Në këtë ditë, 23 vjet më parë, në Wright-Patterson, në qytetin e vogël të Dejtonit, Ohajo, u firmos Marrëveshjen Kornizë e Përgjithshme për Paqe në Bosnjë, e njohur ndryshe dhe si Marrëveshja Dejtonit.

Ky dokument, zyrtarisht i dha fund luftës gati katërvjeçare, që shënoi dhe një ndër masakrat më të tmerrshme, atë të Srebrenicës. Për katër vjet me radhë, bota u ndesh me pamjet e një lufte të ashpër e me pasoja të mëdha, mu në zemër të Europës, e cila po shoqëronte shkërmoqjen e Jugosllavisë.

Në fillim Sllovenia e më pas Kroacia, nisën shkëputjen, për t’u pasuar nga Bosnja, por që e cila kishte brenda saj tre etnitete. Dhe serbët aty treguan egërsinë e tyre më të madhe.

Paqja e Dejtonit u nënshkrua nga tre aktorët kryesorë: kryetar i Kryesisë së Bosnje-Hercegovinës, Alija Izetbegoviç, presidenti kroat Franjo Tuxhman dhe ai  serb Sllobodan Millosheviç.

“Kjo nuk është paqe, por është më e drejtë se të vazhdohet lufta”, tha Alija Izetbegoviç pas ceremonisë së nënshkrimit.

18