732 “Kështjella” në Turqi në mëshirë të fatit

Një fshat i mbushur me 732 vila në Bolu të Turqisë ka mbetur në mëshirë të fatit për shkak të një vendimi gjykate që e ka detyruar grupin ndërtues që të shpallë falimentin.

Kompania ndërtuese është detyruar nga gjykata që të shpallë falimentin për shkak të borxhit 27 milionë dollarësh të krijuar nga kompleksi “Burj Al Babas”.

Projekti në malet piktoreske të kësaj zone parashikonte 732 vila në formë kështjellash, pishina, banjo turke, qendra shëndeti e bukurie, një qendër tregtare dhe një xhami.

Klientë nga Katari, Bahreini, Kuvajti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite kishin prenotuar vilat që variojnë nga 370-530 mijë dollarë, por problemet e hasura me arkëtimin e parave nga porositësi krijoi borxh për grupin ndërtues.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne