530 milion dollarë vjedhje/ Arrestohet në Tiranë hakeri i kërkuar ndërkombëtarisht

Një 25-vjeçar u arrestua ditën e sotme në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për krime në fushën kibernetike.

25-vjeçari lindur dhe banues në Fier, Aldo Ymeraj, bënte pjesë në organizatën kriminale kibernetike “Infraud”, e cila është përgjegjëse për 530 milion dollarë dëme.

Kjo organizatë shiste të dhëna të vjedhura kartash krediti në thellësi të internetit, duke u shkaktuar konsumatorëve humbje të mëdha.

Nga 36 personat ndaj të cilëve u ngrit padi, 13 janë arrestuar në Shtetet e Bashkuara, Australi, Britani, Francë, Itali, Kosovë dhe Serbi.

Grupi i quajtur “Infraud”, ishte krijuar në vitin 2010 nga Svyatoslav Bondarenko, një 34-vjeçar ukrainas dhe përdorte një forum në internet për të blerë dhe shitur karta krediti dhe llogari bankare të vjedhura, numra të sigurimeve shoqërore dhe informacione të tjera personale.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne