80-vjeçari i krishterë që ua mëson fëmijëve leximin e Kur’anit (Video)

Një egjiptian i krishterë i cili ua mëson fëmijëve myslimanë leximin e Kur’anit, ka fituar dashurinë e njerëzve në të gjithë botën arabe dhe më gjerë, pasi historia e tij u shpërnda nga një numër mediash dhe rrjete sociale.

Ayad Shaker Hanna, i ka ndihmuar fëmijët myslimanë në fshatin e tij Akoris për të mësuar Kur’anin përmendësh për dekada të tëra.

80-vjeçari ka një klasë të vogël në shtëpinë e tij për mësimin e aftësive shumëllojshme, duke përfshirë këtu edhe leximin dhe shkrimin. Ai thuhet se është personi i parë që ka mësuar të lexojë në Akoris, pjesë kjo e provincës Minya të Egjiptit të Epërm.

“Por, kur vjen puna te dhënia e marrja dhe nevojat… është dashuria ajo që ne kemi ndarë në këtë fshat për një kohë të gjatë”.

Imami lokal mysliman thotë se: “Për një kohë të gjatë ju kemi thënë fëmijëve tanë që të shkojnë te mësues Ayedi, pasi është provuar se si si njeri kultivon parimet dhe i edukon drejt fëmijët”.

Ayad e pranon se ai ndihet i afërt me Zotin kur lexon Kur’anin, të cilin ai e ka mësuar në shkollë, sepse siç thotë përmban mesazhe dashurie dhe mëshire.

Burimi: Koha islame

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne