Sipas pretendimeve të medias italiane, Karim Benzema, sulmuesi i Realit të Madridit, ka rënë dakord për kalimin e tij te Milani.
Media raporton se këtë fillimjavë, presidenti Ludovic Fattizzo, përfaqësuesit e Benzemas, trajneri Gennaro Gattuso dhe drejtori sportiv, Massimiliano Mirabelli janë takuar në Milanelo, qendra sportive e Milanit.
Sipas tyre Benzema ka pranuar ofertën e Milanit, klub të cilit, me vendim të Gjykatës së Arbitrazhit së Sportit, iu lejua të luajë në Europe League, pavarësisht vendimit të mëparshëm të Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) për përjashtimin e klubit të famshëm nga garat evropiane për shkelje të ”fair play”-it financiar.
Milan i ka ofruar Benzemas të njëjtën pagë si te Reali, që është nëntë milionë euro në vit dhe kontratë deri në vitin 2022.
Benzema filloi karrierën te Olimpik i Lionit. Me Realin ka luajtur 413 ndeshje dhe ka shënuar 192 gola. Me fanellën e kombëtares franceze ka luajtur 81 ndeshje dhe ka shënuar 27 gola. (ATSH)