Në vitet e fundit të Bashkimit Sovjetik, stafi i Pentagonit ishte i bindur se rusët zotëronin aftësi “mbinjerëzore”, të cilat i lejonin që shenjestrën ta gjuanin me duart e tyre.

Dokumentet e deklasifikuara së fundmi në lidhje me projektin StarGate të ushtrisë amerikane tregojnë se zyrtarët e Pentagonit në fund të vitit 1990 besonin se spiunët sovjetikë ishin në gjendje të nxirrnin “topa rrufesh” duke përdorur trurin si një “superpërcjellës”.

Sipas dokumenteve, atë vit, një anëtar i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes (DIA) tregoi interes për një artikull të gazetës kineze të shkencave Somatike, ne vetvete një përkthim dhe përmbledhje e një artikulli nga revista sovietike Shkenca dhe Jeta. Punonjësi pastaj rishkroi përkthimin kinez për dosjet e Pentagonit dhe e përfshiu në programin StarGate

Artikulli u përqëndrua tek “super të ndjeshmit”, mjeshtrat e supozuar të “super-perceptimit” me aftësi të mahnitshme që i lejonin ata të diagnostikonin dhe trajtonin sëmundjet me rezultate më të mira se të mjekëve duke përdorur vetëm duart e tyre. Sipas artikullit, super-të ndjeshmit e ndjenin fushën biologjike me duart e tyre vetëm disa centimetra larg nga pacienti. Për më tepër, aftësitë e tyre thuhej se përmirësoheshin me kalimin e kohës, deri në pikën që ata kishin “aftësi mbi njerëzore për të kuruar sëmundjet”.

Artikulli gjithashtu përshkruan një bisedë mes “zëvendës drejtorit të akademisë shkencore sovjetike të teknologjive dhe institutit të elektronikës dhe drejtorit të laboratorit të trupës mbi metodat e telekomunikimit të radio-elektronikës”. Gjatë rrjedhës së bisedës, drejtori thotë se ai ka shpikur një impiant “i cili mund të zbulojë evidencën e një krimi” dhe ta transmetojë atë tek një njeri superi ndjeshëm.

“Kur një super i ndjeshëm përqendron mendimet e tij, ai mund të shkaktojë intensifikimin në fushën e tij biologjike gjashtë herë: Për shembull, 200 vjet më parë, e gjithë Evropa u befasua nga zbulimet e [Franz] Mesmerit. Ai ishte njeriu i parë super i ndjeshëm i asaj kohe. Ishte në gjendje të merrte një magnetizim të veçantë nga toka dhe për këtë ai ishte në gjendje të shërojë sëmundjet e njerëzve”, thuhet në artikull.

Mesmer – ishte një mjek gjerman me interes të madh për astronominë, i cili besonte se kishte një transferim të natyrshëm energjik që ndodhte midis të gjitha objekteve të gjalla dhe atyre të vdekura (të cilën e quajti magnetizim kafshësh). Hipoteza e tij u diskreditua në mënyrë të hapur në vitet 1800 dhe ai u dëbua në mërgim.

Përçueshmëria e trurit

Artikulli pohon se truri mund të ketë vepruar si një “superpërcjellës”, i cili i lejon super të ndjeshmit që të krijonin “topa rrufesh” brenda një “kanali” të energjisë, të cilën e arrinin “vetëm me anë të përqendrimit”.

Sipas diskutimeve me një studiues të laboratorit, fizikantët dhe matematicienët e Bashkimit Sovjetik, duke hulumtuar kontrollin e temperaturës së trupit, zbuluan se burimi i energjisë elektrike “është në lëkurë”. Të ashtuquajturit “super të ndjeshmit” supozohej madje që me aftësitë e tyre të rikthenin përsëri në jetë bimët e thara.

“Këta njerëz bëjnë këtë gjë. Ata i shtrijnë duart 15 deri në 20 centimetra larg gjetheve e vyshkura dhe duket sikur do tu injektojnë jetë të re qelizave të ngordhura. Pas disa minutash, gjethet fillojnë të shkëlqejnë dhe i rikthehen jetës,”vazhdon artikulli.

Në mbyllje, autori i artikullit thotë se kushdo që dyshon në vërtetësinë e këtyre aftësive të dukshme mbinjerëzore është “i trashë” dhe “arrogant”.

“Per cfarë shërben mekanika kuantike? A mendoni se të gjitha kafshët në botë janë po aq të thjeshta sa ju?” Ne kemi hyrë në një tjetër fushë. Lëkura është një makinë biologjike jetësore shumë komplekse. Ajo është qëllimi primar i hulumtimeve tona afatgjata. Burimi i energjisë elektrike të trupit rezulton nga fërkimi i gjeneruar nga elektriciteti [statik], përfundon artikulli.

Projekti StarGate u themelua në vitin 1978 në Fort Meade, Maryland, nga DUA & SRI International (një kontraktues në Kaliforni) për të hetuar potencialin për fenomenet psikike në inteligjencë ushtarake.

Ingo Douglas Swann ishte njeriu që qëndronte pas projektit i cili pretendonte se ishte psikolog, artist dhe autor i njohur për të qenë bashkë-krijues. Ai së bashku me Russell Targ dhe Harold Puthoff, të “shikimit të largët” – një proces në të cilin shikuesit thuhet se ishin në gjendje të shihnin një vend vetëm në bazë të koordinatave gjeografike .

Gjatë nje takimi të tillë të detajuar në skedarët e StarGate, Swann njoftohet se e transferoi vetëdijen e tij në planetin Jupiter./ Gazeta Impakt

burimi:sputnik

40