8 arkivole, kujë në familjen Zykaj. Gjyshi i autorit: Si i gjeta familjarët të vdekur, ulërija por…

Kujë në familjen Zykaj! Tetë arkivolet kanë mbërritur në shtëpinë përdhese në fshatin Resulaj të Selenicës, ndërsa pritet sot të përcillen në banesën e fundit.

Gra me rroba të zeza, pikëllim dhe kujë… Familja Zykaj ku u shuan tetë anëtarë midis tyre dhe dy fëmijë ka hapur dyert e mortit. Nga sa mësohet, ata do të varrosen në tokat e tyre afër banesës, pasi ky siç mësohet është amaneti i gjyshit, kryefamiljarit Demir Zykaj 76-vjeç, që u ekzekutua pa mëshirë. Të afërmit thonë se Demiri e kishte lënë me amanet që kur të vdiste të varrosej në tokat e tij dhe nga sa mësohet kështu do të bëhet. Ndërkohë që gjyshi i autorit të masakrës së Selenicës ka treguar për momentet e tmerrit nga gjithë ajo që i kanë parë sytë. Ai ka dhënë se familjet nuk kishin konflikte dhe se do të shkojë në varrim.

“Ishim në një drekë familjare. Ai piu një birrë dhe një tjetër e mori me vete. Unë u ngrita nga tavolina pak më shpejt dhe pas meje u ngrit edhe ky. I thashë ça do bësh? – Më tha do nxjerr dhentë”, – ka treguar gjyshi.

Ai thotë se jeton në shtëpinë më lart, jo me Ritvanin, pasi jeton me djalin tjetër. Kujtim Zykaj tregon se si e gjeti të vëllain me nusen dhe nipin me bashkëshorten e tij dhe dy të vegjlit.

“Këtu vija pasdite, vija në mëngjes. Nuk kishte konflikte. Më është vrarë vëllai me djemtë, mbesa e nusja. Nuk kishin konflikte. Nipin dhe nusen i gjata të vrarë në avlli. Pashë vëllanë dhe kunatën të vrarë. Ulërija më kot, askush nuk më dëgjonte. Erdha tek byrazeri e gjeta përmbys. E rregullova, gjeta dhe gruan i ujdisa. Pastaj gjeta nuset. Të tërë i gjeta përjashta. Pastaj shkoj tek nipolli i vogël. Ajo ishte kujë e zezë”, ka thënë mes lotësh i moshuari, nipi i të cilit pa mëshirë ekzekutoi tetë persona.

Burimi: GSH

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne