Kremlini: SHBA bën konkurrencë të pandershme

Kremlini e cilësoi të enjten si konkurrencë të padrejtë vendimin e Uashingtonit për t’u ndaluar agjencive federale amerikane përdorimin e softuereve të shoqërisë ruse “Kaspersky Labs”, e specializuar në sigurinë informatike.

“Me vërtetësi, këto akte kanë të bëjnë me konkurrencë të pandershme dhe shkelje e të gjithë standardeve të tregtisë ndërkombëtare”, deklaroi për median, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.

Duke përmendur dyshimet për lidhje me shërbimet sekrete ruse, ministrja e përkohshme për Sigurinë e Brendshme, Elaine Duke u dha urdhër të gjithë zyrtarëve federalë për të ç’instaluar deri në një afat 90-ditor të gjitha pajisjet antivirus “Kaspersky Labs” nga kompjuterët e qeverisë dhe agjencive federale.

Të martën, zyra përgjegjëse për blerjet e qeverisë federale amerikane (GSA) kishte tërhequr tashmë “Kaspersky Labs” nga lista e saj e shitësve të autorizuar./ TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne