7 marsi i vrarë i Egzonës: Bachelori me shami që s’jep dot mësim. Përse?

Ka përfunduar studimet bazë (Bachelor) në Fakultetin e Edukimit dhe po vazhdon masterin. Por përkundër këtyre, sigurisht dhe diplomës, nuk po mund të punësohet si mësimdhënëse në një nga shkollat e Prizrenit ku ka aplikuar disa herë. Sipas saj, e gjitha vetëm pse mban t shami. Kjo është Egzona Hoxhajt nga fshati Vlashnjë e Prizrenit.

Ajo thotë se po i bëhet padrejtësi për çka ka bërë ankesë tek Drejtoria Komunale e Arsimit, ndërsa shprehet kategorike se do të vazhdojë ta kërkoj të drejtën e saj, pasi është tejet e bindur se vlerësimi po bëhet në mënyrë jo-korrekte, për çka kërkuar edhe rivlerësim publik.

Hoxhaj, në një intervistë për tesheshi.com shpreson që drejtori i ri i DKA-së ta shqyrtojë ankesën e saj dhe t’i kthejë një përgjigje, pasi nuk ka marrë një të tillë nga qeverisja e kaluar, ndërsa tregon edhe raste tjera kur kolegeve të saj që mbajnë shami ju është bërë poashtu padrejtësi.

Intervistoi: Blendi Gashi

Znj. Egzona Hoxhaj, axha juaj, Kurtishi është ankuar se ju nuk po pranoheni në punë si mësuese vetëm pse mbani mbulesë, me ç’rast ka thënë se “tradita e persekutimit ndaj mësueseve me mbulesë ende është duke vazhduar nga DKA-ja në Komunën e Prizrenit”. A mund të na flisni më shumë për rastin tuaj?

Me të vërtetë mua po më bëhet një padrejtësi pasi vetëm pse barti mbulesë po refuzohem dhe nuk po më pamundësohet e drejta për t’u punësuar. Andaj, ankesa e bërë nga axha im është me vend, pasi unë nuk po kërkoj nga organet përgjegjëse mëshirë dhe lëmoshë, por të drejtën e punësimit e cila garantohet edhe me ligj. Atëherë, shtrohet pyetja: pse mua dhe të tjerave kolege që bartim shami po na lejojnë të shkollohemi por jo edhe të punësohemi edhe pse e meritojmë?

Qe sa kohë aplikoni për t’u bërë mësuese, në cilat shkolla, dhe për sa poena keni qenë e ranguar më poshtë se kundër-kandidatët tuaj?

Që nga koha e diplomimit në Fakultetin e Edukimit jam dukë kërkuar punë, andaj edhe në shumicën e konkurseve kam aplikuar për një vend të punës si mësimdhënëse.

Kam konkuruar në shumë shkolla, mirëpo ka patur raste kur nuk jam ftuar as në intervistë, ngase nga qeverisja e kaluar në Prizren, një komision i Drejtorisë Konunale të Arsimit ka bërë pëzgjedhjen e vetëm tre kandidatëve. Kam aplikuar në Prizren, Billushë, Vërmicë, Zhur, Kobaj, mirëpo në intervista jam ftuar në disa shkolla si në SHFMU “Lekë Dukagjini” në Prizren (dy herë), në SHFMU  “Atmaxha” në fshatin Atmaxhë  dhe në SHFMU “Naim Frasheri” në Vlashnje.

Është e çuditshme vlerësimi që ka bërë komisioni vlerësues në shkollat ku jam ftuar për intervistë, pasi ka pasur raste kur kundër-kandidatija ka marrë vetëm gjysmë poeni më shumë se unë, pra nuk është treguar se me ç’kriter është bërë vlerësimi duke pasur një përqindje kaq të vogël.

Ja poenat që kam marrë në shkollat ku jam ftuar në intervistë:

Në  shkollën “Leke Dugagjini”, kundërkandidatja 37.65 poena, kurse unë 36.99 poena.

Në shkollën “Atmaxha”, kundërkandidatja 39.98 poena, kurse unë  39.32 poena.

Në shkollën “Lekë Dukagjini”, kundërkandidatja: 39.99  poena, kurse unë 39.98 poena.

Në shkollën “Naim Frasheri”, kundërkandidatja 134 poena, kurse unë 132 poena.

Pra siç mund të shihet, përqindja mes meje dhe kundërkandidatëve është tejet e vogël, por përkundër kësaj asnjëherë nuk më është thënë se në bazë të cilit kriter është ardhur deri te ky vlerësim me këtë përqindje kaq të vogël.

A mendoni se po ju bëhet padrejtësi vetëm pse bartni shaminë?

Po, e vetjma arsye që unë nuk pranohem është vetëm pse barti shami, ngase ka pasur raste kur kam hyrë në interviste dhe nga anëtarët e komisionit nuk jam intervistuar me arsyen që ma kanë thënë: se “juve po ju njohim, jeni mirë e përgatitur dhe nuk kemi çfarë të ju pyesim”.

Dhe duke marrë për bazë deklarimin e komisionit vlerësues, dyshimi im i vetëm është se refuzohem vetëm pse barti shaminë dhe këtë ju kam thënë edhe anëtarëve të komisionit.

Ç’mesazh keni për Drejtorinë e Arsimit në Prizren? Pra cila është kërkesa juaj?

Mesazhi im për Drejtorinë Komunale të Arsimit në Prizren është ky: Unë nuk po kërkoj nga ana e tyre mëshirë dhe lëmoshë, por vetëm të drejtën time që të vlerësohem realisht dhe pa paragjykime duke u bazuar në veshjen time. Kërkesa ime drejtuar organeve kompetente është: Mos vazhdoni të na maltretoni ashtu si na kanë maltretuar deri më tani, edhe ne që bartim shaminë jemi pjesë e kësaj shoqërie, mos bazoheni në atë që e kemi mbi kokë (shaminë), por bazohuni në atë që e kemi në kokë (përgatitjen profesionale).

Jeni ankuar për padrejtësinë që pretendoni se po ju bëhet? Nëse po, a keni marrë ndonjëherë përgjigje? Po në Ministrinë e Arsimit dhe në institucione tjera do ankoheni?

Po, kam bërë tri ankesa në Drejtorinë Komunale të Arsimit në Prizren, dy  në dhjetorin e vitit 2017-të, pra në qeverisjen e kaluar, mirëpo për qudi as nuk janë marrë parasysh ankesat e mija, pra nuk kam marrë kurrfarë përgjigje, qoftë edhe negative.

Unë do të vazhdoj ta kërkoj të drejtën time kudo që të jetë edhe pse shumë nga koleget e mija të cilat nuk janë pranuar më kanë sygjeruar që të mos vazhdoj me ankesa, ngase më thonë se zyrtarët nga DKA-ja mund edhe të më hakmerren herave të tjera gjatë konkurimit. Mirëpo, unë pranoj që edhe ta flijoj vetën (të bëhem kurban) vetëm e vetëm që t’i inkurajoj edhe kandidatet tjera që ta kërkojnë të drejten e tyre, ngase drejtësia mund të vonojë, por asnjëherë nuk mund të harrojë. Por kësaj radhe shpresoj dhe besoj që drejtori i ri i DKA-së të paktën për hir të transparencës do të merret me shqyrtimin e ankesës sime dhe të më japë një përgjigje cilado qoftë ajo.

A jeni e gatshme të ballafaqoheni me kundërkandidatët tuaj, pra të dilni para një komisioni të hapur? Do ishte kjo më e drejta?

Kjo edhe ka qenë kërkesa ime gjatë ankimimit. Unë kam kërkuar nga drejtori i DKA-së në Prizren që ta themelojë një komision të pavarur, qoftë edhe publikisht pse jo të ballafaqohem me kundër-kandidatët (edhe pse nuk kam asgjë kundër kujdo qoftë, përkundrazi ju uroj suksese atyre që janë pranuar në punë). Qëllimi i ankimimit tim është që kjo antipati ndaj shamisë të hiqet njëherë e përgjithmonë nga zyrtarët e DKA-së.

Je në dijeni nëse probleme të tilla ka edhe ndonjë grua/femër në komunë tuaj që nuk arrinë të punësohet veç pse bartë shaminë?

Po, ka edhe raste tjera që nuk janë pranuar në punë edhe pse ndoshta shumë vite kanë aplikuar, por kurrë një gjë e tillë nuk ju ka mundësuar (njoh një rast që diku 10 vite është refuzuar).

Mund ta ceku dhe një rast tjetër, pasi i ka kaluar të gjitha procedurat dhe në momentin kur mësuesja me shami është dasht t’ia filloj punës, asaj ja kanë rishpallur konkursin. Pastaj janë anashkaluar në përzgjedhje, e gjitha vetëm pse janë me shami nuk kanë hyrë në listën e intervistimit.

Besa ka raste kur edhe mësueset të cilat janë duke punuar kanë shprehur dëshirën për ta mbajtur shaminë, mirëpo nga zyrtarët e DKA-së janë kërcënuar me largim nga puna. /tesheshi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne