”40 mashtrimet e Erion Veliajt”, Taulant Muka ‘sulmon’ kryebashkiakun

Ish-zëvendësministri i Arsimit Taulant Muka ka akuzuar Erion Veliajn se është një mashtrues, për shkak se nuk iu ka mundësuar studentëve kartën, që i lehtëson marrjen e shërbimeve.

Muka ngre pyetjet se pse në Bashkinë e Tiranës nuk ka të përcaktuar një Buxhet për Kartën e studentëve, duke rënë ndesh dhe me Ligjin për Arsimin e Lartë, të miratuar nga vetë qeveria e Edi Ramës.

Reagimi i Mukës:

Mashtrimi i Erion Velise!

Ne fakt fajin se ka ligji sic thote Veliaj! Ligji percakton ministrine si organ pergjegjes per percaktimin e kritereve per leshimin e kartes dhe jo universitetet, dhe nuk e perjashton bashkine si organ qe mund te leshoje karten e studentit!

Gjithashtu, neni 100, pika 3 e ligjit e thote qarte qe buxheti per perfitimet e studenteve nga karta mund te percaktohen dhe nga bashkite! Pse nuk ka perckatuar buxhet bashkia e Tiranes per karten e studentit, dhe pse nuk i ka bere kerkese MARS per te qene bashkia organi leshues i kartave?

Per 40 sherbimet qe sot Veliaj tha se studentet gezojne, eshte nje tjeter mashtrim sepse ne momentin qe flasim nuk ka karte studenti, e per rrejdhoje studentet s’mund te perfitojne sherbimet!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne