3500 muxhahidinët që kanë ngritur bazën e tyre në Shqipëri

nga Giovanni Giacalone

 

Baza kryesore e grupit opozitar iranian Mujahideen e-Khalq (MEK), një organizatë e konsideruar terroriste nga Irani dhe Iraku, raportohet se ndodhet në Shqipëri. Kampi i tyre afër Durrësit është në ndërtim e sipër.

Deri para vitit 2008 MEK u përfshi në listën e zezë te terrorizmit nga Bashkimi Evropian, Britania e Madhe, SHBA dhe Kanadaja. Ajo u hoq nga kjo listë midis viteve 2008-2012. Organizata u formua në vitin 1963 në Iran me qëllim kundërshtimin e regjimit të Shahut. Në vitin 1979, MEK mori pjesë në Revolucionin Islamik por ideologjia marksiste-islamiste e tij u përplas me atë të Ajatollahut, dhe si e tillë u ndalua.

Në vitin 1981 lideret e MEK u transferuan në Paris, ku themeluan selinë e tyre dhe pesë vjet më vonë ngriten kampin e tyre Ashraf në veri të Bagdadit, pasi Sadam Huseini i mbështeti në luftën kundër Iranit. Mek ka vazhduar të luajë një rol kundër regjimit në Teheran dhe ka fituar edhe mbështetjen e shumë politikanëve ndërkombëtarë, duke përfshirë ish-Guvernatorin e Nju Jorkut Rudolph Giuliani, ambasadorin e SHBA-së në OKB John Boltonin, dhe Emma Boninon, ish nënkryetare i Senatit.

Udhëheqësit e organizatës janë bashkëshortët Massoud dhe Maryam Rajavi. Massoud nuk është shfaqur në publik që nga viti 2003.

Mosmarrëveshjet

“Organizata terroriste” e bazuar në “kultin e personalitetit të udhëheqësve të saj” është autore e mjaft sulmeve dhe akteve dhunues. Sipas Teheranit kjo forca opozitare promovon demokracinë dhe laicizmin në Iran, e ndihmuar nga SHBA. E gjitha kjo është bërë e qartë në një artikull të The New York Times më 21 shtator 2012. Aty shpjegohet se si ish-Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton e hoqi MEK-un nga lista e zezë e organizatave terroriste të Departamentit të Shtetit.

The New York Times theksoi se disa anëtarë të Kongresit ishin mbështetës të organizatës. Nga organizatë marksiste-islamiste, MEK më vonë ndryshoi duke u transformuar dhe duke u bërë lëvizja kryesore kundër Iranit.

Sipas gazetës së Nju Jorkut, mes mbështetësve të MEK-ut ishin R. James Woolsey dhe Porter J. Goss, ish-drejtorë të CIA-s; Louis J. Freeh, ish-drejtor i FBI-së; Tom Ridge, ish Sekretar i Sigurisë së Shtetit nën presidentin Xhorxh W. Bush; Prokurori i Përgjithshëm Michael B. Mukasey dhe këshilltari për sigurinë kombëtare, gjenerali James L. Jones, që veproi nën administratën e Obamës.

Transferimi i MEK nga Iraku në Shqipëri

Në vitin 2003, ushtria amerikane mori kontrollin e kampit Ashraf, çarmatosi milicinë MEK dhe i transferoi në Kampin Liberty, pranë aeroportit të Bagdadit. Pas rënies së Sadam Huseinit, qeveria shite e Irakut e cila kishte lidhje të ngushta me Teheranin, u ndje e kercenuar nga prezenca anëtarëve të MEK, prandaj u pa e domosdoshme gjetja e një vend të ri për afro 3,500 milicët anti-Ajatollahë.

U mendua për një zhvendosje e cila të ishte sa me larg agjenturës iraniane, dhe u pa e nevojshme një vend i gatshëm për t’i mirëpritur ata, duke i marrë parasysh të gjitha rreziqet.
Më 8 janar, faqja në internet “Balkanspost” botoi një artikull nga Anne Khodabandeh, një eksperte e de-radikalizimit e cila kritikon në mënyrë të përsëritur MEK-un, pasi dikur ka qenë vetë personalisht pjesë e MEK-ut. Në të njëjtën ditë Khodabandeh dha ​​një intervistë për Sputnik ku përshkroi detajet e përvojës së saj negative në MEK.

Në artikull raportohet se i gjithë transferimi i MEK-ut në Shqipëri u bë nga administrata amerikane me mbështetjen e plotë të qeverisë Rama.

Transferimi ndodhi në fund të vitit 2016, si nje “lëvizje humanitare” nën mbikëqyrjen e UNHCR-së e shoqëruar me së paku njëzet milionë dollarë fonde. Përveç kësaj, u njoftua se Shqipëria së shpejti do të jetë edhe vendi strehues i vejushave dhe jetimëve të xhihadistëve të ISIS-it të vrarë në luftë.

Prania e MEK-ut në tokën shqiptare

Gazetari investigativ Gjergj Thanasi ka treguar se MEK-u në fillim u strehua në një ish universitet privat në Tiranë dhe më pas u zhvendos në një kamp dhe fortesë të vërtetë në Manzë, një komunë e vogël disa kilometra larg Durrsit. Sot MEK ndodhet në Manëz të Durrsit. Këshilli i Rregullimit të Territorit është përgjegjës për lëshimin e lejës për ndërtimin e kampit. Këshilli publikoi një listë të lejeve të lëshuara për një sërë veprash dhe midis tyre kishte një lejë të një OJQ-je të quajtur F.A.R.A. Leja ishte e datës 16 tetor 2017 dhe tregonte autorizimin për “një kompleks banimi dhe shërbimesh për komunitetin iranian në Shqipëri”. Në atë moment gazetari Gjergj Thanasi hetoi OJQ-në F.A.R.A dhe pa çuditërisht se në kundërshtim me ligjin shqiptar, kjo OJQ nuk ishte regjistruar në Zyrën Tatimore dhe nuk kishte numer nipti.

Pastaj thotë gazetari: “Vazhdova hetimet në zyrën e urbanistikës së qytetit të Durrësit (e njoh shumë mirë pasi kam jetuar aty për 52 vjet) dhe aty ata më treguan një kërkesë me shkrim nga F.A.R.A. në të cilën është kërkuar leje për krijimin e një sheshi ndërtimi (mure, kanalizime, energji elektrike, kontejnerë etj.) dhe doli që bashkia nuk kishte lëshuar leje. Letra e kërkesës nuk kishte një titull, nuk kishte adresë ose numër telefoni.
Në këtë pikë unë shkova në Manez (në javën e parë të nëntorit 2017) për të parë se çfarë po ndodhte dhe u gjeta para një muri të përfunduar, një rrjeti elektrik tashmë të instaluar, disa kanale në ndërtim e sipër për rrjetin e ujit. Kishte edhe një kontejner me zyra brenda murit. Në oborr kishte roje dhe gjithashtu tre policë me uniformën e Policisë së Shtetit “.

Prej sa kohësh ka qenë MEK në Shqipëri dhe si është zhvilluar kjo prani?

“14 muxhahidinët e parë erdhën nga Iraku në Tiranë më 14 maj 2013 dhe ishin pjesë e një grupi prej 210 personash që u transferuan këtu menjëherë pas tyre. Në mars të vitit 2016, pas një vizite në Shqipëri të ish- Sekretarit të Shtetit John Kerry, qeveria e Ramës informoi se do të strehonte 2000 muxhahidë. Një pjesë u tha se do priteshin në Rumani, por në fund të gjithë ata 3500 persona erdhën këtu në Shqipëri. Ata u vendosën pothuajse të gjitha në disa ish-ndërtesa universitare në Tiranë, ndërsa udhëheqësit e tyre në shtëpitë aty afër. ”

Pse u transferuan në Shqipëri?

“Ata zgjodhën Shqipërinë, sepse asnjë vend tjetër nuk do t’i kishte marrë, madje as ishulli i Naurusit dhe as ishulli Kiribati. SHBA i transferoi në Shqipëri, sepse militantët shitë në Irak ishin të gatshëm për t’i asgjesuar me urdhër të Teheranit “.

Përfundimi

Prania në Shqipëri e MEK-ut nuk bën tjetër gjë vetëm se e përkeqëson më tej situatën e brishtë në Ballkan ku grupe të tjera xhihadiste dhe islamiste tashmë janë të pranishëm. Duket se zona e Ballkanit Perëndimor po bëhet një zonë logjistike dhe tranziti në mbështetje të politikave të luftës në Lindjen e Mesme. Së pari është e rëndësishme të kujtojmë se në vende të tilla si Shqipëria, Kosova, Bosnja dhe Maqedonia ka pasur një infiltrim islamist salafi i cili ka depërtuarl në mesin e rinjve, shumë prej të cilëve ndodhen në kushte të vështira socio-ekonomike. Më shumë se një mijë luftëtarë kanë lënë Ballkanin për të hyrë në radhët e xhihadistëve në Siri që prej viti 2011. Ky është një mobilizim i madh i myslimanëve të Ballkanit për të shkuar dhe për të luftuar në një luftë “të jashtme”. Shumë prej këtyre xhihadistëve po kthehen në vendet e tyre të origjinës, duke mbartur me vete të gjitha rreziqet dhe problematikat e tyre.

Financimet për ndërtimin e xhamive dhe qendrave kulturore me qëllimin e përhapjes së ideologjisë vahabiste dhe salafiste, kanë ardhur nga shumë OJQ dhe vende të Gjirit. Bosnja në veçanti po vuan shumë nga ky infiltrim.
Përhapja e ideologjisë radikale islamike gjithashtu ndikon në diasporën ballkanike në Evropë, siç tregohet edhe nga arrestimet e fundit dhe dëbimet më të fundit në territorin italian.

Vendosja e muxhahidëve te MEK-ut në Shqipëri është interesante sepse organizata ndan me formacionet vehabite dhe salafiste armiqësinë kundër armiqve shitë (Irani) dhe kundër aksit shia që kalon nga Irani, Iraku dhe Siria për të arritur Hizbullahun në Liban. Aksi i mbështetur nga Moska doli fitimtar nga konflikti siriano-iraken. Rreziku i pranisë përtej Adriatikut rrezikon të rrisë destabilizimin në një zonë të karakterizuar tashmë nga tensione të forta etnike fetare, me situata politike jo të mira dhe me kushte të vështira social-ekonomike./occhidellaguerra/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne