26 dele, 10 dhi dhe kapiteni i anijes: Problemi i pazgjidhur i matematikës huton nxënësit kinezë

Disa nxënës në Kinën jugperëndimore u hutuan nga një pyetje nga matematika, me sa duket e pamundur për matematikën që përfshinte dele, dhi dhe kapitenin e një anieje. Disa nga përgjigjet e nivelit më të lartë u publikuan në mediat kineze.

Pyetja e paraqitur për të vlerësuar disa nxënës në një shkollë në Nanchong të provincës Sichuan u kërkonte nxënësve të përcaktonin moshën e kapitenit të anijes nëse në anijen e tij kishte 26 dele dhe dhjetë dhi. raportoi South China Morning Post. Fotot e testit u botuan nga portali i lajmeve kineze The Paper.

Çdo nxënës me pak mend në kokë mund të thoshte se nuk kishte asnjë mënyrë të mundshme për t’iu përgjigjur problemit. Por kjo nuk i pengoi nxënësit kinezë për të gjetur zgjidhjen.

Disa zgjodhën të bëjnë edhe shaka. “Kapiteni është 36 vjeç. Ai është elegant, kështu që numri i kafshëve korrespondon me moshën e tij,” shkroi një nxënës.

Të tjerët u përpoqën të përdornin pak logjikën. “Kapiteni duhet të jetë të paktën 18 vjeç, sepse një të mitur nuk e lejon ligji që të perdorë anije”, shkroi një tjetër nxënës.

Pati edhe nga ata që reaguan menjëherë: “Nuk mund të jemi të sigurt për moshën e kapitenit. Numri i deleve dhe i dhive është i parëndësishëm dhe ska lidhje me moshën e kapitenit”, tha njëri.

Shkolla dëshironte të dinte reagimet në lidhje me të tilla pyetje të çuditshme. Shkolla tha se problemi i matematikës kishte për qëllim testimin kritik të të menduarit të nxënësve, duke shtuar se nuk kishte përgjigje të saktë apo të gabuar.

“Roli i edukimit nuk është të prodhojë pjesë këmbimi të standardizuara … Çdo përgjigje mund të pasqyrojë personalitete të ndryshëm. Një pyetje që mund të ketë përgjigje të ndryshme është një pyetje e mirë,” tha ajo. Shkolla shtoi se do të vazhdojë të përdorë pyetje të tilla në kurrikulën e saj.

Megjithatë, tha se i mirëpret reagimet nga publiku, madje edhe ato negativet. Një komentues në internet shkroi: “Pyetja nuk ka të bëjë me matematikën … Nuk provon aftësinë e nxënësve për të kuptuar matematikën”./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne