40- shtete marrin pjesë në Garat Kur’anore Ndërkombëtare në Egjipt

Ministria për Çështje Fetare e Egjiptit tha se 40 shtete kanë njoftuar dëshirën e tyre për të marrë pjesë në Garat Kur’anore Ndërkombëtare që do të zhvillohen në këtë shtet të Afrikës Veriore.
Sipas faqes Al-Bilad, ministria tha se 52 aktivistë të Kur’anit nga 40-të shtete do të marrin pjesënë në edicionin e 24-të Garave Kur’anore Ndërkombëtare.
Garat do të mbahen më 8 deri më 11 prill 2017, në Kajro, në kryeqytetin e Egjiptit.
Ministria për Çështje Fetare e Egjiptit tha se një numër i zyrtarëve të lartë, duke përfshirë ministrin e Çështje Fetare, Muhammed Mukhtar Guma, si dhe figura të shquara Kur’anore do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes.
Garat Kur’anore synojnë të promovojë mësimin përmendësh të Kur’anit në mesin e të rinjve.

Burimi : IQNA News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne