60 shtete të gatshëm për të marrë pjesë në rindërtimin e Irakut

Një anëtar i komitetit për mbijetesë të Fondit për rindërtimin e Irakut, ka thënë se 60 shtete kanë shprehur gatishmërinë për t’u angazhuar në rindërtimin e zonave që ishin nën okupimin e terroristëve.

Samed Naxhib, anëtar i këtij komiteti, në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRNA, ka thënë: Në muajin gusht do të mbahen konferenca e vendeve ndihmuese për rindërtimin e rajoneve të sapoçliruara nga lufta dhe së shpejti komiteti për vlerësimin e masës së dëmeve në Mosul (veri të Irakut) do të udhëtojë në provincën Ninva./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne