A e dini se qendra tregtare e parë e mbuluar në botë është Kapallëçarshia (Kapalıçarşı) në Stamboll?

Qendra e parë dhe më e madhe e mbuluar tregtare në botë është Kapallëçarshia (Kapalıçarşı) në Stamboll, që do të thotë “treg i mbuluar”. Kapallëçarshia, e cila u ndërtua nga Sulltan Mehmeti II, është një vend historik tregtar i rrethuar me dyqane të mbuluara me çati dhe kube. Kjo qendër tregtare, themelet e së cilës janë hedhur në vitin 1461, me dizajnin e saj estetik ngjason me një labirint gjigant. Kjo vepër historike që ka afërsisht 60 rrugica dhe mbi 3.600 dyqane, shtrihet mbi një sipërfaqe 30.700 metra katrorë gjithsej.

Bezistani i parë në Stamboll ishte ndërtua në vitin 1460 dhe ishte quajtur Xhevahir (Cevahir). Të ardhurat e bezistanit i ishin lënë Sulltan Mehmetit II për t’i përdorur për Xhaminë e Shën Sofisë. Më vonë këtu u hapën edhe dyqane të tjera, ndërsa qendra u kthye në qendër të jetës tregtare të Stambollit. Kapallëçarshia edhe sot vazhdon ta ruajë gjallërinë e dikurshme. Në vartësi të stinës çarshinë e vizitojnë çdo ditë nga 250 deri në 400 mijë njerëz./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne