A është rrjeti 5G një eksperiment i rrezikshëm shëndetësor?

Një nga aktivistët kryesorë në çështjen e rrezatimit elektromagnetik dhe ndikimet e tij negative në shëndetin publik e ka përshkruar shtrirjen e rrjetit 5G si një “eksperiment masiv shëndetësor”, i cili mund të “bëhet një katastrofë globale”.

Arthur Robert Firstenberg, është një kundërshtar i njohur për kufizimin e zhvillimit të rrjeteve 5G si në SHBA ashtu edhe në nivel ndërkombëtar, duke pretenduar se rrjeti super i shpejtë mund të shkaktojë kancer te njerëzit dhe kafshë të egra si dhe mund të përkeqësojë simptomat e mbindjeshmërisë elektromagnetike.

Në një përpjekje për të penguar vendosjen e rrjeteve 5G, Firstenberg kërkon nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, OKB-ja dhe BE-ja të “ndalojnë urgjentisht zhvillimin e  rrjetit 5G”. Kërkesa arriti të mbledhë mbi 40,000 firma në kohën kur u propozua.

“Vendosja e rrjetit 5G përbën një eksperiment për njerëzimin dhe mjedisin dhe përkufizohet si krim sipas ligjit ndërkombëtar”, thuhet në peticion. Shtrirja e rrjetit 5G në SHBA ka nisur tashmë në qytete si Houston, Indianapolis, Los Angeles dhe Sacramento.

“Kjo mund të bëhet katastrofë globale. Kur satelitët e parë u nisën në fund të viteve 1990 për telefonat celularë, në ditën kur u nisën, njerëzit të ndjeshëm ndaj këtyre gjërave u sëmurën shumë. Shkalla e vdekshmërisë u rrit në SHBA me 5-10% dhe pati raporte që zogjtë nuk po fluturonin.” – i tha Firstenberg “Star Daily”-t.

Firstenberg gjithashtu pohon se në zonat e botës ku shtrirja e antenave 5G tashmë ka filluar, popullsia lokale, duke përfshirë insektet dhe kafshë të egra, tashmë po sëmuret.

Ai pretendon të ketë një gjendje të njohur si mbindjeshmëri elektromagnetike e cila shkakton simptoma të tilla si marramendje, vjellje, amnezi, pagjumësi, dridhje, aritmi e zemrës, dhimbje akute dhe kronike, ndër të tjera edhe pse kjo gjë nuk është vërtetuar ende shkencërisht apo nga ana mjekësore.

Përveç kësaj, Firstenberg paraqiti një padi duke kërkuar 1,43 milion dollarë dëmshpërblim nga fqinja e saj për dëmtimin e shëndetit të tij, duke përdorur telefonin e saj iPhone dhe rrjetin WiFi.

Njësoj si telefonat celularë para tij në vitet ’80 dhe ’90, rrjeti 5G ka hasur në kundërshtim të fortë nga publiku i gjerë, që kur u njoftua së pari. Në shtator 2018, Këshilli i qytetit të Mill Valley, në Kaliforni, votoi për të bllokuar ngritjen e kullave 5G dhe antenat e vogla në zonat e banuara duke cituar “ndikime serioze të shëndetit dhe mjedisit të shkaktuara nga rrezatimi me mikrovalë të lëshuara nga kullat 4G dhe 5G.

Megjithatë, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), “nuk ka prova shkencore që japin një përgjigje të caktuar për këtë pyetje. Duhen më shumë hulumtime para se të dimë nëse përdorimi i telefonave celularë shkakton efekte shëndetësore”.

Pavarësisht se një numër studimesh të gjera për efektet e mundshme të rrezatimit të telefonit celular nuk tregojnë dëshmi të forta të rreziqeve të rëndësishme shëndetësore për njerëzit (për më tepër insektet), shumë nga komuniteti shkencor mbeten skeptikë se përfitimet e teknologjisë 5G tejkalojnë dëmin e mundshëm për njerëzit.

Studimet e dyanshme treguan gjithashtu rrezik të lartë të tumoreve kanceroze që zhvilloheshin në minjtë meshkuj (megjithëse jo femra) të cilët ishin ekspozuar ndaj fushave elektromagnetike (EMF) për nëntë orë në ditë gjatë dy viteve. Megjithatë pretendimet nuk u zhvilluan në testet e dyfishta të verifikuara.

215 shkencëtarë nga 40 vende të ndryshme dyshohet se kanë nënshkruar një apel që bën thirrje për mbrojtje ndërkombëtare nga ekspozimi jo-jonizues në terren elektromagnetik, efektet e të cilave përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në: “rritjen e rrezikut të kancerit, stresin qelizor, rritjen e radikaleve të lira të dëmshme, dëmtimet gjenetike, ndryshimet strukturore dhe funksionale të sistemit riprodhues, defekti i të mësuarit dhe kujtesës, çrregullimet neurologjike dhe ndikimet negative në mirëqenien e përgjithshme “.

Në një letër, Dr Martin Pall, një profesor biokimie në Universitetin Shtetëror të Uashingtonit, pretendonte se kishte efekte të rënda biologjike dhe shëndetësore, duke përfshirë rritjen e rrezikut të kancerit nëpërmjet mutacioneve të ADN-së, për shkak të ekspozimit ndaj rrjeteve 5G, duke pohuar gjithashtu se FCC është “Agjenci e kapur” që i nënshtrohet vullnetit të industrisë, të cilën në fakt duhet ta rregullojë.

5G do të siguronte shpejtësi transmetimi mbi 100 herë më shpejt se shpejtësitë aktuale të të dhënave. Por për të lehtësuar rolin e saj, 300.000 antena të reja do të kërkoheshin vetëm në SHBA. Kjo është përafërsisht e barabartë me zhvillimin e tre dekada të kullave të celularëve.

Rrjetet kërkojnë një grup më të dendur të “qelizave të vogla”, sepse valët e tyre të frekuencës së lartë ofrojnë shpejtësi më të larta, por nuk udhëtojnë aq larg./RT/ hashtag

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne