Në stadiumin olimpik të Luzhnikit, sot në orën 17.00, kampionia e botës në fuqi Gjermania, do të nisë konkurimin në këtë kompeticion, për të synuar titullin e pestë botëror të saj.

Pyetja kryesore që shtrohet para trajnerit dhe tifozëve gjermanë është se, a do të jetë i gatshëm Mesut Ozil (29 vjeç), kundër Meksikës në njëmbëdhjetëshin fillestar? Ylli i “Arsenalit” luajti në Angli një sezon të bukur, por kohët e fundit kishte probleme me lëndimin në gju.

Por Julian Draxler (24 vjeç) thotë se, “Mesut është lojtari ynë më krijues. Unë jam i sigurt se ai do të jetë atje (në fushën e lojës) kur të jetë e nevojshme – dhe pastaj… do të luajë një turne të mirë.” Ai shton më tej: “Nuk kam asnjë ide nëse trajneri i kombëtares tashmë e ka vendosur formacionin.”

Nëse Ozil do të qëndrojë jashtë, Draxler ndoshta do të luajë në të majtë, ndërsa Reus në pozicionin e mesfushorit. (ATSH)

25