363 palestinezë të plagosur në ‘Marshin e Madh të Kthimit’ në kufirin Gaza-Izrael

Që nga 30 marsi e deri më tani, në kufirin izraelit të Rripit të Gazes janë mbledhur mijëra palestinezë në kuadër të 42 vjetorit të Ditës së Tokës. Në protestat e mëparshme, 27 palestinezë u vranë nga ushtarët izraelitë dhe qindra të tjerë u plagosën. Ndërsa, është raportuar se tani, si rezultat i ndërhyrjeve të ushtarëve izraelit me zjarrë dhe gaz, janë plagosur 363 palestinezë.

Mijëra palestinezë janë mbledhur për të tretën herë që nga 30 marsi në pesë kampet e çadrave disa qindra metra larg kufirit të Izraelit.

Ndërsa, disa grupe më të vogla iu afruan barrierave në kufirin izraelit duke hedhur gurë dhe djegur gomat.

Ushtarët izraelitë intervenuan ndaj këtyre grupeve me plumba të vërtetë dhe me gaz lotsjellës.

JANË PLAGOSUR MBI 360 PALESTINEZË

Ministria e Shëndetësisë e Gazës njoftoi se 363 palestinezë janë plagosur si rezultat i ndërhyrjes së ushtarëve izraelit me me zjarrë dhe gaz.

Në disa pika të kufirit, aktivistët dogjën edhe flamujt izraelit.

Është vu re se në një flamur të Izraelit të cilin aktivistët e dogjën, ishin fotografitë e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu, ministrit të Mbrojtjes së Izraelit Avigdor Liberman, princit të Arabisë Saudite Muhamed bin Selman dhe presidentit të SHBA-së Donald Trump.

Në flamurin izraelit të cilin palestinezët e dogjën, ndodheshin fotografitë e Netanjahut, bin Selmanit dhe Trumpit.

Që nga 30 marsi, Izraeli po ndërhynë ndaj aktivistëve me plumba dhe thotë se ‘rregullat e angazhimit janë të nevojshme dhe kjo praktikë nuk do të ndryshoj’.

Duke folur për Reuters, zëdhënësi i ushtrisë izraelite argumentoi se ushtarët ‘ndërhynë me qëllim që t’i shpërndajnë aktivistët dhe se zjarri ishte në përputhje me rregullat e angazhimit’.

Një palestinezë i lënduar në përleshje

JANË VRARË GJITHSEJ 34 PALESTINEZË

Si rezultat i sulmeve të Izraelit, në dy javë janë vrarë 34 palestinezë. Raportohet se 27 prej tyre janë vrarë gjatë aksioneve në kufi. Ndërsa, Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se gjatë këtyre aksioneve, janë plagosur më shumë se 1000 persona.

Ndërsa, Izraeli e akuzon Hamasin për përdorjen e protestave si një mbulesë për sulmet, organizatat e të drejtave të njeriut thonë se është e paligjshme që Izraeli të hap zjarrë ndaj protestuesve.

ÇKA ËSHTË DITA E TOKËS?

Është njoftuar se ‘Marshi i Madh i Kthimit’ i zhvilluar në kuadër të 42 vjetorit të Ditës së Tokës, do të zgjasë deri në javën e 70 vjetorit të Izraelit, me 15 maj.

Palestinezët me këto aksione po kërkojnë që të kthehen në tokat e tyre ku janë dëbuar dhe heqjen e bllokadave të palgjishme të zbatuara në Gaza që nga viti 2006.

Kjo ditë të cilën izraelitët e quajnë pavarësi, ndërsa palestinezët Nakba (fatkeqësi), në të njejtën kohë korrespodon edhe me deklarimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, se do t’a bartë ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne