A ekziston një luftë kundër Libanit? Terreni i konfliktit gjeopolitik, rritja e tensionit me Izraelin

Hizbullahu është e vetmja forcë e fuqishme shoqërore që gjendet në Liban: kjo forcë u ofron ndihmë të gjithë qytetarëve në nevojë dhe refugjatëve që vijnë atyë, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare apo përkatësia etnike. Gjithashtu në të njëjtën kohë është duke luftuar, me vendosmëri, të gjitha implantet terroriste që veprojnë në territorin libanez.

nga Andre Vltchek

Libani , ashtu siç është ndodhur edhe shumë herë të tjera në të shkuarën, edhe tani gjendet përballë një rreziku vdekjeprurës.

Arabia Saudite po ushtron një presion të madh mbi Kryeministritnlibanez Saad al-Hariri, një figurë e fuqishme por që mbetet e diskutueshme që mban shtetësi të dyfishtë –edhe saudite edhe libaneze. Rijadi pret që Libani të luajë sipas rregullave që sauditët dëshirojnë, duke anashkaluar Hizbullahun, duke i dhënë fund ndikimit iranian në vend dhe duke promovuar biznesin dhe interesat politike saudite … në të kundër tashmëështë e qartë se ndihma e huaj që vjen nga Gjiri është gjithnjë e më e kushtëzuar.

Tensioni që ekziston me Izraelin vazhdon të rritet gjithashtu. Në çdo moment mund të shpërthejë një konflikt ushtarak i cili do të sjellë pasoja shkatërruese. Gjatë periudhës nga viti 1978 deri në vitin 2006, Izraeli e ka sulmuar fqinjin e saj verior në pesë raste. Gjatë herës së fundit që Izraeli pushtoi Libanin, gjatë të ashtuquajturës Luftë e vitit 2006, të paktën 1,300 banorë libanezë mbetën të vrarë dhe 1 milion të tjerë u detyruan të zhvendoseshin.

Gjatë kohëvë të fundit Forca Ajrore Izraelite janë pa dyshim duke shkelur hapësirën ajrore libaneze nëm ënyrë të hapur, duke fluturuar mbi territorin e saj në rrugën drejt Sirisë, ku edhe po bombardojnë objektiva të përzgjedhura, duke shkelurrëndë në këtë mënyrëedhe ligje të ndryshme ndërkombëtare.

Për ta përkeqësuar edhe më shumë situatën, Izraeli ka filluar ndërtimin e një muri të shëmtuar betoni në vijën kufitare, një akt që Libani e sheh pothuajse si një deklaratë lufte. Ushtria libaneze ka marrë urdhrat e prerë për t’u përballur me buldozerët izraelitë dhe ekipet që po merren me ndërtimin e murit përsa kohë vazhdon ndërtimi i pengesës kufitare. Të dyja palët tani po përdorin palë të tjera ndërmjetësenë mënyrë që të mund të komunikojnë, megjithatë mbetet hapur shansi qëmund të bëhet një konfrontim në çdo moment.

Gjithashtu, në të njëjtën kohë,mes këtyre dy vendeve ekziston edhe një mosmarrëveshje detare, mbi një zonë të pasur me naftë dhe gaz, të cilën të dy vendet e pretendojnë si të tyren. Kjo mosmarrëveshje në një çështje të këtillë po kërcënon gjithashtu ‘paqen’ e brishtë që ekziston ndërmjet Izraelit dhe Libanit. Edhe pse disa do të thoshin, për çfarë paqeje bëhet fjalë ndrëkohë që në të vërtetë, të dyja këtovende janë ende teknikisht në luftë me njëra-tjetrën?

Më 8 shkurt të vitit 2018 AP ka raportuar se:

“Gjatë ditëve të fundit, Izraeli i ka përshkallëzuar kërcënimet e kundër Libanit duke u nisur ftesa e Libanit për ofertën ndaj kompanive për eksplorimin në det të hapur në kufirin detar të vendeve.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit Avigdor Liebermane ka përshkruar këtëtender të eksplorimit në det të hapur të Libanit si “shumë provokues” dhe parashtruar se me tëtë ofertë Libani ka bërë ftesa për oferta nga grupet ndërkombëtare për një fushë të gazit, “që sipas të gjitha përllogaritjeve i përket Izraelit.

Komentet eLiebermanjanë dënuar ashpër nga grupi militant Huzbollah dhe zyrtarë të tjerë libanezë, duke përfshirë këtu edhe Haririn, i cili ështënjë aleat perëndimor. Ai i përshkroi komentet e Lieberman-it si një “provokim të hapur të cilin Libani refuzon ta pranojë.”

Sipas atyre që ka trasmetuar Abi Assi, gjatë ditës së enjte Haririështë shprehu se zona detarepër të cilën Izraeli po pretendon sovranitet, “është në të vërtetë në pronësi të Libanit.”

Menjëherë një ditë pasi ky lajm është publikua nga agjesia e lajmeve, Ministri i Energjitikës për Libanin është shprehur se “Konflikti që ekziston me Izraelin nuk do ta pengojë Libanin që të përftojë nga rezervat potenciale që gjenden në thellësinë e detit të pozicionuar në Bllokun 9.”

Ky konsorijum ndërkombëtar i përbërë nga tre kompani gjigande – Eni italian, Totali francez dhe firmat ruse Novatek – po pret në gatishmëri fillimin e punës, megjithatë, Totali duket se po tregon gjithnjë e më shumë dyshime me pjesëmarrjen e tij si pasojë e kërcënimeve të vazhdueshme të Izraelit.

*

Është i lartë numri i njerëzve në Liban qëmendojnë se vendi i tyre ka mbeturnë mënyrë të pashmangshme mes dy të këqijave të mëdha mes djallit dhe errësirës së detit të thellë.

Për vite me radhë, lufta në Sirinë fqinje ka dërguar qindra mijëra refugjatë në të gjithë kufirin enjë shteti tëvogël Libani, duke e rënduar shumë infrastrukturën e tij që në vetvetëështë e brishtë dhe joadekuate. Lagjet e varfra të refugjatëve janë shtuar si kërpudha në luginën Bekaa, si dhe në të gjitha qytetet kryesore të vendit.

Grupet terroriste të mbështetura nga Perëndimi dhe aleatët e tij janë derdhur në gjithë pjesën kufitare dhe veprojnë në këtë rajon, ndërkohë që njëkohësisht po mundohen tëinfiltrojnë edhe në kryeqytet.

Në 2017, ushtria libaneze, së bashku me forcat siriane dhe me forcat e Hizbullahun, arritën të ballafaqohen dhe të dobësojnë në masë të madhe të dyja qelizat që kishin aty edhe Nusra edhe ISIS-i.

Hizbullahuështë e vetmja forcë e fuqishme shoqërore që gjendet në Liban:kjo forcë u ofron ndihmë të gjithë qytetarëve në nevojë dhe refugjatëve që vijnë atyë, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare apo përkatësia etnike. Gjithashtu në të njëjtën kohëështë duke luftuar, me vendosmëri, të gjitha implantet terroriste që veprojnë në territorin libanez.

Falë ndihmës që i ka ardhur qoftë nga Rusia dhe qoftë ngaHizbullahu, forcat e armatosura të Sirisë kanë arritur të rimarrin kontrollin e shumicëssë territorit të vendit të tyre dhe të afrohen gjithnjë e më shumë afër trumfit përfundimtar të kësaj lufte. Vendi tani po rindërtohet dhe qindra mijëra refugjatë që po kthehen në shtëpitë e tyre, duke përfshirë edhe ata që kanë kërkuar përkohësisht strehim në Liban.

Nëse Hizbullahu do të kishte zgjedhur që të mënjanohej dhe të mos jepte kontributin e tij, kjo gjë do të kishte një ndikim shkatërrues si në Liban ashtu edhe në Siri.

Për këtë arsyetërheqja e Hizbullahut, frikësimi dhe antagonizimi i kësaj organizatë është pikërisht ajo që Shtetet e Bashkuara po kërkojnë tëbëjnë përsëri edhe njëherë tjetër.

Sekretari i Shtetit për SHBA-në,Rex Tillerson udhëtoi për në Bejrut dhe më 15 shkurt dhe iu drejtua kështu gazetarëve në një konferencë shtypi:

“Është e pamundur qëtë flitet në lidhje me stabilitetin, sovranitetin dhe sigurinë në Liban pa adresuar çshtjen e Hizbullahut. SHBA ka konsideruar Hizbullahun si një organizatë terroriste për më shumë se dy dekada tashmë… Është e papranueshme që një organizatë e këtillë si Hizbullahu të ketë milicinë e saj të armatosur dhe të mund të veprojë jashtë autoritetit të qeverisë libaneze. Mbrojtësi i vetëm legjitim i shtetit libanez janë forcat e armatosura libaneze.”

Vetëm pak ditë përpara kësaj deklarate, Tillerson pati bërë disa deklarata që kishin një ngjyresë pajtuese lidhur me Hizbullahun,megjithatë si u kritikua ashpër nga vetëregjimi i vendit të tij dhe nga media kryesore në mbarë botën. Menjëherë pas këtyre kritikave, ai “mblodhi mendjen” dhe ndërpreu ndjekjen e kësaj rruge.

Në të vërtetë, Izraeli, Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuarae trajtojnë Hizbullahun si të ishte një organizatë terroriste. Izraeli e kërcënon Libanin në mënyrë të vazhdueshme, duke bërë me dije se nuk do të tolerojë kurrësesi ndonjë ndikim iranian në afërsi të kufinjve tëtij. Fakti që Libani është një shtet i pavarur anashkalohet disi nga këto palë. Pritet që Libani të “sillet” sipas dhe të pranojë diktatet e të huajve, edhe nëse të këtilla kërkesa do të thonë të shkojë kundër interesave të veta shtetrore.

Në fund të fundit, Libani ndodhet në Lindjen e Mesme, ndëkohë që Lindja e Mesme nga ana tjetër është thjesht sheshi i lojërave të Perëndimit dhe aleatëve të tij.

*

Shumica e qytetarëve libanezë janë indinjuarë nga kjo situatë. Forcat ajrore izraelite që fluturojnë mbi territorin e vendit të tyre, duke sulmuar Sirinë, është për ta, natyrisht, diçka absolutisht e papranueshme. Ekzistenca e një konflikti të padrejtë në lidhje me territoret e kontestuara të burimeve të pasura brenda sovranitetit të shtetit, si dhe ndërtimi i mureve si pengesa kufitare po shkakton zemërim të madh në rradhët e popullit. Megjithatë, deri më tani, populli libanez mendonte se kishte shumë pak në dorë për të ndërmarrë veprimet e tyre, përballë fuqisë ushtarake dërrmuese të Izraelit, një vend që mbështetet me vendosmëri nga Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve perëndimore.

E gjithë kjo mendësi ka ndryshuar në një moment të vetëm.

Papritur, ndonëse është tërësisht e logjikishme është shfaqur ‘alternativa ruse’.

Siç raportohet nga Monitoruesi i Lindjes së Mesme (Middle East Monitor)më 8 shkurt të vitit 2018:

“Burime të medias ruse kanë zbuluar se ditën e martë kryeministri rus Dimitri Medvedeve ka udhëzuarministrin e mbrojtjes ruse qëtë fillojë bisedimet me homologun e tij libanez për të nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi ushtarak mes Rusisë dhe Libanit.

Siç ka bërë me dije agjencia ruse Sputnik,drafti i kësaj marrëveshjeje që do të nënshkruhet mes këtyre dy palëve përfshinte hapjen e porteve libaneze për përdorim nga anijet dhe nga flotat ushtarake ruse, por gjithashtu edhekrijimin e aeroporteve libaneze të një stacioni tranzit për avionët dhe avionët luftëtarakë rusë dhe dërgimin e ekspertëve ushtarakë rusë për të trajnuar dhe forcuar aftësitë e anëtarëve të ushtrisë libaneze.”

Ky është vetëm një vazhdim logjik i qasjes ruse në lidhje në përgjithësi me Lindjene Mesme, dhe në veçanti në lidhje me Libanin. Sipas një deklarate të Ministrisë së Jashtme së Rusisë, e bërë publike më nëntor të vitit 2017, Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov deklaroi se:

“Rusia përkrah në mënyrë të padiskutueshme sovranitetin, unitetin dhe integritetin territorial të Libanit si një shtet i pavarur. Ne jemi të interesuarë që të sigurojmë që Libani të jetë i sigurt, tëfunksionojë në mënyrë efektive me pjesëmarrjen e të gjitha degëve të qeverisë dhe të të gjitha strukturave shtetërore.”

Vërejtjet e Lavrov janë bërë me dije gjatë një takimi me homologun e tij libanez Gebran Bassil të zhvilluar në Moskë.

Rusia po bëhet gjithnjë e më aktive në ato vende që janë shkatërruar ose të paktën që janë dëmtuarë në mënyrë të ndjeshme nga ndërhyrjet perëndimore, vende të këtilla si Siria, Libia, tani Libani dhe së shpejti, shpresohet që e njëjta metodologji të ndiqet edhe përsa i përket rastit të Afganistan. Përfshirja e Rusisë ka qënë e shumëllojshme duke filluar nga ndërhyrjet diplomatike dhe ekonomike, por edhe siç ka ndodhurnë rastine Sirisë me ndërhyrje ushtarake.

Një intelektual libanez, në mënyrë anonime ka folur kështu në lidhje me këtë ndërmarrje:

“Nëse ushtria ruse ndërhyn në Liban, atëherë forca ajrore izraelite me siguri do t’i japë fund aktiviteteve të fluturimit mbi territorin tonë. Po kështu, ne gjithashtu do të ishim në gjendje të mbronim organizatat dhe lëvizjet tona, veçanërisht ato që ndihmuan vendin tonë të qëndrojë i bashkuar dhe të mbijetojë deri më tani. Shumica e popullsisë libaneze nuk kanë përvojë të keqe me Rusinë. Ne u përpoqëm në shumë mënyra, bëmë shumë aleanca por edhe ato dështuan: ne jemi ende të pambrojtur dhe të ekspozuar. Nuk ka asnjë të keqe në përpjekjen për të punuar me rusët.”

Perëndimi, veçanërisht Shtetet e Bashkuara janë të vetëdijshëm në lidhje me gjendjen shpirtërore në rrugët e Libanit. Kjo është arsyeja pse sekretari Tillerson zhvilloi në një vizitë zyrtare. Por ai nuk ofroi asgjë të re, dhe atë që ai e ofroi është refuzuaë. Është e qartë se misioni i tij ishte thjesht ruajtja e status quo-së.

Ndërsa është gjithnjë e më e qartë se populli libanez po shpreson për diçka shumë më dramatike dhe ‘radikale’: ata dëshirojnë që vendi i tyre të respektohet dhe të merret seriozisht. Ata duan që kufijtë e tyre të mbrohen. Ata duan të kenë politikën e tyre të jashtme të pavarur. Ata duan të vendosin se kush është aleati i tyre dhe kush është armiku i tyre.

Libani është lodhur nga të qëdruaritmes djallit dhe detit të thellë blu. Dhe tani po zbulon se në fakt ka mundësi të tjera për të zgjedhur!

Burimi : Medya Şafak/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne