5 tetor 2000: Kthim prapa në Jugosllavi, viktima e parë nga revolucioni i ngjyrave

Ndërsa Uashingtoni pretendon për ndërhyrjet ruse në politikën amerikane, ja vlen të kujtojmë një epidemi në mbarë botën e “revolucioneve të ngjyrave” që sponsorizohet hapur nga SHBA, e cila nisi në Sërbi 17 vjet më parë.

5 tetori 2000 duket një kohe e shkuar. Ja vlen të sjellim në kujtesën tone të parin “revolucion të ngjyrave”, një taktikë e zhvilluar për të përmbysur qeveritë që nuk i pëlqenin Uashingtonit duke i zëvendësuar ato me më të favorshme dhe me më të pajtueshme.

Sipas versionit zyrtar të krijuar nga mediat perëndimore ekskluzivisht për Serbinë, njerëzit e drejtë u revoltuan kundër regjimit të korruptuar diktatorial të Sllobodan Millosheviqit, dolën në rrugët e Beogradit, sulmuan televizionin publik bashkë me parlamentin dhe vendosën lirinë dhe demokraci pa gjakderdhje.

Ekziston vetëm një problem. Asnjë nga këto nuk është e vërtetë.

SHBA prej shumë kohësh u mundua ta zëvendësojë Millosheviqin me dikë më të gatshëm për t’iu bindur pa kushte dhe për të kthyer nga tranzicioni atë që dikur ishte Jugosllavi, në një tjetër vend Evropiano Lindor të dobët dhe të plackitur. Përpjekjet e mëparshme për ta bërë këtë, që nga intervenimi i vitit 1995 në Bosnje deri në sulmin dhe pushtimin e Kosovës në vitin 1999 nga NATO, dështuan.

Pasi Millosheviçi doli kundër aleancës për 78 ditë rresht dhe në fund bindet për një armëpushim të negociuar, agjentët e Ndihmës Kombëtare për Demokraci (NED), Fondi i Shoqërisë së Hapur Soros, USAID dhe OJQ të tjera iu përgjigjën Uashingtonit me plane për ndryshimin e regjimit me mjete të tjera.

Ambasadori i SHBA Richard Miles ndihmoi si “mami” ne lindjen e “Opozitës Demokratike të Serbisë” (DOS), një mishmash partish të vogla të përqendruara tek demokratët. Lideri i partisë Zoran Dindic, u la në hije dhe figura e re publike e koalicionit u bë Vojisllav Koshtunica, një profesor moderator i ligjit, pa bagazh politik, i zgjedhur si kandidati më i mirë kundër Millosheviçit në zgjedhjet presidenciale të 24 shtatorit.

Ndërkohë, një lëvizje studentore e quajtur ‘Otpor’ (Rezistenca) u kap shpejt nga aktivistët e stërvitur në SHBA, si Srda Popoviç. Sesionet e trajnimit në Hungari, të drejtuara nga kontraktorët e NED udhëzuan dhe i mësuan aktivistët e Otpor se si të shajnë, dëmtojnë dhe të sulmojnë qeverinë përmes mosbindjes civile. “Çantat me para” kontrabandoheshin nëpër kufi për të pregatitur postera, pankarta, këmisha, parrulla rrugësh e të tjera, të gjitha me logon ikonë, grushtin. Një tjetër OJQ kryesore e financuar nga Perëndimi ishte ‘Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CESID)’, e vetequajtur vëzhguese votimesh, e cila me pretendimet e saj kundërshtonte drejtpërdrejt komisionin zgjedhor zyrtar.

Pas njoftimit të qeverisë se asnjë kandidat nuk mori 50 përqind të votave dhe duhej një balotazh, DOS dhe Otpor bënë thirje për grevë të përgjithshme dhe protesta masive rrugësh në 5 tetor. Protestuesit sulmuan parlamentin jugosllav dhe kutitë e votimit të ruajtura atje i dogjën, duke zhdukur çdo dëshmi se kush mund ti kishte fituar në të vërtetë zgjedhjet.

Pas takimit me Koshtunicën, Millosheviçi pranoi të largohej në mënyrë paqësore duke zhdukur edhe disa kundërshtarë në të njëjtën kohë. Si rezultat, Gjingjiç nuk ishte në gjendje të zbatojë agjendën e plotë revolucionare, me Koshtunicën në anën tjetër që kundërshtonte shkeljet e tij të ligjeve në emër të përshtatshmërisë “reformiste”.

Që nga ajo kohë, drejtimi i Serbisë nuk u vendos asnjëherë nga kutitë e votimit, ose do vendosej në ambasadën amerikane, ose nga aleancat para ose pas zgjedhore ose nga skemat cinike për të manipuluar shumicën parlamentare. Kohët e fundit, në vitin 2012, krerët e Partisë Radikale e quajtën veten si Progresistë për të marrë përsipër bekimin e Shteteve të Bashkuara – dhe vazhduan ti bindeshin shumicës së kërkesave të Uashingtonit duke arritur ndër të tjera deri aty sa të hiqnin dorë edhe nga krahina e pushtuar a Kosovës.

Eksportimi i “demokracisë”

Asnjë nga këto nuk ishte me rëndësi për mbështetësit e revolucionit; ata dëshironin vetëm një regjim vazal në Beograd. Nuk deshin as sundimin aktual të ligjit, as demokraci dhe as të drejtat e njeriut. Ata gjithashtu vendosën që formula e 5 tetorit ishte shumë e mirë për t’u përdorur vetëm një herë me qëllim për ta vendosur atë diku tjetër.

Ambasadori Miles mbikqyri ‘Revolucionin e trëndafilit’ të vitit 2003 në Gjeorgji, duke instaluar në pushtet Mikhail Saakashvilin e arsimuar nga SHBA. Kjo gjithashtu rezultoi e dëmshme për banorët aktualë të vendit: Saakashvili në muajin gusht 2008 filloi luftën me Rusinë por bashkë me luftën humbi edhe zgjedhjet e vitit 2012 dhe u largua nga vendi para se të arrestohej për korrupsion. Më vonë u bashkua me qeverinë e mbështetur nga SHBA në Ukrainë, por kjo është një histori tjetër.

Në vitin 2004, SHBA sponsorizoi ‘Revolucionin Portokalli’ në Kiev, duke mbështetur një koalicion të ngjashëm me DOS të udhëhequr nga Viktor Jushçenko. Deri në atë pikë, Uashingtoni nuk po pretendonte të ishte i papërfshirë.

“SHBA pas trazirave në Kiev”, ishte titulli i gazetes the Guardian i datës 26 nëntor 2004, i cili fliste për rolin e Miles në Gjeorgji dhe kolegun e tij Michael Kozak në Bjellorusi.

“Operacioni – projektimi i demokracise përmes kutisë së votimit dhe mosbindjes civile – tani duket i shkëlqyer dhe metodat janë pjekur në një shkallë të tillë sa për të fituar zgjedhjet përsëri”, shkroi Ian Traynor në The Guardian, duke vënë në dukje se “metoda e fushatës u përdor së pari në Beograd në vitin 2000.”

Një dekadë më vonë, teknika për revolucionin e ngjyrave do të përdoret përsëri në Ukrainë, duke kulmuar me grushtin e shtetit të shkurtit 2014 kundër presidentit Viktor Janukoviç dhe me krizën pasuese në Krime dhe Donbass.

Marrësit e mendjes

Manuali për këtë lloj grusht shteti u shkrua nga studiuesi amerikan Gene Sharp. Por ishin ish aktivistët e Otporit ata që e përhapën atë nëpër botë. Në vitin 2004, Popoviç themeloi CANVAS-in (Qëndra e Aplikimit për Veprim dhe Strategji jo të dhunshme) dhe filloi të udhëtojë nëpër botë për të mashtruar me metodat e tij revolucionare për këdo që ishte shenjestra e ardhshme e dajë Semit.

Një dokumentar i vitit 2011 mbi aktivitetin revolucionar ndoqi veprimtarinë e Otpor dhe CANVAS në Afrikën e Veriut gjatë kryengritjeve të ‘Pranverës Arabe’ të atij viti.

Kudo që shkojnë, këta agjentë kaosi infektojnë politikën e vendit të synuar, duke manipuluar aktivistët e vërtetë lokalë për t’u bërë agjentë të vdekjes së popullit të tyre. Ndërsa ata predikojnë demokracinë, truket e tyre të pista po shkatërrojnë në mënyrë efektive besueshmërinë e saj në një afat kohor të gjatë. Kjo është mirë me ta, megjithatë; objektivi nuk është demokracia, por bindja. Përveç kësaj, ata nuk do rrinë për të parë pasojat – gjithmonë ka një revolucion të ardhshëm për të planifikuar dhe ekzekutuar.

Ata gjithmonë mobilizojnë të rinjtë, të njohur për tejkalimin e emocioneve dhe mungesën e mençurisë. Këndojnë këngën joshëse “rrëzimi i një diktatori” (ka edhe një dokumentar! Me një transmetues të famshëm) për njerëzit që mendojnë se do i zgjidhin të gjitha problemet e tyre.

Përpara se të bjerë pluhuri i ‘revolucionit’, konsulentët e CANVAS-it kanë lëvizur në objektivën e radhës, duke i lënë studentët e tyre të mashtruar të shikojnë me tmerr se si vendet e tyre bien në konflike dhe në kaos. Nëse janë jashtëzakonisht me fat, përfundojnë duke zëvendësuar një regjim të korruptuar me një tjetër, vetëm këtë herë u janë mirënjohës mjeshtrave të huaj.

Ndërsa ‘revolucionet e ngjyrave’ jo gjithmonë janë të suksesshëm, edhe ato që dështojnë shkaktojnë dëme mjaft të mëdha në politikën e vendit të synuar. Pasi të jenë infektuar njeherë, vendi është gjithmonë në perballje me rikthimin e rrezikut.

Popoviç, kohët e fundit, që prej fillimit të shtatorit është parë në Hungari, në mes të protestave në rritje kundër qeverisë së pavarur kokëfortë të vendit, levizje këto që i ngjajnë projektit të ngritur në Serbi 17 vjet më parë.

Për RT, Nebojsha Malic./ Gazeta Impakt

burimi:rt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne