7 prill mos ardhësh kurrë!

Nga Sevo Tarifa

“Ngrihuni, bini, na pushtoi Musolini”, ishte thirrja e popullit shqiptar kur na pushtoi fashizmi italian. Rinia brofi e para më këmbë! Dhem e zbërtheu këtë thirrje në këngë: “Rini, rini, përpara ti, Si dielli shkrep e vetëtin, Si zjarr rrufe përpara shko, Për vatër e nder, rini lufto”! Rinia e ndjente e para rrezikun që i kanosej asaj dhe mbarë popullit. Dhe u kacafyt me pushtuesit, si  të parët e saj, që “Kacafiteshin bel më bel/  si shqipoja me skifter”.

***

Në pjesëmarrjen e rinisë gjatë  LANC dallojmë tri faza kryesore:

Faza e parë, prill 1939-tetor 1941: karakteristike ishte qëndresa antifashiste. Pushtuesit u pritën sulmin fashist jo me lule, por me “lulet” e vezmeve, me plumb ballit. Simbol i kësaj rezistence “Ishte Mujo Ulqinaku, një kapter, që lufton e vdes me  nder”. Kryefjala: duam armë! Në Tiranë rinia u vërsul shpejt tek pallati i Zogut, që ruhej nga qindra xhandarë. E revoltuar ajo thërriste: “Armë! Armë!”. Por këto nuk u dhanë asnjëherë nga mbreti dhe pushtetarët e tij.Në Durrës  një grup patriotësh me Mujo Ulqinakuin në krye hapi depot dhe mori armë.  Kudo demonstrata, pa armë. Por këto u gjetën sipas thirrjes së popullit:  “Në mos kini armë, gjeni/  ia rrëmbeni atij qeni”.

     Tipar dallues i atyre ditëve ishte: pjesmarrja e rinisë në demonstrata antifashiste. Në Tiranë tonin e jepte rinia e shkollave të mesme: gjimnazi, Instituti Femëror dhe shkolla teknike. Java e parë ziente prej tyre. Demonstratat përsëriteshin nga viti në vit, sidomos në çdo 7 prill e 28 Nëntor. E fuqishme ishte demonstrata e Tiranës e 28 tetorit 1941, e cila  ndikoi edhe në qytete të tjera. Sa më shumë shtohej agresiviteti fashist, aq më tepër forcohej Antifashizmi i rinisë dhe i mbarë popullit. Aksionet pasonin njëri-tjetrin. Sot zhdukej fotografia e Musolinit, nesër shuheshin dritat në banesat e fashistëve, pasnesër gjendeshin të shkruara nëpër mure parulla antifashiste. Fashistët alarmaoheshin. E shohim këtë edhe në dokumente te tij:

Studentët kanë deklaruar se nuk kanë për të sallutuar fashistikisht”. Në shkollë po shpërndahen dorë më dorë tekste këngësh komuniste të daktilografuara”. “Studentët kanë deklaruar se nuk do të vijnë në shkollë pa u pranuar rishtazi shokët e tyre të përjashtuar”. “Nxënësit bëjnë grevë e nuk pranojnë të hyjnë në klasë”. “Mosbesim e pakënaqësi vihet re në ambientet shkollore”. “Janë gjetur të ngjitura me thumba disa bileta të vogla, të cilat përmbajnë të shkruara në gjuhën shqip e italisht fjalët “Poshtë Duçja”, “Poshtë Italia”. Komanda e Përgjithshme e Milicisë Fashiste kërkonte të dërgoheshin “komisarë shtetërorë, që do të merrnin drejtimin e shkollave”. Dhe jepeshin urdhëra: “Porositeni në mënyrë kategorike që të dispononi të gjitha masat preventive që, më 7 prill të mos bëhet asnjë mbledhje ose manifestim, si nga ana e studentëve, ashtu dhe nga populli”. Demonstratat që shpeshherë organizoheshin me inisiativë të rinisë, ishin bërë tmerri i armiqve.

Faza e dytë, nëntor 1941- gusht 1943. Në këtë fazë lufta e rinisë  merr tipare të reja: forcohet organizimi dhe zgjerohet pjesëmarrja e saj në veprimtari e Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, duke u ngritur cilësisht në nivel më të lartë. Themelimi i Partisë Komuniste i dha rinisë  zemër, forcë, besim, organizim, optimizëm. Tani, me Partinë në krye ajo do do të bëhej, sic thoshte Enver Hoxha “Forca më e madhe, më e gjallë e më aktive për çlirimin e vendit nga pushuesit e huaj”.

Dy javë pas themelimit të Partisë, më 23 nëntor 1941, nën hundën e fashistëve dhe spiunëve u krijua Organizata e Rinisë Komuniste, kryedetyra e së cilës ishte pjesëmarrja e saj në luftë. Në rend të ditës ishin aksione politike e luftarake. Forcohej kundërpropaganda ndaj pushtuesit dhe tradhtarëve të vendit. Fashizmi botonte 30 gazeta e revista, thelbin e të cilave e përbënin mashtrimi dhe shpifja, për të penguar pjesmarrjen e rinisë në luftë antifashiste. Por armiqtë merrnin përgjigjen që meritonin.  Në një thirrje nëntor 1942 lexojmë: “Të demaskojmë politikën e okupatorit e të tradhtarëve. Të ndihmojmë Luftën Nacionalçlirimtare”.

Në fillim lufta me armë nuk përbënte formën kryesore të luftës së rinisë. Goditjet me zjarr ishin sporadike. Tani,  Rinia i përgjigjej thirrjeve:  “Forco dhe shtrëngo radhët e tua…formo frontin e pathyeshëm të brezit të ri në luftë kundër zaptuesit”. Në një trakt lexohej: “Rinia e ka zanun fashizmin për gryke e nuk e lëshon sa ta shikojë të vdekur”. Në një tjetër: “Rinia shqiptare merret vesh me armikun vetëm me tytën e pushkës. S’ka manovër që na kthen. S’ka forcë që na mposht. Për rininë ka vetëm një rrugë: luftë deri në fitore”. Regjimi fashist në alarm. Në një qarkore bëhej thirrje: “Prindër, shpëtoni fëmijët, familjen, veten, kombin. Shkolla kombëtare është në rrezik”.  Dhe prindrit iu përgjigjën “Ne s’mund të jemi kundër djemve tanë. Në janë komunistë, le të jenë. Zemrat e tyre rrahin për Shqipërinë si dhe tonat”.

Në  fund të vitit 1942 e fillim të vitit 1943 lufta çlirimtare mori një zhvillim të riNë qendër të detyrave të brezit të ri ishte thirrja: “Çdo bir i këtij vendi të jetë një ushtar i LANÇ-it”. Dhe djem e vajza iu ngjitën malit. Qendra e rezistencës së rinisë punëtore e shkollore u zhvendos nga qytetet në zona të çliruara e të pushtuara, në veprime të përbashkëta me rininë e fshatit. Në një qarkore të K.Q të Rinisë bëhet thirrja: “Rinia të mbushë radhët e çetave partizane, të lërë bankat e shkollës, të lërë zanatin, qytetin dhe të luftojë me armë në dorë kundër fashizmit”.Rinia ishte energjia, vrulli dhe forca e gjallë e çetave partizanëve.

Faza e tretë, shtator 1943-nëntor 1944, dallohet nga masiviteti i luftëtarëve të rinj, nga pjesëmarrja e gjerë e tyre në luftë legale e ilegale. Radhët partizane mbushesshin me vajza e djem. Njësitet guerile shtohen me filiza të rinj. Në shtator 1943 njlsitet guerile arritën në 40, prej të cilëve 23 ishin njësite të rinisë. Me guerilasit, sidomos me të rinjtë bëhej përgatitje e veçantë për vigjilencë, shpejtësi, konsperacion, për aksione. Njëherësh  nga Tirana shkuan në mal 200 guerilas, që u zëvendësuan me të rinj të tjerë. Më 10 nëntor 1943, Gogo Nushi i shkruante Enver Hoxhës; “Gjatë një jave kemi dërguar në mal 60 vetë”.

      Veçori dalluese e kohës ishte shtimi i radhëve të organizatës së rinisë komuniste dhe nën drejtimin e saj organizimi dhe rritja e daljes vullnetare të të rinjve komunistë e antifahistë. Në qarkun e Tiranës numri i të rinjve komunistë arriti rreth 1000, nëpër lagje aktivizoheshin 1200 pionierë. Sytë e rinisë ishin drejtuar nga mali. Në Elbasan, brenda ditës lanë bankat e Shkollës Normale 100 djem e vajza dhe dolën malit. Brenda një dite, 68 vajza nga Fieri, u radhitën në rreshtat e luftëtarëve të lirisë.

Shkonin partizanë vuillnetarë më shumë se një nga një numër familjesh. Nga shtëpia e Fazlli Muskës prej krahinës së Mokrës dolën partizanë pesë vëllezër. Babai i dëshmorit Ferit Bregu shprehej: “Të pestë djemtë e mi le të shkojnë partizanë”. Dhe katër prej tyre ranë dëshmorë. Heroi Dino Kalenja shprehej “Këta yje që kemi në ballë janë liria që duam dhe kërkojmë”.Dëshmorja Donika Dule thoshte prerë: “Ne të rejave dhe grave na takon të bëjmë një luftë të dyfishtë, sepse kërkojmë jo vetëm lirinë e Atdheut tonë të dashur, por edhe lirinë tonë si gra, që të mos vuajmë si nënat tona nën zgjedhë të dyfishtë”. Rinia Komuniste u bë pararoja e Rinisë Antifgashiste.

     Rinia ishte shpiti i punës kulturore të luftëtarëve të lirisë rreth zjarrit partizanët. Ky zjarr ndizej në vede të padukshme që të mos diktohej nga armiku: në qafa, në gërxhe, pas kodrave e në përrenj.  Zjarri ishte si “shtëpi kulture”, si “klasë shkolle”. Rreth tij zhvilloheshin kursi i luftës kundër analfabetizmit, këngët e vallet, biseda politiko-morale,. Informacione për situatën etj, Nuk mbetej pas dhe “teatri partizan”. Aktorë e regjizorë ishin partizanët. Kultura artistike ishte ngjitur lart malit

Brezi i ri rritej e kalitej në aksion e sipër. Në Tiranë aksionet përbënin një varg të gjatë margaritar, njëri prej tyre është ai i 17 janarit 1944 në Shkollën e Kuqe. Atë mbrenje, pionirët debatikas  thyen të gjitha llambat elektrike të rrugëve ku do të kalonin njisitet sulmuese. Natën, 14 partizanë të Brigadës II Sulmuese, të udhëhequr nga komunisti trim Kozma Nasta, Hero i Popullit, kapërcyen lumin e Tiranës dhe u futën në qytet. Këtu i prisnin anëtarë të njisiteve guerile. Me kujdes, iu afruan ndërtesës ku ishte posta e xhanarmërisë. Asgjësuan rojen dhe në befasi u sulmua grupi armiqësor. U vranë 25 xhandarë dhe mbetën dhjetra të plagosur. Ishte një aksion trimash, që alarmoi armiqtë.

***

Me shpirtin e saj atdhetar rinia e Shqipërisë ishte në vijën e parë të sulmit kundër pushtuesve dhe shërbëtorëve të tyre kolaboracionistë. Betimi i saj ishte “Ja liri, ja vdekje”. Dhe jetën e tyre të re  të rinjtë nuk e kursenin. Shembullin e lartë e dha udhëheqësi i parë saj, Qemal Stafa, fjalët e të cilit për dëshmorët ishin: “O heronj, o dëshmorë! Ju përherë jeni pranë nesh.  Emrat kujtimet tuaja janë të pavdekshëm. Historia me gërma të arta do të përshkruaj heroizmin tuaj. Dhe çdo ditë do të gjunjëzohemi pra kujtimit tuaj”. Heronj e dëshmorë të tjerë skuqën male e fusha të vendit ”Flisni ju, o male, fusha e bregore. Ju livadhe, lumenj, rrugë e pyje,   J u, që për luftëtarët ishit llogore,  Dhe  patë dëshmorët që binin si yje! “ Lufta Antifashiste e mësoi rininë si të luftonte me heroizëm edhe kundër pushtuesit të ri nazizmit gjerman. Dhe sot na mëson si të mbrojmë vlerat, idealet dhe fitortet e kësaj lufte legjendare nga rreziiku i neofashizmit. LANÇ ka rëndësi kombëtare e ndërkombëtare, na lidhi në Aleancë  me Fuqi të Mëdha anglo-sovjeto-amerikane.

Shtat prill, mos ardhësh kurrë!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne