A do fitojë azil politik ‘Dëshmitari X’? Flet ministri i Brendshëm në Kosovë

Ministri i Brendshëm në Kosovë, Bejtush Gashi ka folur për Albert Veliun i njohur si ‘dëshmitari X’, i cili u ndalua pak ditë më parë në Kosovë bashkë me djalin pasi kishin hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës.

Gjatë një vizite në pikat kufitare në Morinë dhe Shishtavec, ministri i Kosovës tha se Albert Veliu ka kërkuar azil politik në Kosovë dhe po kryhen të gjitha procedurat pas kërkesës së bërë.

“Albert Veliu ka kërkuar azil politik në Kosovë. Jemi duke kryer te gjitha procedurat pas kërkesës së bërë nga Albert Veliu, i njohur si “Dëshmitari X ”. Kosova është e detyruar të zbatojë konventat ndërkombëtare” – tha ministri i Kosovës.

Albert Veliu është personi që shfaqet në audio-përgjimin e publikuar nga PD, ku thuhet se flet për pazare droge me vëllain e ministrit të Brendshëm shqiptar, Agron Xhafaj./ lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne