A e ka arritur qëllimin e vet “Konferenca e Bashkimit Islamik”?

Konferenca e 32-të Ndërkombëtare e Bashkimit Islamik u zhvillua në Teheran javën e kaluar. Në këtë konferencë në të cilën morrën pjesë më shumë se 300 politikanë dhe mendimtarë nga bota islame. Disa personalitete nga Turqia ndan mendimet e tyre me Mehr-in.

Uniteti islam nuk mund të krijohet pa Iranin

Zëvendëskryetari i partisë Saadet, Hasan Bitmez ka dhënë një intervistë për agjencinë e lajmeve Mehr, ku ka vlerësuar faktorët që kërcënojnë botën islame, rolin e Arabisë Saudite në botën islame, si dhe sanksionet e SHBA-së ndaj Iranit dhe Turqisë:

– Është me rëndësi të veçantë që një takim i tillë po zhvillohet në një periudhë trazimi në çdo rajon të botës islame. Është e rëndësishme që një takim i tillë po zhvillohet në një periudhë kur po zbatohen sanksione si ndaj Jemenit, Sirisë dhe Iranit. Këtu natyrisht që shfaqen disa ide. Kështu ata duhet të paraqesin një zgjidhje e cila do të zhduk problemet e botës islamike dhe mungesën e unitetit të tyre. Prandaj, këtë e shohim si një takim të rëndësishëm.

Themelimi i unitetit islam në një kuptim themelor, nuk është diçka që mund të bëhet vetëm përmes konferencave dhe zgjuarsisë së popujve. Shtetet duhet të ndërmarrin hapa në mënyrë që së bashku, të rrisin forcat e tyre në aspektin ekonomik, kulturor dhe ushtarak. Pra sot janë vendosur embargo ndaj Iranit dhe Turqisë dhe ekonomia e tyre është duke përjetuar vështirësi. Në një situatë të tillë, muslimanët duhet të bashkohen në aspektin ekonomik dhe atë të sigurisë. Me bashkimin e tyre në aspektin e sigurisë, nënkuptojmë: jo bashkimin e armëve kundër njëri tjetrit, por formimin e një force ushtarake kundër të gjitha kërcënimeve që vijnë nga jashtë kundër vendeve islame dhe muslimanëve pakicë. Ata duhet të rrisin tregtinë e tyre në aspektin ekonomik. Ndërsa në aspektin kulturorë, ata duhet t’i shohin si të rëndësishme vendet e pushtuara si Kashmirin, Sirinë, Irakun, Afganistanin, dhe të veprojnë në përputhje me këtë.

– Para së gjithash, është e dobishme të thuhet se uniteti islam nuk mund të krijohet pa Iranin. Prandaj, Irani duhet të jetë një nga gurët themelor në rrugën drejt unitetit islam. Më saktësisht, formimi i untetit islam së bashku me Turqinë dhe Iranin është një pikë e cila nuk duhet të injorohet. Irani sot është një nga dy vendet i cili ka mundësi bërthamore. Në këtë drejtim, vendet e tjera islamike duhet të përfitojnë nga mundësit që i ka Irani, po ashtu edhe Irani duhet të përfitoj nga mundësit që i kanë vendet e tjera islamike. Është një gabim i madh që sionistët të zbatojnë embargo ndaj vendeve islame me kërkesën e SHBA-së. Irani dëshiron rëndësi për unitetin islamik edhe tani, edhe në të ardhmen. Qeveria aktuale e Iranit është një qeveri e ndjeshme në këtë aspekt.

Çështja palestineze është objektivi kryesor i të gjithë muslimanëve

Nurettin Shirin, kryeredaktor i Kudüs TV, i cili mori pjesë në koferencë, ka vlerësuar çështjen e botës islame për agjencinë e lajmeve Mehr:

– Para së gjithash, uniteti islam është një adhurim dhe detyrë fetare dhe morale e muslimanëve, pra jo një taktikë, por një strategji. Konferenca Ndërkombëtare e Bashkimit Islamik këtë vit është marr me çështje më praktike. Çështja palestineze ka vënë në dukje detyrat dhe përgjegjësit e muslimanëve ndaj Amerikës dhe sionistëve, ndaj tradhëtive të Al Saud dhe aleatëve të tij.

– Imam Khomeini, i cili ka vendosur modelin më të bukur të Republikës Islamike dhe rendin e tij, është shfaqur kundër kërcënimeve të brendshme apo të jashtme ndaj botës islame. Imam Khomeini thotë dy gjëra. E pari është ringjallja e mendimit islam. E dyta është lufta kundër arrogancës globale. Imam Khomeini dëshiron të largojë shoqëritë islamike larg ideve të vjetra dhe fanatizmit dhe t’i drejtojë ata në mendimin e vërtetë islam. Përveç kësaj, fryma e rezistencës ndaj Umetit kundër strategjive të botës dhe të sionizmit është të fitojë vetëdijen dhe praktikën. Për shëndetin e Ummetit Islam dhe parandalimin e kërcënimeve duhet të zbatohen këto dy mënyra.

– Konferencat, si ajo e Bashkimit Islamik, si ndonjë konferencë tjetër, kanë dobi në kuptimin e vetëdijes dhe zgjimit islamik, në aspektin e Për shëndetin dhe unitetin e umetit islamik. Por nuk është zgjidhje që vetëm të organizohet një konferencë dhe vetëm të flitet. Por duhet të ndërmerren hapa praktik. Duhet të identifikohen armiqtë e vërtetë të umetit islam. Kush është armiku numër një? Armiku numër një janë Sionizmi dhe Amerika. Armiku numër dy është Al Saud, shërbëtori i Sionizmit dhe Amerikës. Nëse nuk themelohet një strategji e përbashkët, një luftë e përbashkët dhe një front i rezistencës që do të drejtojë urrejtjet, zemërimet, reagimet dhe luftën tonë drejtë armikut tonë të vërtetë, atëherë konferencat do të mbesin vetëm fjalë. Edhe slogani i kësaj konference, “Jeruzalemi, Boshti i Umetit” është gjithashtu shumë i bukur. Sepse çështja e Jeruzalemit është objektivi kryesor i të gjithë muslimanëve dhe popujve. Më saktësisht, boshti më i rëndësishëm për t’u mbledhur rreth tij është Jeruzalemi.

Nuk ka diskriminim sektar në Iran dhe Turqi

Gjatë konferencës, asistenti për Hulumtime i Universitetit të Pamukkales, Halil Ishilak ka dhënë një intervistë për agjencinë e lajmeve Mehr, ku ka vlerësuar faktorët që kërcënojnë botën islame, çështjen palestineze dhe marrëdhëniet në mes të Iranit dhe Turqisë:

– Ne përsërisim se në thelb, nuk ka konflikt sektar në Islam, por kohëve të fundit duket sikur ka një tendencë drejtë konflikteve sektare, jashtë kontrollit tonë; tashmë situata në Irak dhe Siri ka filluar të lexohet si një lloj konflikti sektar. Një nga problemet tona të tjera është se ne muslimanët jemi më pasiv dhe nuk jemi pala që prodhojmë informacione. Perëndimi po prodhon informacione si dhe statistike, dhe ne përmes këtyre informacioneve, po përpiqemi të lexojmë gjeografinë tonë. Për shembull, Perëndimi e përshkruan kështu gjeografinë e Irakut në aspektin e statistikave: 40 për qind e këtij vendi janë shiit, 30 për qind janë sunitë dhe rreth 20 për qind kurd. Informata të tilla statistikore po japin perëndimi, e jo muslimanët.

– Këto nuk janë statistika sektare dhe raciste sepse statistikat sektare duhet të ndahen midis kurdëve. Ngjashëm, ekziston edhe në Liban. Këto janë informatat që vijnë nga Perëndimi dhe ne (vendet islamike) duhet të arrijmë në pozicionin e gjenerimit të informacionit për ta parandaluar këtë.

-Ndihem shumë i kënaqur kur vij në Iran si turk dhe sunitë, sepse nuk ka diskriminim sektar në këto dy vende.

– Çështja që bashkon botën islame është çështja palestineze dhe sipas meje, vlera e një muslimani është aq sa ai i jep rëndësi çështjes palestineze. Për fat të keq, ndërsa disa vende të botës arabe kanë marrëdhënie me Izraelin nën një tabelë kohore, ata po zhvillojnë këto marrëdhënie haptazi. Kjo është një situatë shumë e dëmshme për ndërgjegjen muslimane. Aleanca me Izraelin nuk ka ndonjë vlerë në sytë e muslimanëve.

Burimi : Mehr / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne