A e dini se kur ka ardhur kafeja në Anadoll?

A e dini se kafja është sjellë së pari në Stamboll nga Jemeni në shekullin e 16-të dhe më pas ishte e njohur si “Kafe Turke” për shkak të mënyrës së gatimit e shpikur nga turqit?

Sipas disa gojëdhënave “kafja” u soll në Turqi në vitin 1555 nga ana e dy sirianëve të quajtur Hutm dhe Shems.

Gjatë sundimit të Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm, Guvernatori i Jemenit, Ozdemir Pashai, e shijoi këtë pije shumë dhe e solli atë në Pallatin Otoman për t’ia paraqitur atë Sulltanit. Më pas në pallat u formua një organizatë e kafexhinjve të lidhur me kafexhiun kryesorë. Madje në konakë punësoheshin shërbëtorët vetëm për të përgatitur kafe.

Prezantimi dhe u përhapja e kafes turke në Evropë u bë në saje të tregtarëve venedikas në vitin 1615 dhe të tregtarëve marsejezë në vitin 1650./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne