8 vite burg për murgun budist që abuzoi seksualisht me 7 djem

Një prift budist i paditur për më shumë se 25 akuza për abuzim seksual, është dënuar me shtatë vjet dhe nëntë muaj burg në Gjermani. Viktimat e tij për mbi 15 vjet ishin shtatë djem, të moshës katër deri në 13 vjeç.

62-vjeçari, i identifikuar si Hans D. [AP] ose Genpo D. [Suddeutsche Zeitung] për arsye të privatësisë, u dënua në gjykatën shtetërore të Augsburgut, njoftoi agjensia e lajmeve dpa.

Murgu gjithashtu u kishte shkrepur fotografi pornografike viktimave të tij, dhe zotëronte pornografi të tjera fëmijëshs, njoftoi AP.

Ai i pranoi krimet e tij që datojnë që në vitin 2001, kështu që rasti do të jetë një gjyq i shpejtë dhe kjo do të thotë që viktimat e tij nuk do të shfaqen në gjykatë.

Krimet e budistit u zbuluan në korrik 2016, kur një grua raportoi në Departamentin e Hetimeve Kriminale. Ajo pretendonte se kishte ardhur pranë klerit sepse po kërkonte ndihmë: i shoqi kishte vdekur dhe prifti i ofroi ndihmën e tij. Mes tyre filloi një lidhje, por prifti abuzonte me dy djemtë e saj. Ai vazhdimisht kishte kryer marrëdhënie seksuale orale me fëmijët e saj dhe kishte shkrepur fotografi të pahijshme duke përdorur telefonin e tij, që “tregonin pjesët seksuale të zhveshura”, sipas prokurorisë, siç përmendet nga Sueddeutsche Zeitung.

Sipas gjykatësit, prifti Zen aplikonte gjithmonë të njëjtën taktikë me viktimat: ai përdorte personalitetin e tij karizmatik për t’i detyruar fëmijët t’i nënshtroheshin. Marrëdhënia e besimit e zhvilluar mes murgut dhe viktimave luante gjithashtu një rol të veçantë, shtoi gjykatësi Lenard Hoesch.

Prokuroria shtoi se prifti kishte kërkuar në mënyrë specifike për të mitur në situata të vështira. Për shembull, një nga viktimat ishte një djalë refugjat, babai i së cilit ishte vrarë. Në një rast tjetër, ishte një adoleshent me probleme të drogës, i cili ishte dërguar në tempullin budist nga prindërit e tij.

Fotot nga salla e gjyqit treguan priftin që mbulonte fytyrën e tij nga fotografët.

Genpo D. pësoi një goditje dy vjet më parë dhe e përshkroi këtë si një dënim nga Perëndia, siç raportohet nga Suddeutsche Zeitung. Dëshmitarët në gjykatë thanë se krahu i majtë i priftit dridhej shpesh.

Dënimi përfundimtar është 21 muaj më shumë nga se avokati i të pandehurit kishte kërkuar. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne