3 të plagosur nga përplasja e dy automjeteve, arrestohet shoferi

Policia e Vlorës ka arrestuar një 29-vjeçar si shkaktar të një aksidenti, ku mbetën 3 persona të plagosur. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:30 në një rrugicë të fshatit Novoselë në Vlorë.

Policia thotë se Eridjon Qarri, duke drejtuar automjetin e tij tip Renault me targa AA 497 LF, u përplas me makinën Alfa Romeo me targa AA 849 HF.

Në këtë makinë udhëtoni 4 persona, shoferi me iniciale O.N. 28 vjeç dhe tre gra A.N. 24 vjeç, S.A. 44 vjeç dhe V.H. 43 vjeç. Tre pasagjeret u plagosën lehtë dhe u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, ku fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne