23 civilë sirianë të vdekur në sulmin ajror amerikan

23 civilë sirianë kanë humbur jetën kur koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që pretendon se lufton kundër grupit terrorist ISIS, kreu një sulm ajror kundër një zone në provincën lindore të Sirisë, Deir al-Zur, pranë kufirit me Irakun.

I ashtuquajturi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR), me seli në Britani, tha se sulmi ajror i kryer të hënën kishte si cak qytetin e Abu Kamalit në lumin Eufrat. Grupi vuri në dukje se disa nga ata që u vranë ishin civilë të zhvendosur nga krahinat veriore të provincës Raka dhe nga Iraku fqinj. Zhvillimi erdhi më pak se dy ditë pasi një sulm ajror i udhëhequr nga SHBA në Raka vrau 12 gra. Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut. Thuhet se katër fëmijë dhe gjashtë gra ishin mes viktimave të sulmit ajror amerikan në rajonin Abu Kamal . Koalicioni i udhëhequr nga SHBA ka kryer sulme ajrore kundër atyre që thuhet se janë objektiva të ISIS brenda Sirisë që nga shtatori 2014, pa asnjë autorizim nga qeveria e Damaskut apo një mandat i OKB./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne