4 avionë gjermanë, largohen nga Turqia dhe vendosen në Jordani

Ministria e mbrojtjes e Gjermanisë njoftoi se 4 avionë zbulues gjermanë, janë larguar nga baza Inxherlik e Turqisë dhe janë vendosur në Jordani.

Në deklaratën e lëshuar nga ministria e mbrojtjes e Gjermanisë thuhet: 4 avionë zbulues Tornado që kishin për mision të mbështesnin operacionit e koalicionit ndërkombëtar anti-ISIS në Irak dhe në Siri, janë transferuar në aeroportin al-Azrak të Jordanisë. Këta avionë do të rinisin misionin e tyre pas disa ditësh. Ministrja e mbrojtjes e Gjermanisë, pas pengesave të krijuara nga pala turke, konfirmoi transferimin e forcave gjermane nga baza Inxherlik në Turqi në një bazë në Jordani. Ursula von der Leyen duke reaguar ndaj vendimit të palës turke për të ndaluar deputetët gjermanë që të vizitojnë ushtarakët gjermanë në bazën Inxherlik, deklaroi: Ushtria gjermane ka zgjedhur Jordaninë për të transferuar trupat e saj që ndodhen në bazën Inxherlik. Ajo këtë deklaratë e bëri pasi kishte vizituar një prej bazave të Jordanisë ku tha se ushtria gjermane duhet të përdorë çdo rrugë për të zbatuar qëllimet e saj në luftën kundër terrorizmit dhe ISIS. Përpara transferimit, ushtria gjermane duhet të marrë parasysh të gjitha masat e sigurisë, tha në fjalën e saj ministrja e mbrojtjes e Gjermanisë. Më herët disa deputetë anëtarë të komisionit të mbrojtjes të parlamentit gjerman, janë ndaluar nga qeveria turke dhe nuk janë lejuar që të takohen me ushtarët gjermanë në bazën Inxherlik. Ndërkohë Zigmar Gabriel, ministër i jashtëm i Gjermanisë ka kërkuar nga pala turke që të ndryshojë qëndrimet e saj./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne