7 thënie të mëdha nga shkencëtari dhe fizikanti i madh Stephen Hawking

Stephen Hawking ishte një fizikant legjendar, kozmolog dhe autor i shumë librave shkencorë. Nga një vështrim i shkurtër i trashëgimisë së tij kemi nxjerrë disa nga thëniet e tij më të mëdha.

Gjatë diagnostikimit me sklerozë laterale amiotrofike (ALS ose sëmundja Lou Gehrig), shanset për të jetuar ishin vetëm deri në dy vjet. Por Hawkings i habiti të gjithë, pasi jo vetëm që jetoi por edhe filloi të udhetojë në të gjithë planetin duke mbajtur leksione dhe shkruajti mjaft libra të famshëm të tillë si “Një histori e shkurtër e kohës” dhe “Universi brenda në guaskë”.

Ish-profesori i matematikës i Universitetit të Kembrixhit u bë i njohur për kontributin e tij në fizikën gravitacionale dhe mekanikën kuantike, por shumë e kujtojnë atë për mendjen e tij të mahnitshme, skepticizmin e mprehtë të përzier me besimin tek humanizmi dhe kuptimin e thellë të shpirtit njerëzor. Këtu kemi vetëm disa nga anekdotat e tij më të mira nga lista e gjatë e thënieve më të mira të pasurisë dhe mençurisë që ai la pas.

“Ne jemi vetëm se një specie me e përparuar e majmunëve brenda një planeti të vogël të një ylli të mesëm. Por ne mund ta kuptojmë Universin. Kjo na bën ne diçka shumë të veçantë.”

“Nëse do të na vizitonin alienët, rezultati do të ishte i ngjashëm me vajtjen e Kolombit në Amerikë, gjë e cila nuk u prit mirë nga vendasit amerikanë. Duhet të shohim tek vetja jonë për të parë se si jeta inteligjente mund të zhvillohet në diçka që nuk do të donim ta ndeshim.”

“Armiku më i madh i diturisë nuk është injoranca, por iluzioni i diturisë.”

“Një, mos harroni të shikoni lart në yje dhe jo poshtë këmbëve tuaja. Dy, kurrë mos u dorzoni në punën tuaj. Puna jep kuptim dhe qëllim, pa atë jeta është bosh. Tre, nëse jeni me fat që keni gjetur dashurinë, mbajeni mend se ajo është aty dhe mos e flakni tutje.”

“Këshilla ime për njerëzit e tjerë me aftësi të kufizuara është: Përqendrohuni tek gjërat ku aftësia juaj e kufizuar nuk ju pengon nga të bërit mirë dhe të mos ju vijë keq për gjërat në të cilat ajo ndërhyn. Mos u shkatërroni shpirtërisht si dhe fizikisht.”

“Kështu që nëse herën tjetër dikush ju ankohet se keni bërë një gabim, i thoni atij se mund të jetë një gjë e mirë. Sepse pa pasur mangësi, as ti dhe as unë nuk do të ekzistonim.”

“Qëllimi im është i qartë. Ai është një kuptim i plotë i universit për arsye se është ashtu siç është dhe për arsye së në fund të fundit ekziston.”  /rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne