28 nentori? Imam Armand Aliu aludon qe gylenistet duan te vendosin diktature fetare ne Shqiperi

Ne vijim te postimeve te tij ne Facebook ne lidhje me sulmet qe fuksat e antiterrorit kane bere kunder imam Aliut ne lidhje me fetvane e tij kunder 28 nentorit, ne postimin e tij te fundem imam Aliu aludon qe antiterrori i qeverise Rama eshte i infiltruar nga organizata e Fetullah Gylenit. Imam Aliu tregon sesi udheheqja gyleniste e Komunitetit Musliman ne Shqiperi ka arritur te trembe hoxhallaret e tjere dhe te mos i lejoje qe te flasin mendimin e tyre, dhe aludon qe gylenistet jane shume te shqetesuar pse imam Aliu flet i lire per fene Islame, jashte suazave gyleniste. Ne prononcim me poshte e Facebook imam Aliu tregon historine e perplasjeve te tij me sektin gylenist dhe strategjine e gylenisteve per te vendosur diktature fetare mbi Islamin ne vend. Komenti vijon me poshte:

Edicioni informativ i dates 9 Dhjetor.

Ne edicionin e sotëm informativ do te flas per kallzimet penale ndaj meje dhe lidhja e tyre me gylenistët e Fetullac Kopekut.
Direkt pas emerimit tim si imam i xhamise se Unazes se Re rreth dates 14-15 mars filloi mbikqyrja ndaj meje nga seksioni i antiterrorit. Deri ne ate kohe kam qene ne vezhgimin e spiunëve te SHIK. Pesë dite pas vizites se Papës ne Tiranë u leshua ndaj meje nje urdher pergjimi per numrin tim te celularit si dhe numrin e Qendres se Rukjes te cilin e perdorja une qe pas arestimit te Orion (Enes) Reçit. Urdheri i pergjimit u dha nga prokurorja “e hekurt” Elizabeta Imeraj. Dy numrave te mi ajo i shtoi edhe nje numer tjeter me prefiks te huaj te cilin akoma edhe sot nuk e di se cilit shtet i perket e jo të ishte i imi qe nuk bente vaki. Pas nje muaji afersisht ne mediat vizive u shpernda lajmi i rremë se ne xhamine e Unazes se Re kishin rifilluar rekrutimet per xhihadist qe dergoheshin ne Siri. Qe nga ajo dite e deri sot emri im ka vazhduar te perdoret si simboli i ekstremizmit “islamik” ne Shqiperi.
Pak dite me vone isha pjesmarres ne emisionin Top Show ku u fol rreth akuzave ndaj meje dhe luftes ne Siri. Ne ate emision prezantoi ish nënkryetari gylenist i KMSH dhe teologu i vetshpallur Ali Zaimi. Ne ate emision me ka quajtur imam te vetshpallur duke perdorur keshtu nje term i cili nuk eshte degjuar ndonjehere gjate gjithe historise islame pre katërmbëdhjetë shekujsh.
Ne vijim vazhduan sulmet dhe propaganda gyleniste kunder meje. Pervec propagandes gyleniste ne mediat e ndryshme kunder figures sime, ata ndoqen edhe nje metode tjeter te fëlliqur duke derguar here pas here ne Prokurorine per Krime te Renda shkresa te ndryshme ku deklaronin se per xhamine e Unazes se Re nuk kishin informacion, ishte problematike dhe se per te kishin ankesa. Keto ishin edhe genjeshtra por edhe fjale kontradiktore pasi ne nje ane thoshin se nuk kishin informacion ndersa nga ana tjeter thoshin se ishte problematike dhe kishin ankesa kundrejt saj. Gjithcka ishte genjeshter dhe mashtrim ndaj prokurorise sepse ata akoma deri sot kane spiunet e tyre ne xhami dhe e dijne shume mire se cfare behet aty, xhamia nuk kishte asnje lloj problematike dhe se askush nuk ishte ankuar ndonjehere as nga besimtaret e as nga banoret e lagjes. Per keto genjeshtra ata duhen denuar penalisht pasi kane derguar ne prokurori informacione te rreme.
Kulmin e propagandes se tyre ndaj meje e arriten ne daten nje mars kur kryegylenisti psikolog Skender Bruçaj depozitoi ne Prokurorine e Tiranes nje kallzim penal ndaj meje per fallcifikim dokumenti, shperndarjen e tij ne rrjetet sociale dhe nxitjen e urrejtjes dhe grindjeve (neni 265). Ky ishte kallzimi i pare penal ndaj meje nga gylenistet. Duke qene se juristat qe ka punesuar Skenderi jane injorante, ne ate kallzim penal psikologu ja kishte futur vetes se tij kur kishte shkruar per mua se: “Me ane te deklaratave te tij ne rrjetet sociale dhe mediat e ndryshme ai do ti tregoje pasuesve te tij se nje grup njerezish brenda KMSH punojne kunder interesave te muslimaneve.” Kjo ishte fjale e vertete por kunder vete Bruçajt e jo kunder meje. Kur u therrita nga oficeri i policise gjyqesore i deklarova se jo vetem me ate liste te publikuar por dhe me shume shkrime dhe deklarata te tjera te miat une kam dashur ti tregoj se gylenistet qe kane zaptuar KMSH vertete po punojne kunder interesave te muslimaneve sepse ata jane anetare te organizate te shpallur terroriste nga Turqia. Me kete deklarate timen qe vertetonte edhe fjalet e Bruçajt qe permenda pak me larte, automatikisht ceshtja ime nuk mund te shkonte ne gjykate ku do te gjykohesha une si person qe u kisha folur besimtareve muslimane per rrezikun e nje organizate terroriste. Madje nje veper e tille nga ana ime ishte jo vetem ne dobi te besimtareve muslimane por edhe nje veper patriotike ndaj atdheut, ne dobi te sigurise dhe rendit ne Shqiperi. Megjithate gylenistet kane depertuar ne shume institucione kryesore te vendit, prej tyre edhe ne prokurori prandaj ate hetim kunder meje te nisur pas kallzimit te psikologut te KMSH ata e kane shfrytezuar per te me kercenuar dhe ushtruar presion ndaj meje qe te me mbyllin gojën. Hetimet per ate dosje ligjerisht duhej te ishin mbyllur brenda tre muajve nga data e rregjistrimit pra nga 1 marsi e deri ne 31 maj 2016. Pastaj çeshtja duhet te ishte pushuar ose ti kalonte gjykates per shqyrtim. Jam i sigurt se nuk ka kaluar ne gjykate pasi duhet te ishte shqyrtuar prej kohesh dhe te ishte dhene denim ose pafajesi. Megjithate duke shkelur rregullat e kodit te procedures penale, jam thirrur perseri ne Prokurorine e Tiranës rreth periudhes maj-qershor 2017 pra 15 ose 16 muaj pas administrimit te dosjes ne prokurori. E kjo nuk le pike dyshimi se eshte bere vetem ne forme presioni ndaj meje pasi ne ate periudhe kisha bere shume shkrime kunder gylenistëve. Kjo ishte humbja e pare ligjore e gylenisteve kunder meje.
Kallzimi i dyte penal ndaj meje sipas burimeve jozyrtare eshte bere ne Prokurorine per Krime te Renda ne te njejten date me kallzimin e pare. Aty psikologu i KMSH me akuzonte per nxitje te terrorizmit. Harroi psikologu se une kisha me shume se nje vit e gjysem nen vezhgimin e antiterrorit e nese do te kisha kryer nje veper te tille do te isha arrestuar prej kohesh e nuk do kishte pasur nevoje per kallzimin e psikologut. Ai kallzim ose eshte pushuar direkt, ose eshte terhequr perseri nga vete psikologu por nuk di gje te sakte. Ky ishte edhe deshtimi i dyte ligjor i gylenisteve ndaj meje.
Pas puçit ushtarak te 15 korrikut ne Turqi, gylenisteve shqiptare i jane ulur veshet dhe u jane nderprere fondet qe ju vinin nga jashte prandaj ca kohe nuk ju degjua zeri. Por duke pare mbeshtetjen e vazhdueshme te SHBA ndaj organizates FETO gylenistëve kane filluar tu ngjallen veshët përsëri.
Gjate kësaj periudhe kujdesi ndaj xhamive dhe gjallërisë ne to ka degraduar edhe pse sa per fasade ata kane rikonstruktuar disa xhami kryesore. Megjithate shume xhami ne Shqiperi vazhdojne te qendrojne mbyllur e ne disa raste nuk hapen as per dite xhumaje. Duke qene se ata jane krejtesisht te paafte per te menaxhuar dhe administruar aktivitetet fetare ne vend, kjo ka bere qe popullariteti i tyre te bjeri afer zeros. Kjo eshte bere e qarte edhe per hoxhallaret por edhe per besimtaret e thjeshte. Duke ju frikesuar “kryengritjes” se hoxhallareve, gylenistet e KMSH para pak kohesh miratuan edhe nje qarkore e cila synon ti mbylli gojen nje herë e përgjithmonë hoxhallareve te cileve me pas do tu lejohet te flasin vetem per menstruacionet e grave, menyren e abdesit dhe formen e namazit. Pas kesaj qarkoreje te miratuar prej tyre mbeten te lire per te folur vetem hoxhallaret qe nuk jane nen kontrollin e KMSH pra ne rastin konkret vetem une. Atehere domosdoshmerisht edhe imami i fundit “rrebel” i cili ka ngritur krye kunder gylenistëve te FETO duhet “ekzekutuar” një herë e pergjithmone. Keto muajt e fundit ne biseda te ndryshme ata e kane shprehur pothuajse haptazi se jane te shqetesuar se perse dal une dhe flas per ceshtje te medha sikur te isha perfaqesuesi i gjithe besimtareve musliman shqiptare. Kjo nuk do shume qe te kuptohet. Gylenistet kane deshtuar qe te beheshin zeri i tyre qe do ti mbronte ata kur shahen, ofendohen ose kercenohen. Dhe kur une dal dhe bej kete detyre, normalisht qe tek njerezit do ze ate vend qe duhet ta zinin ata qe paguhen nga vakefet e muslimaneve.
Duke ditur se metoda me e mire e mbrojtjes eshte sulmi, unë kam vazhduar demaskimin e tyre sistematik. Ishin ata te cilet e perdoren kete metode kunder meje fillimisht. Por duke qene se gylenistet po perjetojne muajt e fundit te jetes se tyre ne KMSH atehere vendosën te organizojne edhe sulmin e fundit ndaj fjalës se lirë. Per kete shfrytezuan fetvane time per mosfestimin e 28 Nentorit. Fetvaja ime eshte 100% e aspektit teologjik dhe nuk ka aspak qellim nxitje urrejtje mes muslimaneve dhe jomuslimaneve. Madje shumica e hoxhallareve ndoshta edhe te gjithe jane ne te njejtin mendim se nuk i lejohet muslimanit te festoje asgje tjeter pervec dy Bajrameve dhe kete gje e permendin sa here qe vijne festat e Bajramit. Pra fetvaja ime nuk kishte aspak qellim fyerjen e atyre qe e festojne e as te atyre qe e shpallen. Madje ata qe e shpallen pavaresine shumica ishin figura nga mesi i muslimanëve. Fakti qe une nuk e festoj dhe i kujtoj besimtareve se nuk i lejohet fetarisht ta festojne, nuk me ben mua as tradhetar, as antishqiptar, grek apo serb. Fjalen time qellimisht e kane perdorur mediat per te me paraqitur si antishqiptar apo ekstremist qe nxit dhune dhe urrejtje. Kete gje e dijne mire edhe agjentet e antiterrorit te cilet vete ma shprehen kete gje. Dhe mendoj se gylenistet kane dhene kontributin e tyre ne kete fushate mediatike kunder meje madje edhe kane njerezit e tyre ne strukturat e antiterrorit. Kete qe po them e bazoj edhe ne nje hulumtim te shpejte ne profilet e facebookut te agjenteve te antiterrorit te cilet takova ne daten 5 dhjetor. Nje veshtrim i shpejte ne profilin e njerit prej tyre me çuditi kur pashe se ka frendsa gyleniste shqiptare madje edhe njerin prej figurave te larta te tyre sic eshte Kodjan Allajbeu i Spitalit Amerikan. Frendsa te tij kishte edhe shume shtetas turq per te cilet nuk me duket aspak çudi qe te jene gyleniste. Ajo qe ma shton me shume bindjen per lidhjet e gylenisteve me thirrjen time ne zyrat e antiterrorit e me pas delegimin e ceshtjes ne prokurorine e Tiranes eshte edhe nje pyetje qe mu drejtua prej tyre. Me thane: A mendon ti se te lejohet te flasesh per ceshtje fetare pa lejen e KMSH? Eshte kjo ceshtja qe vertete po i shqeteson aq shume edhe gylenistet e KMSH te cilet duan qe ta çensurojne fjalen e lirë te hoxhallarëve. Sipas burimeve jozyrtare nga brenda KMSH behet e ditur se po diskutohet per nje vendim tjeter me te rrezikshem sesa qarkorja e fundit qe u be publike. Mendohet qe hytbja e xhumase per te gjitha xhamitë e Shqiperise te jete e njejte, te pregatitet na qendra dhe tu shperndahet myftinive dhe imamëve. Keshtu duan qe te na çojnë ne periudhen e sundimit qemalist ne Turqi.
E gjithe kjo fushate mediatike kunder meje si dhe presionet e kercenimet e antiterrorit dhe publikimi i lajmit te delegimit te ceshtjes ne Prokurori tregojne se qellimi kryesor dhe i vetem eshte çensurimi total i fjales se lirë te hoxhallarëve. Nëse më rrëzojnë mua, hoxhallarët e tjerë nuk kane per ta ngritur ndonjehere zërin. E nëse dështojnë ne realizimin e ketij qellimi tipik komunist, do te deshtojne në nënshtrimin e hoxhallarëve dhe çensurimin e fjales se tyre te lire.
Jam i bindur se Allahu do te ma lehtesoje edhe kete perballje te fundit me intrigat e gylenistëve.

Poshte diktatura komuniste dhe gjithë këlyshët e saj gylenistë.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne