Në mediat në Maqedoni, ndër rastet sociale më të komentuara janë këto tri zonja që po shihni në fotografi. Paraqiten të ndara nëpër media, duke treguar hallet e tyre, por a janë të vërteta, shfaqen pistat e dyshimit!

Fqinjët e këtyre tre motrave kanë denoncuar në Pa Censurë se bëhet fjalë për tre gra mashtruse, të cilat përdorin fuqinë e mediave duke bërë komplot bashkë me bashkëshortët e tyre, me histori të trishta me qëllimin final, për të arritur deri tek financat!

Nga burime të besueshme, Pa Censurë ka arritur në disa informacione, të njëjtat do t’i plasojmë si kanal që fqinjët e tyre dëshirojnë të shfrytëzojnë për të informuar opinionin mbi të vërtetën, gjithashtu për të pasur pasqyrë më të qartë bamirësit se kënd ata ndihmojnë.

Kjo është e vërteta që thonë fqinjët e këtyre tre zonjave:

Këto të tria janë motra dhe nuk e pranojnë këtë në publik. Zonja e parë e paraqitur në opinion me emrin Sërmijete e cila tha se jeton e vetme, pasi kinse familja e burrit e kanë larguar nga shtëpia që kur është mbuluar, rezulton të mos jetë informacion i vërtetë. Familja e bashkëshortit të zonjës me foshnjën 5 muajshe, nuk e kanë larguar nga shtëpia pasi ajo është mbuluar, zonja është mbuluar kur ka filluar të paraqitet në ekran, ndërsa sipas informacioneve të besueshme të Pa Censurë, e njëjta para se të martohej me djalin nga Dibra ka punuar në një punë jo legale.

E njëjta në disa nga mediumet versionin për burrin e saj e ka paraqitur kështu: Burri më ka braktisur, ka dalë nga shtëpia në drejtim të paditur dhe nuk është kthyer më dhe një version tjetër, se janë ndarë pas një konflikti. Por e vërteta për burrin e saj është, se ai punon në një fabrikë për pllaka bekatoni, në fshatin Studeniçan. Gazetarët e Pa Censurë kontaktuan me burrin e Sërmijetes, ai tha se janë të ndarë pas një konflikti, por pasi filluam që të merremi më shumë me të vërtetën, kuptuam se të njëjtit jetojnë bashkë por bashkëpunojnë për të arritur qëllimet.

Motra tjetër, ka dy fëmijë nga një lidhje jashtë martesore me një rom. Ai pi drogë dhe këtë sipas informacioneve jo zyrtare e shfrytëzon për te fituar para. Pasi rasti i të njëjtës u publikua në media, një numër i madh njerëzish e ndihmuan. Një nga bamirësit, i cili është nga Tetova, i ofroi asaj një punë dhe pagesë të qerasë, por e njëjta nuk u dakordua që të punojë. Pas një kohe paraqitet përsëri tek gazetari duke i thënë se, paratë që ja kanë ofruar njerëzit ja kanë vjedhur. Por gazetari arriti deri tek informacioni se të njëjtat ja ka dhënë burrit të saj narkoman, me të cilin edhe jetojnë së bashku, ndërsa në opinion paraqitet e ndarë.

Motra tjetër është e martuar në fshati Kondovë të Shkupit, në publik thotë se jam ndarë me burrin, ndërsa në realitet edhe burri i kësaj të fundit punon në fshatin Studeniçan, tek e njëjta fabrikë me baxhanakun e tij nga Dibra, pra punojnë në firmën për pllaka bekatoni.

Ata kanë edhe një motër, historia e së cilës është edhe më e rëndë, por për shkak se e njëjta nuk ka mashtruar opinionin, historinë e saj nuk do ta plasojmë.

134