33 të plagosur në protestën e 55-të në Gaza

Ministria palestineze e shëndetësisë njoftoi plagosjen e 33 palestinezëve në protestën e 55-të për të drejtën e kthimit në Gaza.

Dje në Gaza është organizuar protesta e 55-të e palestinezëve për të drejtën e kthimit e cila është quajtur “ E premtja e të burgosurve” palestinezë që mbahen në burgjet e regjimit sionist. Në mesin e të plagosurve në protestën e djeshme gjenden edhe 5 pjesëtarë të ndihmës së shpejtë dhe 4 gazetarë. Protesta për të drejtën e kthimit në Gaza ka nisur më 30 mars të vitit 2018 me qëllim dhënien fund të pushtimit të Palestinës nga regjimi sionist dhe thyerjen e rrethimit të Gazës. Deri tani 272 palestinezë kanë humbur jetën për shkak të dhunës së ushtruar nga regjimi sionist kundër protestuesve palestinezë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne