Më 8 mars mbahet takimi i parë për normalizimin e marrëdhënieve Turqi-ShBA

Takimi i parë i tre komiteteve teknike, që janë krijuar ndërmjet Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) me qëllim për të prodhuar zgjidhje për një sërë çështjesh të hapura, kryesisht lufta kundër organizatës terroriste FETO, Iraku dhe Siria, do të mbahet në datat 8-9 mars në ShBA.

Gjatë vizitës që bëri në Ankara në datat 15-16 shkurt Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, u mor vendimi për krijimin e 3 komiteteve në fjalë me qëllim për të trajtuar çështje të rëndësishme si Siria, FETO dhe Irak dhe për të kontribuar në normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Delegacionet turke dhe amerikane përgjegjëse për dosjen e Sirisë, pjesë e njërit prej tre komiteteve teknike dhe i fokusuar më shumë në problemet e antiterrorizmit, takimin e parë do ta zhvillojnë në Uashington në datat 8-9 mars.

Një nga çështjet prioritare të agjendës së komitetit të Sirisë do të jetë kërkesa e Turqisë për të spastruar provincën e Menbixhit, që ndodhet në pjesën perëndimore të Lumit Eufrat, nga organizata separatiste terroriste PYD/PKK.

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) më herët kishte thënë se Menbixhi përbën prioritet në përpjekjet e Ankarasë për normalizimin e marrëdhënieve me ShBA.

Palët nuk i kanë saktësuar ende datat se kur do të mblidhen dy komitetet e tjera teknike./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne