2015: Amendament për gjobat e prindërve të hedhësve të gurëve: Gjoba të drejtpërdrejta u jepen prindërve të të miturve të dënuar për kryerjen e një vepre penale të renditur në kodin penal të Izraelit; për shembull hedhja me gurë. Ky diskriminon prindërit e fëmijëve palestinezë brenda Izraelit ose banorët e Jeruzalemit Lindor që sillen para gjykatave civile izraelite.

2014-Mars: Shtim i qeverisjes dhe ngritje e pragut të kualifikueshëm. Propozim për ndryshimin e ligjit themelor: Ngre përqindjen e votave të nevojshme në 3.25 për qind për partitë politike për të fituar vende në Knesset. Kjo e minon përfaqësimin parlamentar të arabëve palestinezë dhe i pengon partitë arabe që të kundërshtojnë zgjedhjet brenda listave të shumta të partive.

Amendament për ligjin i gabimeve të qytetarëve: Krijon pengesa të mëtejshme për drejtësinë dhe llogaridhënien për viktimat civile të dëmtuara nga forcat izraelite të sigurisë në territoret e pushtuara.

Korrik – Amendament për rregulloren e tatimit mbi të ardhurat: Ky përjashton 35 përqind nga taksat për donatoret dhe institucionet që promovojnë “vendbanimet sioniste”. Ai bën dallim ndërmjet institucioneve publike në baza politike dhe ideologjike.

2012- Maj: Amendamenti nr. 43 për urdhëresat e burgjeve izraelite: Ligji lejon kufizime për të burgosurit në të pasurit akses për avokat ligjor. Lejohet takim njëherë në tre muaj, dhe mund të shtyhet për tre muaj të tjerë.

Amendament për urdhëresat e burgjeve izraelite: Kjo i lejon shërbimit të burgjeve të Izraelit (IPS) të ndalojë të burgosurit e përfshirë në “krimet e sigurisë” nga takimi me avokatët për shkak të dyshimit se takimi do të çojë në transferimin e informacionit në lidhje me një “organizatë terroriste”. Ky ligj godet të burgosurit palestinezë dhe avokatët palestinezë.

Ligj kundër bojkotit: Ndalon nxitjen e bojkotit akademik, ekonomik apo kulturor të qytetarëve dhe organizatave izraelite si dhe ndalon nxitjen kundër institucioneve izraelite apo vendbanimeve të paligjshme izraelite në Bregun Perëndimor. Padi civile mund të ngrihet kundër kujtdo që bën thirrje për bojkot, përkatësisht lëvizja “Bojkot, Shpronësim dhe Sanksionim”.

Ligji i komisioneve të pranimit: Ligji i komisioneve të pranimit legalizon komisionet që operojnë në qytete të vogla të komuniteteve të ndërtuara në tokat shtetërore në Negev dhe Galile. Atyre u lejohet të përzgjidhen në bazë të aplikimeve të përkatësisë etnike për njësitë e banimit; Palestinezët janë viktimat kryesore të këtij procesi.

Ligji për Shtetësinë: Kjo lejon që gjykatat të heqin shtetësinë e personave të dënuar për tradhëti, spiunazh, ndihmë ndaj armikut gjatë kohës së luftës, shkelje të sovranitetit të shtetit dhe akteve të terrorizmit. Ligji u propozua pas arrestimit dhe aktakuzës ndaj udhëheqësit të shoqërisë civile Ameer Makhoulit me akuzat për spiunazh dhe që atëherë është përdorur si diskriminim ndaj palestinezëve.

Ligji Nakba: Ministri i Financave mund të zvogëlojë financimin ose mbështetjen e shtetit për një institucion nëse ai mban një ngjarje që kundërshton ekzistencën e Izraelit si shtet hebre dhe demokratik ose e përkujton si ditë zie ditën e pavarësisë së Izraelit ose ditën në të cilën shteti u krijua. Ligji privon qytetarët arabë për të përkujtuar Nakban, që është pjesë përbërëse e historisë së tyre.

2011- Ligji për Financim nga qeveritë e huaja: Ky imponon kërkesa invazive për OJQ-të, duke kërkuar që ato të dorëzojnë dhe publikojnë raporte tremujore për çdo financim të marrë nga qeveritë e huaja ose donatorët e huaj. OJQ-të palestineze në Izrael dhe të gjitha OJQ-të që promovojnë të drejtat palestineze janë veçanërisht të cënueshme pasi nuk kërkojnë fonde nga burimet qeveritare izraelite dhe kanë qasje të kufizuar në fondet private.

Ligji i procedurës penale dhe i zgjatjes së paraburgimit: I hartuar për të zgjeruar procedurat e ashpra të paraburgimit për ata që dyshohen për vepra penale të sigurisë. Përsëri, ky ligj përdoret ekskluzivisht kundër palestinezëve.

Ligji i Negevit i autoritetit të zhvillimit: Ligji i cili flet për vendbanimet individuale, u siguron familjeve izraelite individuale mijëra hektarë tokë për shfrytëzimin e tyre ekskluziv. Në Negev, këto vendbanime janë parë si pjesë e një plani për “shpëtimin” e tokës.

Ligji i absorbimit të ushtarëve të përjashtuar nga detyra ushtarake: Studentëve hebrenj izraelitë që jetojnë në NPA do tu jepet një “paketë kompensimi”. Përderisa qytetarët palestinezë të Izraelit janë të përjashtuar nga shërbimi ushtarak, ata përjashtohen edhe nga marrja e këtyre përfitimeve të ndara nga shteti.

Ligji i dekretit të tokës: Kjo i lejon Izraelit të konfiskojë tokën për “qëllime publike” dhe është përdorur për të konfiskuar tokën e palestinezëve në Izrael.

2010: Ligji i përfundimit të procedimeve dhe i fshirjes së shënimeve: Ky përjashton të gjithë ata që ishin dënuar në lidhje me kundërshtimin e tyre ndaj planit të Izraelit për Gazën 2005 nga sanksionimi ligjor, me kusht që të mos ketë marrë dënim me burg. Kjo krijoi një proces të veçantë ligjor për njerëzit që u akuzuan për demonstrim kundër diskriminimit të Gazës.

Më shumë se 1 milion palestinezë u zhvendosën në vitin 1948

Ligji i këshillave të qarqeve: Ky ligj, që i jep Ministrit të Brendshëm fuqinë absolute për të shpallur shtyrjen e zgjedhjes së parë të Këshillit të Qarkut, u miratua pak përpara se zgjedhjet të bëheshin në Këshillin e Qarkut Abu Basma, i cili përfshin dhjetë fshatra arabë beduinë në Negev.

Ligji i administrimit të tokës në Izrael: Lejon privatizimin e detyruar të tokës, sidomos tokën në pronësi të refugjatëve palestinezë dhe personave të zhvendosur brenda vendit, si dhe tokës në të cilën janë ndërtuar vendbanime në Jeruzalemin Lindor të pushtuar dhe Lartësitë Golan.

Ligji për efiçiencën ekonomike dhe ndryshimet legjislative: Klasifikon qytetet, fshatrat dhe zonat si “zona kombëtare të prioriteteve” (NPAs), kjo lejon ndarjen e burimeve shtetërore pa kritere; 553 qytete hebraike dhe vetëm 4 fshatra të vegjël arab janë klasifikuar në NPA me statusin “A”.

2009: Ligji për efiçiencën ekonomike: Ky ligj përcakton se fëmijët të cilët nuk marrin vaksinat e rekomanduara nga Ministria e Shëndetësisë nuk do të pajisen me “ndihmat e fëmijëve”. Ky ndikon kryesisht tek fëmijët arabë beduinë që jetojnë në Negev për shkak të mungesës së vaksinimit.

Amendamenti 7 i ligjit të përvetësimit për ushtarët e përjashtuar: Paketës së përfitimeve në dispozicion të ushtarëve të përjashtuar nga shërbimi ushtarak izraelit i shtohet tani paketa më e gjerë e përfitimeve arsimore, por që e cila nuk është në dispozicion për qytetarët palestinezë të Izraelit për shkak të lirimit nga shërbimi ushtarak.

2008: Amendamenti nr. 4 i ligjit të procedurave penale dhe i marrjes në pyetje të të dyshuarve: Përjashton policinë dhe Agjencitë e Sigurisë izraelite nga regjistrimi i dokumentacionit audio dhe video gjatë marrjes në pyetje të të dyshuarve dhe përdoret ekskluzivisht kundër palestinezëve.

2006: Ligji për procedurat penale: Ky ligj heq një sërë masash procedurale thelbësore për të ndaluarit e dyshuar për vepra të sigurisë dhe përdoret vetëm kundër palestinezëve.

1960-2003

2003: Ligji i shtetësisë në Izrael: Ky ndalon unifikimin e familjeve kur një bashkëshort është një qytetar izraelit (zakonisht i aplikuar për qytetarët palestinezë) dhe tjetri është banor i Territoreve Palestineze të okupuara. Një ndryshim shtesë në vitin 2007 shtoi ndalimin për të përfshirë qytetarët dhe banorët e Iranit, Libanit, Sirisë dhe Irakut. Megjithëse ligji fillimisht ishte një urdhër i përkohshëm, ai është përdorur vazhdimisht, duke e bërë atë një ligj të përhershëm.

1998: Ligji hebre i datave: Lejon vetëm përdorimin e kalendarit hebraik në të gjitha korrespondencat dhe publikimet e lëshuara nga autoritetet shtetërore, ndërsa kalendari islamik nuk njihet.

1994: Ligji Knessetit: Në seancën e hapjes së Knessetit do të lexohen fragmente nga Deklarata e Themelimit të Shtetit të Izraelit për të theksuar lidhjen ekskluzive të shtetit me popullin hebre.

Ligji mbi Lartësitë e Golanit: Ky ligj është një ligj aneksimi i cili synon të sigurojë një mbrojtje ligjore për zbatimin e ligjit izraelit në lartësitë e Golanit sirian të zaptuar nga Izraeli që prej vitit 1967.

Ligji i interpretimit: Neni 24 thotë se versionet hebraike të ligjeve do të jenë versionet udhëzuese, të cilat shpërfillin nenin 82 të urdhrit të këshillit të Palestinës (1922), i cili thotë se gjuha hebraike dhe arabe janë që të dyja gjuhë zyrtare shtetërore.

1981: Ligji i tokave publike (dëbimi i uzurpuesve të tokave): Një ndryshim në ligj i futur në vitin 2005, zgjeroi kompetencat e autoriteteve për të vepruar nëpërmjet urdhrave administrativë për evakuimin e tokës në përputhje me ligjin. Amendimi i vitit 2005 kishte për qëllim kundërshtimin e popullsisë arabe beduinë të Negevit.

1980: Ligji themelor: Ligji e percakton Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit: “Jerusalemi, i plotë dhe i bashkuar, është kryeqyteti i Izraelit”. Ky ligj pret çdo lidhje me palestinezët dhe këmbëngul që Lindja e pushtuar e qytetit është pjesë e shtetit të Izraelit.

1971: Ligji e shërbesave fetare cifute: Këshillat fetare në qytete dhe në vendbanimet hebraike mund të krijohen, por perjashton krijimin e këshillave fetarë jo cifutë.

1967: Ligji i mbrojtjes së vendeve të shenjta: Ministria e Çështjeve Fetare ka deklaruar 135 vende hebreje si vende të shenjta, edhe pse vendet e shenjta muslimane, të krishtera dhe druze ende nuk janë njohur ende si vende të shenjta.

Ligji për planifikimin kombëtar dhe ndërtimet /Kufizimi i ujit, energjisë elektrike dhe telefonit: Neni 157A ndalon kompanitë kombëtare të shërbimeve që të lidhin një ndërtesë me rrjetet kombëtare të energjisë elektrike, ujësjellësit dhe telefonët nëse nuk kanë një leje ndërtimi. Kjo është përdorur ekskluzivisht për të larguar banorët nga fshatrat arabe beduinë në Negev.

Ligji për planifikimin kombëtar dhe ndërtimet: Ky ligj nuk kërkon që këshillat dhe komitetet e qarqeve të përfshijnë përfaqësuesit arabo-palestinezë.

1965: Ligji i Autoritetit të Transmetimit: Programet e transmetimit duhet të përforcojnë identitetin sionist të shtetit të Izraelit si një shtet hebre dhe demokratik dhe të reflektojnë jetën e hebrenjve në komunitetet e diasporës. Kanalet në gjuhën arabe duhet të promovojnë “mirëkuptimin dhe paqen me shtetet fqinje në përputhje me qëllimet themelore të shtetit”.

1960: Ligji themelor /Tokat e Izraelit: Pronësia e “tokave të Izraelit” nuk mund të transferohet në asnjë mënyrë, vetëm se tek hebrenjtë.

1960: Ligji i administrimit të tokës në Izrael: Qeveria emëron anëtarët në këshillin diskriminues të administrimit të tokës të Izraelit. Ai përcakton dhe formulon politikën e Izraelit në tokat brenda shtetit.

1945-1960

1958: Ligji themelor: Knesseti: Kandidatët arabë politikë skualifikohen nga pjesëmarrja në zgjedhjet për Knesset nëse mohojnë ekzistencën e shtetit të Izraelit si shtet i popullit hebre, natyrën demokratike të shtetit dhe kryejnë nxitje për racizëm.

1953: Ligji i fondit kombëtar hebraik: Fondi kombëtar hebraik u themelua në vitin 1901 për të mbledhur fonde për blerjen e tokës për përfitim ekskluziv të popullit hebre.

1953: Ligji i edukimit shtetëror: Ligji krijon ndarje sistemesh të pavarura ndërmjet shtetit sekular dhe shkollave shtetërore fetare, për të ruajtur komunitetin e veçantë hebre, kulturën hebraike dhe ideologjinë sioniste.

1953: Ligji për përvetësimin e tokës (veprim dhe kompensim): Përafërsisht 93 për qind e tokës në Izrael është pronë e shtetit. Vetëm 3 deri në 3.5 përqind është në pronësi të popullsisë arabe, krahasuar me 48 përqind që ishte nën pronësinë arabe në vitin 1948.

1952: Ligji për statusin e organizatës botërore të zionistëve: Ky ligj autorizon Organizatën Botërore Zioniste, Agjencinë Çifute dhe organizma të tjerë sionistë që të funksionojnë në Izrael si entitete pothuajse qeveritare për të çuar përpara qëllimet e projektit sionist.

1952: Ligji për hyrjen në Izrael: Ky ligj rregullon hyrjen në Izrael të personave pa nënshtetësi. Ai u mundeson trajtim të privilegjuar Olehitëve [hebrenj që migrojnë në Izrael në bazë të ligjit të kthimit].

1952: Ligji për Shtetësinë: Neni 2 (a) i ligjit për shtetësinë përcakton se: “Çdo emigrant sipas ligjit të kthimit do të bëhet shtetas i Izraelit si rezultat i drejtpërdrejtë i kthimit”. Neni 3 i ligjit privon palestinezët të cilët ishin rezidentë të Palestinës para vitit 1948, nga e drejta për të marrë shtetësinë ose statusin e qëndrimit në Izrael.

1950: Ligji i Kthimit: Çdo çifut që emigron në Izrael automatikisht bëhet shtetas i vendit, pavarësisht nga vendi i tij i lindjes. Nuk ekziston asnjë ligj i krahasueshëm që u garanton të drejtat palestinezëve për të migruar ose marrë nënshtetësi, edhe nëse ata kanë lindur në zonën që tani ndodhet brenda shtetit të Izraelit.

1950: Ligji i pronës për personat jo prezentë: Personat të cilët u dëbuan ose që ikën pas nëntorit 1947 për shkak të luftës, si dhe pasuria e tyre e luajtshme dhe e paluajtshme, regjistrohen si “jo prezentë”. Prona që i përkiste personave jo prezentë vendoset nën kontrollin e shtetit të Izraelit. Ligji i pronës për personat jo prezentë u përdor nga Izraeli për të konfiskuar tokën që u takonte refugjatëve palestinezë.

1949: Ligji i simbolit të shtetit: Simboli i shtetit vendoset në të gjitha dokumentet zyrtare; ai përbëhet nga ylli i Davidit dhe Menorah (shandani).

1945: Ligji i dekretit qeverisës: Neni 18A përcakton festat zyrtare të shtetit për të qenë ditë pushimi hebraike. E vetmja festë tjetër shtetërore është dita e pavarësisë së Izraelit./middleeastmonitor/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne